top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Historia e dhimbshme  e një zonje të nderuar

9 hours ago
3 min read

(Një krim i përbindshëm i diktaturës komuniste)

 

Në emisionin “Kojshia Show” të datës 09 tetor 2026 të moderatorit të njohur dhe mjaft të respektuar dardan, zotit Sadri Imeri, ndoqa një intervistë mjaft prekëse, deri në përlotje, me titull: “Shokuese! Nëna duke qarë rrëfen tmerrin se si Enver Hoxha i mbyti fëmijën dhe i mori gjak”.

Në atë emision, moderatori kishte ftuar për intevistë një qytetare beratase tepër të respektuar, Zonjën Barie Karabollaj, me prejardhje nga shtresa e fisnikërisë shqiptare, të persekutuar tmerrësisht nga diktatura e egër komuniste e kryekriminelit Enver Hoxha. Gjatë viteve të asaj diktature kriminale, ajo qe dënuar disa herë padrejtësisht me burgim dhe me internim.

Zonja Barie e jepte intervistën nga Italia, ku jeton prej shumë vitesh. Gjatë intervistës ajo rrëfeu një histori rrëqethëse nga jeta e saj në Berat, ku, në vitin 1978, një ditë prej ditësh, e patën thirrur në komitetin e partisë. Aty qe paraqitur  bashkë me djalin e saj njomëzak të moshës 1,5 vjeç, të cilin, në kushtet e varfërisë së skajshme, qe detyruar ta merrte me vete se s’kishte ku ta linte. Në hyrje të komitetit të partisë, çuditërisht, ndodheshin dy hetuesit e saj dhe i plotfuqishmi i fshatit, ku kishte qenë e internuar, të cilët i kishin thënë t’ia linte djalin patrueses, derisa ajo të mbaronte punë në zyrën e instruktorit që e priste për takim. Kur doli nga ajo zyrë, hetuesit dhe i plotfuqishmi i kishin thënë se djalin na e paskej marrë partia, mëqenëse ajo nuk i kishte kushtet për rritjen dhe edukimin e tij, se ishte kulake dhe e padëshirueshme për shoqërinë.

Torturat shpirtërore të asaj zonje për  vite e vite me radhë në kërkim të djalit, kanë qenë të papërfytyrueshme. Më në fund, rezultoi se djalin ia kishin bërë kurban për t’i marrë gjakun, ashtu siç ua kishin marrë brenda një nate edhe njëqind fëmijëve të tjerë në maternitetin e Tiranës, për t’ia injektuar kryekriminelit Enver Hoxha për t’u shëruar nga diabeti.

Domosdo, Enver Hoxha nuk mund të mos vuante nga diabeti, përderisa atë, pa pasur kurrfarë merite dhe duke qenë askushi, siç e pati karakterizuar Mustafa Kaçaçi në Konferencën e Labinotit në mars të vitit 1943, e ka pasë torturuar vazhdimisht një gjendja stresive. Dihet që stresi ushtron një ndikim të madh në shumë aspekte të shëndetit të njeriut. Njëri nga këto aspekte është niveli i sheqerit në gjak. Kur njeriu përjeton stres, në organizëm ndodhin procese të komplikuara biokimike, të cilat mund të çojnë në rritjen e nivelit të glukozës. Stresi kronik mund ta rritë nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë të gjatë kohore, duke shtuar rrezikun e zhvillimit të diabetit 2, nga i cili vuante Enver Hoxha.

Në heshtje, thellë në nënvetëdijen e vet, Enver Hoxha ka qenë i bindur se nuk e meritonte të ishte në krye të partisë komuniste. Asokohe,  Mustafa Gjinishi, Qemal Stafa, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica  ishin figurat më me autoritet para themelimit të partisë, kurse Enver Hoxha, si njeri pa shtyllë kurrizore, duke qenë i peshkuar nga konsulli jugosllav në Korçë, Samoje Simiç, ishte thjesht një argat i bindur i dy emisarëve të Titos, Miladinit dhe Dushanit, për interesat e shovinizmit jugosllav. Pikërisht pas themelimit të partisë, Enveri është torturuar nga stresi se mund ta shkarkonin nga posti i kreut të partisë dhe në figurën e çdo bashkëpunëtori të afërt ai shikonte një armik  potencial. Kjo u vërtetua më së miri gjatë dhe pas luftës, kur ai pushkatoi shokët e tij më të afërt dhe lulen e inteligjencies që ishte shkolluar në universitetet e Europës Perëndimore.

Ja çfarë shkruan për stresin shkrimtari dhe gazetari amerikan Çak Palanik (Charles Michael “Chuck” Palahniuk - 1962):

“Të gjitha streset janë në gjendje të na masakrojnë rëndë arsyetimin”.

Një torturë të tillë Enveri e ka pasë përjetuar sidomos në Plenumin e Beratit, që qe mbledhur më 17 nëntor 1944. Në atë plenum, duke marrë parasysh paaftësitë e tij, qe marrë vendimi për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë. Në atë plenum Sejfulla Malëshova u qe drejtuar të pranishmëve:

“Shikojani Enverit koburen që mban në brez, se i ka zënë ndryshk”.

Megjithatë, pas marrjes së vendimit për shkarkimin e Enverit, po Sejfullai qe ai, i cili u bëri thirrje delegatëve t’i jepej Enverit edhe një herë mundësia për ta drejtuar partinë. Dhe plenumi, i ndikuar edhe nga emisari jugosllav, Velimir Stojniçi, në respekt të thellë ndaj Sejfullait, e pranoi mendimin e tij. Pas luftës, Enveri e vërtetoi më së miri se sa i pabesë dhe se sa i poshtër ishte në qëndrimi që mbajti ndaj Sejfullait, të cilin e pati katandisur në një gjendje të tillë, saqë vdiq në mjerim të plotë.

Kaliforni, 10 tetor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page