Prof Dr Eshref Ymeri: Në pritje të “fryteve” …
- 2 hours ago
- 8 min read

Prof Dr Eshref Ymeri: Në pritje të “fryteve” …
të revolucionit paqësor
(Çfarë presin shqiptarët që nuk e tërheqin zvarrë këtë
pari?) Prof.dr. Grid Rroj
Fjala “revolucion”, në sfera të ndryshme të veprimtarisë krijuese, përdoret në kuptime të ndryshme. Të tilla sfera janë politika, ekonomia, kultura, shkenca (në kuptimin shkencor, këtë fjalë, për herë të parë, e ka pasë përdorur fizikani, historiani dhe filozofi amerikan Tomas Samuel Kun (Thomas Samuel Kuhn - 1922-1966) dhe në demografi.
Në kuptimin politik, fjala “revolucion” do të thotë “ndryshim i shpejtë dhe i thellë i shtyllave themelore të rendit politik, tronditje e madhe, e cila ndodh në ato raste, kur shoqëria nuk ka rrugëdalje tjetër nga kontradiktat sociale dhe politike; thënë ndryshe, me fjalën revolucion nënkuptohet një përmbysje rrënjësore, një shembje e diçkaje të perënduar dhe vendosje e një rendi të ri shoqëror përparimtar; pra, me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me zëvendësimin e pushtetit, duke kapërcyer caqet e legjislacionit.
Në kontekstin shqiptar të kohëve të fundit, fjala “revolucion” ka hyrë “në lidhje gjaku” me fjalën “paqësor”, duke krijuar togfjalëshin “revolucion paqësor”.
Duke pasur parasysh gjendjen shpërthyese mbarëpopullore të dy muajve të fundit, për shkak të qeverisjes tradhtare të Ramës gjatë 13 vjetëve në pushtet, fjala “revolucion” duhet të përdoret vetëm në kuptimin poltik. Pra, është fjala vetëm për përmbysjen e dhunshme të Ramës, si kryetradhtar i vendit.
Në këto kushte, vetvetiu shtrohet pyetja:
Si është e mundur që, me mbiemrin “paqësor”, të krijohet togfjalëshi “revolucion paqësor” në kontekstin politik? Një mbiemër i tillë tingëllon paradoksal. Po atëherë pse u hodh në qarkullim një togfjalësh i tillë pikërisht kur filluan protestat mbarëpopullore për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit Rama? Cili ishte qëllimi i përdorimit të këtij togjalëshi?
Përgjigjja është e nënkuptueshme:
Fashitja e vrullit të protestuesve, me objektiv kryesor minimin e qëllimit të tyre, në mënyrë që, me kalimin e kohës, ata të lodhen, të zhgënjehen dhe të fillojnë ta braktisin protestën. Dhe në qoftë se protestat do të vazhdojnë, duke pasur parasysh parullën “revolucion paqësor”, atëherë kryetradhtari Rama do të vazhdojë të sundojë, pa e prishur terezinë, duke thënë me vete:
“Ju vazhdoni të protestoni, unë vazhdoj punën i qetë në zyrë ose, kur më teket, të bredh nëpër korridoret e kryeministrisë” (ku, siç e ka demaskuar dikur ish-zëvendësministri Taulant Muka, vjen vërdallë edhe vetëm me brekë).
Pikërisht, për shkak të “revolucionit paqësor”, Rama manifeston arrogancën e vet, fyen rëndë protestuesit me fjalët “korba”, “sorra”, “kënetë”, madje arrin deri atje, saqë, bashkë me Lindën e tij, në Vuno, pa pikë turpi dhe në një mënyrë rrugaçërore, të kërcënojë gazetarin Arian Konomi, sipas rrëfimit të tij në youtube, me diçiturën “Arjan Konomi përfundon në “burg” pas përplasjes me Edi Ramën dhe Linda Ramën”.
