top of page

Pse Tirana në një linjë antiKosovë me Serbinë?


Skënder Sadri KAPITI

Pse Tirana në një linjë antiKosovë me Serbinë?


Nga Skënder Sadri KAPITI


Shqipëria edhe sot ,politika e pushteti i kryemistrit E. Rama shkon në një linjë me politikën agresive antiKosovë të Beogradit kur shpreh dakordësinë për idenë e coptimit të Kosovës dhe për shkëmbimin e trojeve shqiptare të Kosovës me troje po shqiptare që janë akoma nën Serbi.

Bën marrëveshje për një Union te Ballkanik perendimor me ishpublikat të ishfederatës jugosllave për futjen edhe të Shqipërisë në atë neojugoslavi, marrëveshje kjo e cila është në dëm të jashtëzakonshëm për Kosovën ,pasi Serbia e Bosnja jo që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por madje janë edhe shumë agresive dhe lobojnë fuqishëm kundër integrimeve të Kosovës në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, dhe punojnë në maksmum edhe kundër njohjeve të Kosovës dhe për tërheqjen e njohjeve nga shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Pra, është alogjikë e madhe për të mos thënë se është edhe tradhëti ndaj Kosovës, është mosrespekt dhe injorim i madh që i bëhet Kosovës, politikës kosovare dhe sakrificave të jashtëzakonshme të shqiptarëve të Kosovës për liri ,pavarësi dhe për shtet e Bashkim Kombëtar, kur edhe madje e akuzon atë se po vetëpërjashtohet nga integrimi në një Union neojugosllav , ku rolin kryesor e lider në atë minishengen do ta ketë armiku numër një i shtetit të Kosovës, që është Serbia, e cila punon në maksimum dhe në agresivitet ekstrem politik e diplomatik kundër integrimit të Kosovës në BE, OKB , UNESKO, INTEPOL etj ., si dhe sponsorizon e lobon shumë te shtete që e kanë njohur Kosovën që t’i tëheqin njohjet.

Kjo që vepron kryeministri i Shqipërisë që Kosova të hyjë në këtë shpikje neojugosllave minishengen e që përkrahet edhe nga politika e segmente antishqitare të politikë europiane, që Kosova të integrohet në atë Union si krahinë e para viteve 1999 , sepse këtë dhe kështu e njeh akoma Serbia Kosovën, si krahinë të saj. Kjo është një thikë tjetër pas shpine antiKosovë e Tiranës zyrtare, sa që edhe mund të huhet se a e njeh Edi Rama pavarësinë e Kosovës apo jo?! Le të thonë cfarë të duan shtetet e Europës, kur të vijë puna te probleme të rëndësisë jetike e kombëtare shqiptare, ata që vendosin janë shqiptarët, që BE padrejtësisht i mban jashtë gjirit të saj. Europa përderisa nuk i do shqiptarët brënda BE-së, shqiptarët nuk kanë pse ta pyesin Europën se cfarë duhet të bëjnë , sepse ata e dinë vetë më mrë , dhe nuk i do Europa shqiptarët më shumnë se sa e duan veten e tyre shqiptarët. Mjaft më Europë me këshilla, pabesi dhe me tradhëti kundër shqiptarëve, mjaft më ia ke krehur bishtin dhe e ke pëkëdhelur Serbinë kundër shqiptarëve nga frika që ia ke Rusisë.


10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page