top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Kërmat politike serbe lindin për faj të shqiptarëve

  • 2 hours ago
  • 2 min read

           

Deklarata e ministres serbe të administratës publike  dhe vetëqeverisjes lokale, Snezhana Paunoviç, e cila ka shprehur keqardhjen e saj të thellë që nuk qe në vend të Millosheviçit për ta spastruar etnikisht Kosovën, nuk ka asgjë për t’u habitur. Një deklaratë e tillë është në vazhdën e deklaratave të Ivo Andriçit (1892-1970) dhe të Vaso Çubrilloviçit (1897-1990) të vitit 1937 për shpopullimin tërësor të trojeve etnike shiptare, në përputhje me naçertanien (direktivën, udhëzimin, urdhëresën) e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm serb Ilia Garashanin (1812-1874) dhe të Megaliidesë së kryeministrit grek Jani Koleti (1773-1847) të vitit 1844.

Fashistja e regjur serbe, Snezhana Paunoviç, pjellë e kryebanditit Millosheviç, pse të mos lëshojë deklarata të tilla, karakteristike për nazizmin hitlerian, përderisa pararendësit tanë i lejuan tributë serbe të dyndeshin drejt gadishullit të Ilirisë. Fishta i Madh, duke iu kundërvënë shpifësit serb, kryeministrit Vlladan Gjorgjeviçit (1844-1930) ka deklaruar:

“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët e kishin kryer ciklin dymijëvjeçar të qytetërimit të lashtë... Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, një komb, i cili kish një qytetari të tij kur gjyshstërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella”.

Është faji i rëndë i shqiptarëve, të cilët, duke qenë zotë të gadishullit të Ilirisë, i lejuan tributë gjysmë të egra sllave ta kalonin Danubin në shek. VII, t’u rrëmbenin tokat dhe t’i kthenin në bujkrobër. Këtë qëndrim të turpshëm të shqiptarëve ndaj pushtuesve të huaj, Fishta e ka stigmatizuar rreptë:

Shka bajn Shqyptarët?... Hán’ fiq e kastraveca:        

E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;

E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej

Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,

A e ka uficiali kalin at’ a pélë.

Se shqiptarët ishin pikërisht të tillë, ashtu si Fishta i ka stigmatizuar rreptë, prandaj edhe qëndruan si mumje para vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe të Konferencës së Londrës të vitit 1913. Ne shqiptarët qëndruam kurrizshtruar edhe ndaj sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, i cili, duke qenë askushi, pa kulturë universitare, sundoi si i deshi qejfi dhe diktatura e tij, në vitet ’80, na katandisi në zgrip të degjenerimit gjenetik për shkak të mungesës së produkteve ushqimore bazë. Ne, po ashtu, për 13 vjet rresht, duruam sundimin e një tjetër njeriu me emrin askushi, si Rama, një kryemafioz dhe kryeskizofren i paimagjinueshëm, i cili, përmes lakut të varfërisë, më shumë se një milion shqiptarë të moshës së re dhe të mesme, i detyroi të braktisin vendin për bukën e gojës.

Për fat të mirë, populli shqiptar i atdheut amë, në bashkëpunim me Diasporën atdhetare, ka më shumë se dyzet ditë që është ngritur peshë më këmbë në Tiranë, për ta shporrur përfundimisht nga pushteti Ramën, qeverinë e tij tradhtare dhe krejt oligarkinë politike. Midis kërkesave politike që kanë ushtuar gjatë zhvillimit të protestave, janë dëgjuar thirrje edhe për Shqipërinë Etnike. Kjo është një Thirrje Madhështore, sepse trojet tona etnike duhet të ribashkohen, për të mos vazhduar të mbeten në mëshirën e grekëve, maqedonasve, serbëve dhe malazezëve. Ka ardhur pikërisht koha që të dëgjohet Thirrja e Poetit Kombëtar, Gjergj Fishta:

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,

Do ta bajmë prap Shqipni t’lirëPrej Prevezet m’Leqe t’Hotit,Prej Tivari në Manastir.

 

Kaliforni, 15 korrik 2025

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page