Është në natyrën e diktatorëve, që të sillen si rrugaçë me popullin e vet. Për me tepër që Rama, përveçse diktator për shkak të komplekseve të inferioritetit, që e bluajnë tmerrësisht nga brenda, është edhe një skizofrenik i regjur. Pak më shumë se gjashtë vjet më parë, avokati i njohur, Ilir Malindi, pati botuar në internet analizën me titull “Edi Rama një i sëmurë psiqik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv””. Faqja e internetit “Albaniapress”. 26 maj 2020.
Në internet lexojmë:
“Kartela mjekësore e Edi Ramës (si skizofren - E.Y.), është botuar nga shërbëtori i tij mediatik, Mero Baze, i cili sot është një megafon në funksion të propagandës së Ramës” (Citohet sipas: “Shërbëtori i tij prej 20 vjetësh i publikoi kartelën mjekësore / Rama bën viktimën: Nuk jam skizofren...”. Faqja e internetit “Syri”. 12 janar 2025).
Po në këtë faqe interneti është botuar edhe faksimileja e kartelës së skizofrenit Rama.
Për mënyrën se si duhet të veprojnë shqiptarët për ta përmbysur diktaturën e kryetradhtarit Rama për shpëtimin e Shqipërisë, lexuesve dhe mbarë protestusve të nderuar në Tiranë, u rekomandoj të lexojnë në vijim intervistën e Prof.dr. Grid Rroj, e cila gjendet në youtube, me diçiturën “Plas grushti mes dy grupeve në protestë, Grid Rroji thirrje urgjente shqiparëve: Veproni tani”:
“Ndërkohë, kemi një ndarje fetare me vija fort të qarta, e cila po shkon drejt një ndarjeje të frikshme, siç duket qartë edhe me deklarimin e fundit të të ashtuquajturit “shteti bektakshi”. Duket qesharake që grupimet e protestës bëjnë sherre për çështje mikrofoni apo për çështje dytësore. Kjo tregon papjekurinë e disave, tregon, gjithashtu, edhe mënyrën se si paria e Tiranës po përpiqet ta minojë protestën dhe ta kthejë në një vegël për qëllimet e saj. Ajo që doja t’u thoja të gjithë atyre që janë në protestë, por edhe të gjithë shqiptarëve, është sa vijon:
Momenti ku është Shqipëria sot, është nga më delikatët, ndoshta dhe më delikati në historinë e shqiptarëve. Shqiptarët rrezikohen të zhduken nga shumë lloje rreziqesh. Dhe rreziku më i fundit është copëtimi me kantone, copëtimi në shtete të ndryshme, të bazuara në fe, të bazuara në grupe etnike e të tjera e të tjera. Sepse, siç mund ta keni parë, shteti bektashi është vetëm hapi i parë, është një organizëm sovran brendapërbrenda asaj që duhej të ishte sovraniteti i Shqipërisë. Nesër nuk do ta pengonte, pas krijimit të shtetit bektashi, krijimin e një shteti tjetër, të një kantoni tjetër katolik në veri, krijimin e një kantoni tjetër vllah në jug, të cilët janë bërë gati. Dhe kjo legjitimon në mënyrën më të tmerrshme dhe më të frikshme të ashtuquajturin Vorioepir. Këtu ka disa gjëra që po shkojnë jashtëzakonisht shumë keq, që po duken qartë, siç jua kemi paralajmëruar: shqiptarët, nëse nuk rrebelohen sot, do të ngelen skllevër për shumë e shumë gjenerata dhe, ndoshta, nocioni i të qenit shqiptar do të ndryshojë përfundimisht. Sepse nuk mundet më që Shqipëria të jetë një vend, ku çdo gjë ecën përpara, ku eksperimente të frikshme ecin përpara dhe ku shqiptarët janë tanimë një, për të pasur këtë republikë të re pakicë. Pra, neve na duhet shteti i ri i shqiptarëve dhe, siç thonë në protestë, për të pasur këtë shtet të ri, për të pasur këtë republikë të re apo Shqipëri të Re, siç e quajnë ata, sot është momenti për rrebelim, sot është momenti për t’u ngritur, përndryshe, të gjitha fjalët janë kot, përndryshe, të gjitha gjërat që thonë njerëzit në rrjetet sociale janë kot. Këtu ndahet shapi nga sheqeri. Nëse shqiptarët duan të jenë shqiptarë, të ndihen shqiptarë dhe të kenë një shtet të tyre, sot është momenti i reagimit. Përndryshe, le të merren me sherre të vogla, me probleme të vogla, le të fillojnë të nxjerrin, se kanë dalë shpjegime nga më të ndryshme tani për çfarë duhet, dhe le të vazhdojnë të protestojnë për flamingot, të cilët i duan më shumë sesa veten.
