Prof Dr Eshref Ymeri: Kur shpërfillet një intelektual i shquar, po qytetari i thjeshtë...?!
- 13 hours ago
- 1 min read

I dashur dhe i respektuar Profesor Fatmiri,
Po Ju drejtohem me shënimin e shkurtër në vijim, sepse Portali Juaj është dritare e hapur për komunikimin e lirshëm me qytetarët korrektë.
Sot, në mbrëmjen e 18 qershorit, në studion e televizionit “Vizion plus”, ndoqa intervistën e gazetares së talentuar, Pranvera Borakaj, me Profesorin e shquar të Universitetit Bujqësor, Lush Susaj. Gjatë intervistës, Profesori i nderuar, në shumë aspekte të jetës, i bëri “rezonancën magnetike” pushtetit neokomunist, antikombëtar, të antishqiptarit Rama. Nga intervista e Profesorit, kam zbardhur fragmentin në vijim, lidhur me gjendjen e shëndetësisë në vendin tonë. Ja çfarë deklaroi Profesori:
“E kam thënë shumë herë, se këta thonë “shëndetësia falas”. Gruaja ime dhe unë jemi profesorë, unë jam profesor-doktor dhe gruaja ime është profesor-doktor. Në një të natës m’u sëmurë gruaja dhe e çova në spital. Ne paguajmë sigurime shumë të larta. Ju betohem, kam ndenjë një orë te spitali, te urgjenca. Nuk e morën në dorë, as na hapën kartelë. Atëherë, do të më vdiste gruaja në korridor... dhe mora, kalova rrugën për te spitali amerikan: tre mjekë më këmbë, deri në mëngjes. Pagova nja 180 mijë lekë, por shpëtova gruan”. “”
Kjo është “mjekësia falas” e kryemashtruesit Rama, të cilit ia pati nxjerrë bojën mirë ai studenti, i cili, publikisht, ia përplasi:
“Ti je mashtruesi më i madh!”.
Disa ditë më parë, Ramën e demaskoi publikisht edhe gazetarja trime, Sidorela Gjoni, në një intervistë në Tch, duke i kujtuar mashtrimin e tij për drita dhe ujë gjatë 24 orëve.
Feniks, Arizona
18 qershor 2026








I nderuar Profesor Eshref Ymeri,
Shënimi Juaj ngre një nga pyetjet më të ndjeshme të shoqërive demokratike: çfarë ndodh me qytetarin e zakonshëm kur shpërfillet zëri i intelektualit të ndershëm dhe i specialistit të shquar? Historia na mëson se rënia e besimit te fjala e dijes është shpesh shenja e parë e krizës së një shoqërie. Filozofi francez Alexis de Tocqueville shkruante se “një komb që përçmon njerëzit e ditur, herët a vonë bëhet viktimë e njerëzve që e mashtrojnë”. Ndërsa George Orwell na kujtonte se në kohët e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën bëhet akt guximi.
Rasti që Ju sillni përmes dëshmisë së Profesor Lush Susajt nuk është thjesht një rrëfim personal. Ai është një pasqyrë e…