top of page

Promovojnë Shqipërinë


Promovojnë Shqipërinë

/rrëfime të vogla për dashurinë e madhe/


Nga Fatmir Terziu

 

 

Njëzet vjet më parë, një njeri i veshur me një kostum burrëror shqiptar të zonës së Veriut të Shqipërisë po ecte në rrugën kryesore të Wood Green në Londër. E ndoqa pas, i mahnitur nga ecja e figurës së tij të hollë, të kulluar si një medalion i ndërthurur me qëndisje të kuqe. Më pas ndjeva se çfarë do të thotë të shkelësh në avull dhe, i ngrohur nga muzika tërheqëse e gjakut, të luash si dhëndërr para dasmës gjithëpërfshirëse me jetë e trokitje zemre. Shumë më vonë kuptova se atëherë kisha bërë idhjen time të parë duke e ngulitur në themelet e kujtesës. Ngjyrat e zjarrta të atij ceremoniali festiv komunitar të largët folklorik më konsumuan në mënyrë të pakthyeshme pasionin tim pesëminutësh për të huajin. Isha në një dimension kulturor ndryshe dhe nuk e kisha idenë se në ritmin e pabarabartë të poezisë sime të hershme, të mrekullueshme, kisha vulosur një pasqyrë të përkatësisë sime të pashërueshme, duke shkuar larg në pikëlidhjen ndryshe të valles shqiptare:

Valle,

katër gërma m’i ‘mbolle’ plot lavdi,

mbi këmbë të ngjeshura në opinga,

nga nëna, apo babai s’e di,

në mu ngjize nga vetë kënga,

por di se që në fëmijëri,

çave porta, bedena dhe hyre brenda,

zemra më dridhej nën mushkëri,

ti ishe pra, vetvetja, më e rënda,

vetë vallja ime e shtrenjtë sa jeta..“ (vazhdon)

 

Vallja e shtrenjtë – vallja e përjetshme

 

Është rryma e padukshme e jetës që na lidh në një rruzare njerëzore, duke përhapur rrethet e saj stërgjyshore nëpër kohëra dhe kontinente. Në logjikën natyrore të qenies, e cila na kthen nga trashëgimtarë në paraardhës. Që ata që vijnë pas nesh të mësojnë nga hapat tanë, sepse nuk ka asgjë tjetër për të lënë pas, përveç kureshtjes për botën dhe ëndrrës për t'i udhëhequr njerëzit në drejtimin e tyre, të suksesshëm.

- Gjithmonë kam dashur të shkruaj diçka më shumë për ritmin. Evalles shqiptare në dhe të huaj, ndaj fiksova disa momente të tilla me Shkëlzenin, koreografin e mjaft evenimenteve folklorike festive të shoqatave të ndryshme shqiptare në Londër, një malësor fisnik me rrënjë në folklorin dhe traditat. Ky do të jetë një dokument i im në lidhje me atë që përcjell vallja dhe dashuria e Tjetrit për të. Identiteti.

- Ejani në disa vite aktivizim të talentit dhe përkushtimit të tij me zemër në qendër të mjaft arsyeve të cilat kanë deprtuar me mish e me shirt dashurinë për traditën tek brezat që aktivizojnë mjaft shqoqata shqiptare në MB... Dhe gjithnjë do të ndjesh atë që ndjen kur ndjek ritmin e bukur dhe të sinqertë të valles shqiptare. Dikush atë kohë në pamjen e parë, në rrugën që të shpie tek evenimenti në Ëood Green do të më thoshte me të qeshur:

- Nxito - ajo atmosferë është e ndezur, salla po vlon, është gati e paduruar - refreni tashmë ka filluar ...

 

Vallja shqiptare



Dhe këtu gjeografia dhe pjesëmarrësit nuk njohin kufinj. Vallja shqiptare i ka inkurajuar që secili të marrë në vetvete nga një dashuri kaq të fortë dhe të vërtetë! Këtu, në një varg gëzimesh, ndjesish, përkushtimesh e mallëngjimesh, tingëllon fryma shqiptare e risisë dhe traditës. Orkestra i kthen ritmet primordiale në lëvizje, në një kontakt të botëve të etura për pamjen unike, në kundërshtim me homogjenizimin modern. Vallja e burrave shqiptarë në shumicën e saj është një prezencë e mbushur me vrulle të sinqerta të mara hua nga shtëpia, dhe tradita shqiptare. Nuk ka kufij moshe. Në fakt, nuk ka fare kufij, sepse të gjitha epokat dhe gjuhët, fatet dhe sprovat derdhen në valën energjike të grupitt, duke u rrotulluar në kërkimin për të qenë bashkë, dorë për dore, në hapa kundër vetmisë, tjetërsimit, madje edhe asaj që e përfshijn ëedhe të huajin në rreth, edhe deputetin, edhe të thjeshtin…, vendasin dhe të ardhurin enkas. Ata janë bashkuar nga vitaliteti vullkanik i muzikës shqiptare, emocioni preverbal i pasioneve të përjetshme njerëzore, të shprehura në ritëm dhe valle, personale dhe universale deri në pafundësi. Fenomeni shkon në përzemërsi dhe është shtysa e ambicjeve për harmoni në skenë. Dëshira e vetme e anëtarëve të saj është nevoja për një festë në emër të një kori disa orësh energjizues dhe ringjallës. Në krye, në radhën shumëngjyrëshe të kërcimtarëve, të veshur me kostume autentike shqiptare, qëndron ajo energji, ai talent, që jo pak herë e kemi gjetur tek disa emra si Sermetja, Tomor Kokona, Gentian Zhgjuni, Yllka Halil-Alidema, apo dhe vetë Shkëlzeni Zeni (Zenelaj-Mustafaj) etj.

Në këtë risi grupet e brezave të ngritura me dashuri dhe përkuhstim nga shoqatat shqiptare shkojnë deri në atë masë që secilin e bëjnë për vete, e bëjnë një pjesë të asaj që të huajt e quajnë e promovojnë Shqipërinë, e miratojnë Shqipërinë.

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page