Sigurisht që ky është një rrezik jetik për atë që është integriteti i Shqipërisë. Çdokush, me dy pare mend në kokë, e kupton këtë dhe gazeta franceze sigurisht që e vinte në dukje këtë, pa asnjë lloj dyshimi. Tani problemi është pak më i gjerë sesa aq. Shteti bektashi, pikë së pari, nuk është një projekt i kësaj qeverisë së fundit vetëm, është një projekt, i filluar që në kohën e Ilir Metës, është një projekt që është përgatitur prei disa dekadash, kur janë dërguar njerëzit për të parë se si funksionojnë patrikanet, stambollet e të tjera e të të tjera dhe, mbasi është bërë kjo, janë përgatitur kushtet, terreni dhe tani po i shërben parisë, si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen, si një mënyrë për të mbuluar disa nga poshtërsitë dhe krimet e veta dhe një mënyrë për të kontrolluar Shqipërinë. Ajo që duhet parë me shumë vëmendje dhe që duhet parë me shumë qartësi nga njerëzit, nga ata që shohin, kjo nuk mund të konsiderohet më si diçka që “hë mo, se në Shqipëri çdo gjë tri ditë zgjat”, si një çudi, sepse vetëm skllevërit jetojnë ashtu. Shqiptarët tanimë janë përballë fakteve të kryera. Nuk është më projekti i kantoneve, është ajo që po realizohet, po ndahet Shqipëria në kantone, nuk është më thjesht një projekt teorik, është një projekt praktik, është një projekt që po i ndan shqiptarët në zona të ndryshme, është një projekt me aktorë të ndryshëm, i cili, në kushtet e sotme, nuk ka gjasë që të kalojë kaq kollaj, që të kalojë paqësisht, por, përkundrazi, ka shumë e shumë gjasa që të shkojë në një konflikt të frikshëm, i cili nuk imagjinohet dot nga asnjë shqiptar. Të gjithë njerëzit që mendojnë se kanë një shtëpi, kanë një apartament, kanë një shtëpi në plazh, kanë një punë dhe se do ta shtyjnë, ashtu siç e kanë shtyrë deri më sot, që do të shkojnë me pushime se “hë se kështu zgjidhen punët, hë mo se në Shqipëri jemi, se kështu funksionon”, e kanë gabim. E kan gabim, sepse nuk mund të shkojë më mëtej kjo punë, pa pasur konsekuenca të qarta. Të mos harrojmë se ka influenca të shumta në Shqipëri. Nuk është thjesht shteti bektashi, që ka interesa të caktuara nga prapa. Këtu janë edhe shumë shtete të tjera prapa, është Greqia që nuk do të kishte asnjëlloj problemi me një shtet bektashi dhe do të fillonte të thoshte: “pse të mos ketë edhe një minishtet grek të minoritetit, pse të mos ketë një minishtet bullgar, pse të mos ketë një minishtet serb”, sepse ministri ynë i jashtëm sapo pranoi një marrëveshje, të ashtuquajtur reciproke, për të hapur konsullatën në Shkodër. Hapet një dritare në disa poshtërsira dhe në disa maskarallëqe të nivelit të paimagjinueshëm. Pra, sigurisht që rrezikohet Shqipëria, sigurisht që shqiptarët janë të rrezikuar dhe kanë qenë prej tridhjetë vitesh të rrezikuar nga kjo pari antishqiptare çshqiptarizuese dhe koha për të vepruar është sot. Përndryshe, ne të gjithë lodhemi kot. Përndryshe, të gjithë ata që mendojnë se i kanë zgjidhur problemet, do ta gjejnë veten në një pozicion, që nuk u ka shkuar mendja që sot e tridhjetë vjet dhe do të jenë të skllavëruar dhe pa asnjë mjet rrugëdaljeje. Dhe do të thonë: “si na ndodhi kjo punë kështu!”