top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Populli ka marrë në dorë fatet e vendit

  • 2 hours ago
  • 3 min read

 

 

Diplomati, filozofi dhe historiani i Rilindjes italiane, Nikolo Makiaveli (1469-1527), ka thënë:

“Populli gjithmonë është  më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.

U bënë disa javë që populli shqiptar, në atdheun amë, është  ngritur në protesta të fuqishme jo vetëm brenda vendit, por edhe në Diasporë, për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit Rama, të krejt qeverisë së tij dhe të bandave oligarkike. Është hera e parë në historinë tonë kombëtare, kur, pas vitit 1991, populli i shumëvuajtur nga vargonjtë e varfërisë, i mashruar në mënyrën më skanaloze nga klasa politike, sidomos këto 13 vjetët e fundit, i ka braktisur përfundimisht partitë politike dhe ka vendosur të bëhet zot i fateve të veta.

            Në këto protesta të lënë mbresa të thella disa gjëra të rëndësishme:

            Së-pari, në protesta janë bashkuar të majtë dhe të djathtë, çka është një ogur shumë i mirë për ndërtimin e një shteti ligjor dhe një sfidë e hapur ndaj partive politike.

            Së-dyti, në protesta merr pjesë gjerësisht rinia e mrekullueshme shqiptare, shpresa e së ardhmes së kombit tonë. 

            Së-treti, në protesta marrin pjesë bijtë dhe vëllezërit tanë, të ardhur nga Diaspora. 

Së-katërti, në pankartat e protestuesve aktualizohet Lidhja e Prizrenit dhe, në frymën e vendimeve të saj, bëhet thirrje për ribashkimin e trojeve tona etnike. Një thirrje e tillë duhej të ishte dëgjuar nga goja e kryepolitikanëve të atdheut amë, menjëherë pas vitit 1944. Por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, partia komuniste, si agjenturë e Beogradit, nuk e çau kokën kurrë për fatet e bashkatdhetarëve tanë në mbarë trojet etnike.

Pas shporrjes së Ramës dhe të klikës së tij tradhtare nga pushteti, pas krijimit të qeverisë teknike, do të ishte një mrekulli e madhe, në qoftë se protestuesit do të vazhdojnë të kërkojnë me këmbëngulje ribashkimin e trojeve tona etnike, të cilat shovinizmi europian, armiku i mbarë kombit shqiptar, në bashkëpunim me një tjetër armik tradicional të kombit tonë, shovinizmin rusomadh, na i copëtoi në gjashtë shtete.

            Ribashkimi i trojeve tona etnike do t’i shpëtojë një herë e përgjithmonë vëllezërit tanë matanë kufijve artificialë, të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamurë kombëtar. Shumë kanë vuajtur vëllezërit tanë të një gjaku nën sundimin e xhuxhoshtetit malazes, nën sundimin e Serbisë fashiste në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, nën sundimin e shovinistëve maqedonas (të cilët nuk i lejojnë studentët shqiptarë t’i japin provimet në gjuhën shqipe), nën sundimin e shovinistëve grekokaragjozë, që nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe në tokën tonë amtare Çamëri. Jo vetëm kaq, por shqiptarët përgjohen prapa dritareve nga grekofashistët, në mënyrë që nëpër familjet shqiptare të mos flitet gjuha shqipe. Domosdo, se grekokaragjozët tremben nga gjuha shqipe si djalli nga vetëtima. Sepse i bren smira dhe xhelozia para lashtësisë së gjuhës shqipe. Përkthyesi i madh i Iliadës, Profesori Gjon Shllaku, ka pasë thënë dikur:

            “Kur përktheja Iliadën, përktheja nga shqipja në shqip”. 

            Vetvetiu del përfundimi se gjuha e Homerit ka pasë qenë pellazgjishtja dhe, për pasojë, të gjitha personalitetet e shquara të së ashtuquajturës lashtësi greke, si Aristoteli, Eskili, Euripidi, Platoni, Sofokliu etj., kanë pasë qenë pellazgë. Një gjë të tillë, duhej ta pohonte me zë të lartë politika zyrtare e vendit tonë, e mbështetur në argumentimet shkencore të Akademisë së Shkencave. Por ajo akademi vazhdon të ketë në krye njeriun me emrin “askushi”, si Skënder Gjinushi.

            Në Enciklopedinë e Madhe Greke thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”  (vëll. 19, f. 873).

Nënkuptohet vetvetiu që qytetërimi pellazgjik nuk mund të ekzistonte pa një gjuhë të shkruar, me alfabetin e saj, të cilin, sipas natyralistit romak, Plini Plaku (23-77), romakët e patën marrë nga pellazgët.

Në vijim të kërkesës për ribashkimin e trojeve tona etnike, qeveria teknike, pas zgjedhjeve parlamentare, krahas shumë vendimeve të tjera të rëndësishme, duhet të shtrojë në Kuvend propozimin për ndyshimin e fushës së Flamurit Kombëtar: në fushën e kuqe duhet të vendose harta e Shqipërisë Etnike, me shqiponjën në krye. Gjatë protestës është valëvitur një Flamur i tillë, flamur ky, që të kujton atë të djaloshit trim Ismail Morina, të cilin e pati zbritur me dron në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, të zhvilluar më 14 tetor 2014.

 

Kaliforni, 22 qershor 2026

 

 

 

 

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page