Prof Dr Eshref Ymeri: Partia me “hiçët” në krye
- 11 hours ago
- 5 min read

(Një dajak i merituar i gazetares trime Sidorela Gjoni
për mashtruesin e regjur Rama)
Çifligu privat i Ramës, me emrin parti socialiste, ose kopeja e bujkrobërve socialistë të Ramës, çdo 12 qershor, kremton përvjetorin e të ashtuquajturit themelim. Më 12 qershor 1991 u zhvillua kongresi X i Partisë së Punës të Shqipërisë. Pikërisht në atë kongres qe marr një vendim për ndërrimin e emrit të asaj partie, duke e emërtuar parti socialiste. Pra, nuk pati kurrfarë themelimi. Se themelimi i një partie politike ka një tjetër ecuri. Në atë kongres nuk u deklarua shpërbërja dhe shpërndarja e Partisë së Punës, e cila periudhën mes viteve 1980-1990 e pati mbyllur me një dështim shembullor në qeverisjen e vendit, të shoqëruar me një varfërim të mbarë popullit, deri në përmasa mitike, si në asnjë tjetër vend socialist të Europës Lindore. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Pra, u bë vetëm ndërrimi i emrit të një partie komuniste në parti socialiste. Dhe anëtarët e saj, me në krye krerët komunistë, u gdhinë komunistë dhe në pasditen e 12 qershorit u ngrysën socialistë. Faktikisht, nga komunistë, u shndërruan në neokomunistë, por tashmë në kushtet e pluralizmit politik.
Pra, që prej themelimit më 08 nëntor 1941, deri më 12 qershor 1991, komunistët, me pasardhësit e tyre neokomunistë me mantel socialist, e kanë emërtuar partinë dhe ia kanë ndërruar emrin sipas tekave të serbosllavizmit. Më 08 nëntor 1941, vendimin për themelimin e partisë e morën dy emisarët serbosllavë - Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, duke e quajtur parti komuniste. Dhe në krye të partisë zgjodhën kontrabandistin e cigareve në dyqanin “Flora”, me emrin Enver Hoxha, të cilin, Stanoje Simiç (1893-1970), konsull jugosllav në Korçë, ia pati rekomanduar Beogradit për ta vënë në krye të partisë, meqenëse e kishte njohur mirë në Liceun e Korçës, si një njeri pa shtyllë kurrizore. Se kush ishte asokohe ky person, e ka sqaruar bukur mirë trimi Mustafa Kaçaçi, i cili, në Konferencën e Labinotit, të zhvilluar më 4-8 shtator 1943, i qe drejtuar publikisht me shprehjen: “Ti Enver ke qenë një hiç”.
Në vitin 1948, pikërisht ky njeriu “hiç” dhe komunistët e tjerë përreth, në kongresin e parë të partisë, vendosën t’ia ndërrojnë emrin partisë dhe ta quajnë “Parti e Punës e Shqipërisë, sipas vullnetit të Stalinit, i cili, gjatë një takimi në Moskë, i paskej dhënë porosi Enverit që partisë t’i ndërrohej emri. Sipas porosisë së Stalinit, partia nuk mund të quhej “komuniste”, sepse në Shqipëri nuk kishte klasë punëtore.
Pas 43 vjetësh (1948-1991), komunistët e rinj vendosën t’ia ndërrojnë përsëri emrin gjyshepartisë, duke i veshur një mantel socialist. Po kush erdhi në krye të partisë më 12 qershor 1991? Një tjetër njeri “hiç”, Fatos Nano, agjent i grekëve. Para disa vjetësh, në gazetën greke “Eleftheri Ora”, qe botuar informacioni në vijim:
“...Greqia ...financoi ngjitjen në karrierë të Shpëtim Idrizit, duke ndërhyrë te Fatos Nano, që ai të bëhej Drejtor Doganash, që, me anë të korrupsionit, të bënte para për të marrë nën kontroll partinë e çamëve...” (Citohet sipas: “Lista e shqiptarëve që janë paguar nga Greqia, në mesin e tyre edhe Shpëtim Idrizi i partisë çame”. Faqja e internetit “Ina””. 22 tetor 2018).
Çudia ndodhi në vitin 1998. Edvin Rama, një njeri hiç, i dështuar në jetë në të gjitha fushat: në basketboll, në mësimdhënie, në zhgarravinat e tij, të quajtura piktura, emigrant në Greqi, emigrant në Francë, i endur rrugëve me thonjë të paprerë, trafikant ikonash, i burgosur për trafikimin e tyre, i peshkuar nga Sorosi dhe, përmes Nano antishqiptarit, të rekrutuar nga grekët, siç u theksua më lart, u katapultua në politikë, në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pasi qëndroi në këtë detyrë për disa vjet me radhë, i pati vënë vetes qëllim të merrte postin e kryetarit të partisë socialiste, kur Fatos Nano dha dorëheqjen.
