Prof Dr Eshref Ymeri: Politikanët mëkatarë nuk e njohin institucionin e pendesës

U bënë 8 javë, që kur qytetarët e Tiranës të të gjitha moshave dhe sidomos mosha rinore, vazhdojnë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të mbeturinës sorosiste Rama dhe të qeverisë së tij mafioze, të cilët, gjatë 13 vjetëve, i kanë bërë gjëmën popullit shqiptar me politikën e tyre antikombëtare për shpopullimin e vendit me armën e varfërisë.
Është një ogur shumë i mirë dhe një fat i madh për vendin tonë, kur rinia, sidomos rinia universitare dhe profesorati, janë vënë në ballë të protestave të pandërprera në mbrojtje të interesave tona kombëtare.
Urimet më të mira protestuesve, kësaj Krenarie të Kombit Shqiptar.
Çdo qytetari me vetëdije të lartë kombëtare, i gufon zemra nga gëzimi, kur, në mes të protestuesve, ushton zëri i Profesorit të shquar të Universitetit Bujqësor, Lush Susaj, dhe i profesorëve të tjerë.
Të gjithë studentët dhe qytetarët e tjerë që marrin fjalën në ato protesta, demaskojnë publikisht politikanët mëkatarë, të cilët kanë grabitur dhe kanë mashtruar popullin paturpësisht pas vitit 1990.
Prakika e këtyre viteve ka vërtetuar më së miri, se në skenën e politikës kanë dalë njerëz me formim gjysmak intelektual. Sepse për një politikan, të formuar intelektualisht dhe moralisht, detyrat që shtrohen para tij janë shumë të vështira për t’u përballuar. Dhe prandaj ka ndodhur një paradoks i madh në realitetet politike të vendit tonë. Thelbin e një paradoksi të tillë e ka shpjeguar më së miri Stanislav Lem (1921-2006), filozof, futurolog (fantast, eseist, satirik, kritik) polak. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë dhe janë shitur më shumë se 40 milionë kopje. Ai thotë:
“Politikani nuk duhet të jetë shumë i zgjuar. Një politikan shumë i zgjuar e shikon që pjesa më e madhe e detyrave që shtrohen para tij janë të pazgjidhshme”.
Prandaj edhe në skenën e politikës majtiste në pushtet janë ngjitur figura të tilla, si edvinramët, erionbraçet, taulantballët, ulsimanjat, zeqineçaushët dhe plotë -ushë të tjerë. Për këto figura të neveritshme në krye të politikës shqiptare, mbrojtja e interesave kombëtare është krejtësisht jashtë vëmendjes së tyre. Domosdo, sepse figura të tilla, në formacionin politik socialist, janë në alencë tradhtare me politikën e Serbisë fashiste kundër mbarë kombit shqiptar dhe, në veçanti, kundër Republikës së Dardanisë. Është pikërisht ky formacion politik antikombëtar, i cili nuk aprovoi në Kuvend Rezolutën për krimet serbe në Dardani. Është pikërisht ky formacion politik antikombëtar, i cili nuk reagoi absolutisht kundër deklaratës së ministres së qeverisë fashiste serbe, kuçkës Snezhana Paunoviç, së cilës i vjen keq, që, në vitin 1998, nuk u ndodh në vend të Milosheviçit, për ta spastruar etnikisht Dardaninë tërësisht nga shqiptarët. Po të ishte edhe sadopak në mbrojtje të interesave kombëtare, formacioni politik socialist, jo vetëm që duhej ta kishte dënuar rëndë deklaratën e asaj ministreje fashiste serbe, por duhej të kishte vënë në lëvizje edhe shërbimet sekrete shqiptare për arrestimin në fshehtësi të saj, ngritjen e padisë penale kundër saj dhe dënimin me burgim të përjetshëm.
Çdo bashkatdhetari të ndershëm në trojet tona etnike dhe në Diasporë, duke ndjekur nga afër zhvillimin e protestave jo vetëm kundër kyetradhtarit Rama dhe bujkrobërve të tij socialistë, por edhe kundër politikanëve të krahut të djathtë, i lind vetvetiu pyetja në vijim:
Si është e mundur që politikanët e të dy kahëve nuk e kanë burrërinë të shprehin publikisht pendesën për mëkatet e tyre para popullit shqiptar? Këtu duhet bërë diferencimi përkatës: siç e pati theksuar me shumë të drejtë në një intervistë të paradokohshme intelektuali i shquar i Diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koloneli Dritan Demiraj, nuk është e moralshme që të vihen në të njëjtën peshore partia demokratike dhe partia socialiste. Dihet, që, të dyja, kanë bërë mëkate, por mëkatet e partisë socialiste janë shumë të rënda në krahasim me ato të partisë demokratike gjatë 13 vjetëve të fundit.
Dihet që përfaqësuesit e këtyre dy partive janë të papranueshëm absolutisht në protestat e zhvilluara në Tiranë. Megjithatë, janë mjetet e informimit masiv ato, ku zëdhënësit e këtyre dy partive mund të kishin shprehur pendesën publike për mëkatet e tyre. Mirë do të ishte të kenë parasysh pososinë e filozofit të lashtësisë pellazgjike, Demokritit (460-370 p.e.r.), i cili ka thënë:
“Pendesa për gjëra të turpshme është shpëtimi i jetës”.
Bashkëkombasve tanë vëllezër u kanë lënë mbresa të fuqishme vargjet e shkëlqyera poetike të poetit Dritan Mardodaj, të ekzekutuara mjeshtërisht me këngë epike gjëmimtare himnizuese nëpër faqet e internetit. Këtu po mjaftohemi me citimin e katër vargjeve:
Po mirë, a kemi Burra Shteti?
“S’bëhet fjalë”, - tha i vërteti,
Për me kenë pjesë e Burrnisë,
Me i dalun zot Shqipnisë.
Ka diçka që i çudit protestuesit e nderuar në Tiranë: si është e mundur që ambasadën amerikane e ka pllakosur një heshtje e plotë lidhur me këto protesta? Këto janë protesta mbarëpopullore, të cilat nuk kanë pothuajse asnjë ndryshim nga protestat e fillimit të viteve 1990. I vetmi ndryshim është se asokohe protestohej për rrëzimin e komunizmit, kurse tani po protestohet për rrëzimin e neokomunizmit. Asokohe, ambasadori i nderuar amerikan në Tiranë, Uiliam Rajerson (William Ryerson - 1936), i cili pati paraqitur letrat kredenciale më 21 dhjetor 1991, u rreshtua publikisht në krah të protestuesve, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në radhët e tyre.
Kaliforni, 16 korrik 2026








Comments