top of page

PUSHTUESIT


Edmond Llaçi

Babai nuk lodhej as edhe një herë të na tregonte ngjarje dhe histori të ndryshme nga fëmijëria e hershme e tij si edhe nga koha e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania naziste ku në të cilën kohë, së bashku me shumë meshkuj fëmijë e deri të moshuar ata i çuan në Gjermani për krah pune. Babai ishte emocional dhe kishte vetinë të shprehej bukur e me shumë humor. Të shumta ishin ato histori që ai na i tregonte dhe ne do t’i dëgjonim me ëndje. Me sa mbaj mend isha i vetmi që qeshja më shumë duke e lëshuar veten të rrëzohesha prej saj. Në atë kohë, për të cilën rrëfenjëz do të tregoj të cilën e pëlqeja shumë Piqerasi ishte qendër administrative, pra Komuna e Bregdetit të Poshtëm. Me shkollë, xhandarmëri, postë telefonike edhe hotel. Për këto arsye, që në momentet e para të pushtimit të Shqipërisë ata ngritën një pikë kontrolli në qendër të fshatit, diku mbi rrugën automobilistike. Jeta do të merte një dinamikë ndryshe. Burrat e fshatit sidomos ata më të vjetrit e zotëronin mirë greqishten edhe italishten pasi komunikonin shpesh për tregti me Korfuzin dhe brigjeve të detit Mesdhe. Papu Jorgon, gjyshin tim shumë vite më parë jeta e kishte çuar deri në Odesë. Ishte koha kur në Rusi revolucioni i tetorit kishte shpërthyer duke u shpërndarë me njëherë mbarë Evropës të cilën gjë përmes humorit të tij do të lënte edhe ato që ai po kuptonte.

Në çka do të rrëfej nuk do të merrem me luftën por me një dukuri njerëzore midis pushtuesit ose më saktë ushtarit italian dhe njerëzve të thjeshtë. Ata ishin të këndshëm, të komunikueshëm dhe shpesh në kafenetë e pakta të fshatit uleshin për të pirë kafe të shoqëruar me “una grappa albanese”. Fëmijtë, më të shkathëtit, do të këmbenin diçka me t’a veçse ta dëgjonin atë gjuhë të cilën përpiqeshin ta përvetësonin sa më shpejt. Pa le ato këngët e tyre të bukura. Edhe babai im do të rrëmbente fshehurazi ndonjë vezë nga shtëpia veçse të komunikonte me ta. Ndërkohë edhe ata ushtarë, gati pa armatim në brez, “vidhnin rrush e fiq” nga jashtë ledheve të shtëpive. Për të gjitha çka po shkruaj duhet t’i besoni sepse ka ende njerëz, pavarësisht të brezave të më vonshëm, si shumë të tjera i mbajnë mend ato histori. Edhe për një fakt tjetër, kur Italia kapitulloi ushtarët e mbetur u strehuan në shtëpitë e fshatit duke ngrënë, duke fjetur e punuar së bashku. Ata përsëri, shfaqën edhe një herë virtytet njerëzore të racës së tyre. Por ajo që dua të tregoj, është ai veprimi njerëzor që ata kryenin. Në vaktin e drekës, pothuajse çdo ditë fshatarët do të shkonin të merrnin ushqim. Herë herë siguronin edhe veshmbathje. Ishte kohë lufte, të ardhurat familjare ishin të pakta. Të pakët ishin edhe ata që ishin në gjendje të mirë. Nuk vazhdoi shumë ajo situatë pasi forcat partizane të organizuara në formacione luftarake filluan të kryenin aksione edhe në këto zona. Një ditë babai nga vrulli i ngjarjeve të shumta pasi ai, ideali komunist po përhapej me shpejtësi, tek po kthehej në shtëpi i thotë paput, gjyshit tim se donte të shkonte në mal të luftonte. Ai e pa me ironi dhe duke lëvizur dorën aty përpara i thotë; Shko more shko. Shko e mbush kusinë me makarona se me bark bosh nuk luftohen italianët.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page