PUTHNI E DASHURONI!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 13, 2022
- 1 min read

KRISTO ÇIPA
Djalëria mbetet parajsa e jetës. Sa herë i rikthehesh në kujtime një lemzë e thellë, sa e bukur aq e përmallshme të mbërthen. Vitet ikin , lemza nuk na kap dot më gjirin por vetëm grykën Në këtë korrik pak me freski pranvere vargjet vijnë fshehtas
PUTHNI E DASHURONI! ( Lirikë korriku)
Kur isha si ylli Me buzë të paputhur Më kish dallgë gjiri Lemza vinte ndukur
Lemza flakë e fatit Zbriste kataraktit
Vinte dhe më thoshte -Bota është e imja! Si mushkë qëllonte Tundëte supet xhindja
Xhindja e djalërisë Qëllonte nën sisë
Në k’të botë s’rimë O miq më besoni! Sa të mbyllim sytë Puthni e dashuroni!
Puthje pëshpërimë Çasti vetëtimë
Shkon si lumë në det N’atë zjarrë korriku Dhe digjesh si eshkë Prap puthja më fiku
Sipër lumit t’bardhë Shtrova lëndinë xhanë
Si qirinjtë që fiken Vitet kam gremisur “Mëkatet” nuk dihen Më janë aratisur
Botë monopate Kthemë n’ato “ mëkate”!
Nëm një drithërimë Vetull vetëtime Që t’i zbërthej gjinë Djalërisë time
Ndalu pak moj moshë! Ç’kërkon në të poshtë?!
Në k’të botë s’rimë O miq më besoni! Sa të mbyllim sytë Puthni e dashuroni!

Comments