top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Thirrje...

  • Jul 27
  • 2 min read

 

Thirrje krerëve ushtarakë efektivë  dhe veteranëve të shquar të forcave të armatosura  të Republikës së Shqipërisë

           

Shumë të dashur dhe të respektuar zotërinj!

            Po bëhen dy muaj që rinia jonë e mrekullueshme dhe qytetarët e nderuar vazhdojnë të protestojnë para Kryeministrisë për shporrjen nga pushteti të  kryetradhtarit Rama, i cili, gjatë 13 vjetëve në krye të qeverisë, në bashkëpunim me oligarkinë e tij politike, mbarë popullit të thjeshtë i ka hedhur në fyt lakun e varfërisë, duke e detyruar të braktisë atdheun dhe të marrë rrugët e emigracionit. Veç kësaj, si një armik i tërbuar i mbarë kombit shqiptar, Rama ka nxjerrë në breg të pazarit interesat tona kombëtare, duke aprovuar ligje për t’u shitur të huajve pjesë të trojeve tona amtare. Siç shihet, gjendja është bërë shumë dramatike, sepse Rama ka ngritur më këmbë policinë, e cila është sjellë me egërsi kundër protestuesve. Veç kësaj, Rama, me sjelljen e tij arrogante, vazhdon t’i fyejë rëndë protestuesit me leksikun e tij rrugaçëror.

            Në këto kushte, nisur nga dashuria që prindërit e mi dhe shkolla më kanë futur në gjak për atdheun tim të shtrenjtë, e konsideroj detyrë të shenjtë t’Ju drejtohem pikërisht Juve të merrni situatën në dorë për kapërcimin e kësaj gjendjeje dramatike. Në çdo vend të botës demokratike, ushtarakët janë nderi dhe krenaria e kombit. Praktika botërore ka vërtetuar se kur fatet e kombit janë në rrezik, ushtarakët e lartë marrin situatën në dorë. Ju e dini shumë mirë se në vitin 1997, kur Greqia krekacore afroi trupat në kufijtë tanë jugorë, gjoja për mbrojtjen e minoritetit, por, në të vërtetë, për pushtimin e Shqipërisë së Jugut, ushtaraku i shquar nga radhët Tuaja, koloneli i nderuar Hajro Limaj, si atashe ushtarak në Ankara, luajti një rol vendimtar për shmangien e atij rreziku, duke vënë në dijeni Kryeministren turke, Zonjën Tansu Çiller, e cila, siç dihet, e bëri Athinën t’i shkonin tetë në qase nga tmerri.

            Kaliforni, 26 korrik 2026

 

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page