. Dhe kur ta thonë, paradoksi do të ishte që jua kemi thënë prej disa vite, por askush nuk do që ta pranojë. E megjithatë, kjo nuk është kënaqësi për mua, nuk ndiej ndonjë kënaqësi që e kam parashikuar që do të arrihet deri këtu. Përkundrazi, ndiej një dhembje shumë të madhe. Unë besoj, siç e kam thënë edhe më përpara, se në protestë ka disa grupe, të cilat kanë interesa të ndryshme. Dhe interesat e ndryshme i bëjnë që të përplasen. Një pjesë e mirë e atyre grupeve kanë interesa jogjenuine të protestës. Sigurisht që janë grupime me interesa nga paria e Tiranës, të cilat kanë edhe objektiva që të provokojnë, që të minojnë frymën e protestës. Ky është njëri nga shpjegimet që mund t’i jepet kësaj çështjeje. Përplasjet janë jo të duhura, përplasjet janë shenjë që protesta nuk po di të eci pëpara atje ku duhet dhe unë do ta ktheja këtë në një çështje që ka të bëjë me objektivin real të të gjithë shqiptarëve, që, sot, duhet të jetë: “të shpëtojmë Shqipërinë”, në një kohë kur kemi një pari të Tiranës super të korruptuar, e cila, në bashkëpunim, po shet Shqipërinë copa-copa, në një kohë kur kemi një ekonomi, e cila është në duart e disa oligarkëve, ndërkohë kur kemi një shoqëri, e cila është tërësisht jashtë binarëve të duhur, ndërkohë që kemi më shumë shqiptarë që duan të ikin, sesa shqiptarë që lindin brenda Shqipërisë. Duket qesharake, por jam i detyruar ta them se çfarë presin shqiptarët. Më duket jashtëzakonisht e çuditshme: çfarë presin shqiptarët që nuk e tërheqin zvarrë këtë pari, çfarë presin shqiptarët që nuk reagojnë me një forcë të tmerrshme, ata shqiptarë që vrasin vetëm për një fjalë goje, të cilët dikur kanë pasë nderin, të cilët dikur e ruanin veten si njerëz të besës, të fjalës, të erzit, të fytyrës? Ku është ky erz, ku është kjo fytyrë sot? Ku e kanë? Sepse sot po i marrin zvarrë, po i tërheqin zvarrë, po i quajnë skllevër haptazi, po u krijojnë republika të paimagjinueshme brendapërbrenda, shtete të paimagjinueshme brendapërbrenda, po i vjedhin, po i plaçkitin, po i trajtojnë si skllevër, po i nxjerrin në shesh dhe u thonë: “hë se kaq kuptoni ju”, po u japin dhe nga një flamingo në dorë dhe u thonë: “ja, protestoni, se për këta duhet të protestoni, se kaq kuptoni, popull injorant jeni”, dhe nuk reagon kush, nuk regon kush në atë nervin e shqiptarit. Kjo më duket jashtëzakonisht e paimagjinueshme dhe nëse ka ende shqiptarë në Shqipëri, ndjehen kështu si puna ime”.








Comments