Një pasdite tetori të vitit 2005, para forumit të lartë të partisë, Rama pati paraqitur platformën për t’u zgjedhur kryetar, të cilën forumi ia hodhi poshtë, kurse të nesërmen, si me magji, e zgjodhi kryetar? Cila ishte ajo magji që ndikoi drejtpërsëdrejti në ngritjen e tij në postin e kryetarit të partisë?
Shumë vite më parë, ish-deputeti, i ndjeri Dritan Prifti, nga foltorja e Kuvendit, pati deklaruar:
“A ka shqiptar, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai, në deklaratën e tij të pasurisë, thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi, që jeton me nënën e vet?” (Citohet sipas: Dritan Prifti. “Edi Rama vetëm me hundë thith tre mijë euro në ditë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 10 korrik 2010).
Pra, njeriu hiç Rama, me kuletën “sa një kamion”, siç thuhet në atë parodinë me titull: “Edi Rama, or tungjatjeta, sa një kamion të është bërë kuleta”, pas hedhjes poshtë të Platformës së tij nga ana e asamblesë së Partisë Socialiste, brenda 24 orëve, i bleu anëtarët e pamoralshëm të asaj asambleje, duke i kthyer në mercenarë të vet, dhe mori postin e kryetarit.
Tani, pas gati 13 vjetësh në krye të partisë socialiste, Rama e ka kthyer anëtarësinë e saj në një tufë bujrobërish pa nder dhe pa dinjitet. Me politikën tmerrësisht varfëruese që po ndjek që prej vitit 2013, ka dëshmuar se është armik i betuar i mbarë kombit shqiptar, është një mercenar i regjur në shërbim të shovinizmit serbosllav dhe grekokaragjoz, duke ndjekur politikën antikombëtare të Enver Hoxhës. Me politikën e tij mashtruese, me pasoja varfërimin e pandalshëm të popullt shqiptar, Rama ka ndikur drejtpërsëdrejti në shpopullimin e vendit tonë në një mënyrë dramatike.
Kishte shumë të drejtë ai studenti trim, i cili, në një auditor të madh, ia përplasi në fytyrë Ramës, duke deklaruar:
“Ti je mashtruesi më i madh!”
Një tjetër dajak që Rama meriton, si një mashtrues i kalibrit të lartë, e mori nga gazetarja e talentuar dhe trime, Sidorela Gjoni, në intervistën e transmetuar në emisionin ”Shqipëria Live” të datës 12 qershor 2026. Në atë intervistë, gazetarja i kujtoi Ramës premtimet e tij, të shndërruara në mashtrime skandaloze për mjekësi falas dhe për ujë e drita gjatë 24 orëve. Ja çfarë dajaku i dha ajo Ramës. Po japim pjesën e fundit të dialogut të Saj me Ramën:
Rama: Juve atyre që ju ndjekin keni shumë detyrime që nuk i zbatoni.
Gjoni: Jo, jo, zoti kryeministër, ata që na ndjekin kanë interes të marrin nga kjo çfarë po ndodh.
Rama: Atyre që ju ndjekin juve u detyroheni një ndjesë për atë që ju thatë...
Gjoni: Jo, unë nuk u detyrohem asnjë ndjesë, sepse unë nuk i kam rënë asnjëherë në qafë popullit shqiptar me asnjë vendim, s’kam punuar asnjë ditë në jetën time në shtet. S’kam bërë asnjë gabim ndaj popullit shqiptar. Ndjesë duhet të kërkojë dikush që është 14 vite në pushtet dhe i thotë që më duhet edhe pak kohë që ju të keni ujë dhe drita 24 orë.
E përshëndes përzemërsisht zonjushën Sidorela Gjoni, këtë gazetare trime, e cila përfaqëson elitën e gazetarisë shqiptare përballë një kryeministri arrogant, gojështhurur, hipokrit, mashtrues, por edhe frikacak dhe me komplekse të tmerrshme inferioriteti. Ai mbahet pas pushtetit me thonj e me dhëmbë, sepse e tmerron e vërteta, sipas së cilës, njerëzit e paaftë nuk njohin zeje tjetër për mbijetesë, përveç posteve të larta politike për të mashtruar dhe për të përfituar.

Meritojnë nderimin më të madh të gjithë protestuesit në mbarë qytetet shqiptare dhe në Diasporë, të cilët janë ngritur peshë në këmbë për ta hequr qafe këtë kryeministër, i cili i ka nxirë faqen mbarë kombit shqiptar me marrëzitë e tij prej skizofreni, duke u sjell nëpër skena sikur të ishte klloun cirku.
Meriton neverinë më të madhe të mbarë popullit tonë e gjithë anëtarësia e partisë socialiste, e cila i ka lejuar vetes të mbajë në krye një njeri anormal, si Rama, dikur i shtruar në spitalin neuropsikiatrik.








Comments