Prof Dr Eshref Ymeri: Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
- 14 minutes ago
- 13 min read

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime dhe janë hedhur ide për ndryshimin e emërtimit të kësaj treve arbërore, për t’i rikthyer asaj toponimin tradicional shumëshekullor pellazgoilirian “Dardani”.
Shumë intelektualë të njohur dardanë, në analizat e tyre, përdorin vazhdimisht toponimin “Dardani”. Këtu mund të përmendim intelektualin e shquar dhe analistin e formatit nacionalist, Skënder Kapitin, Prof.dr. Flori Bruqin, Prof.dr. Mehdi Hysenin, anëtarin e mirënjohur të Ligës Shqiptaro-Amerikane, analistin e talentuar Hafiz Shala etj.
Për çudi, kanë kalur 18 vjet që nga dita e shpalljes së Pavarësisë së popullit dardan, por askush nga elita politike dardane as që e ka vrarë mendjen absolutisht për flakjen e toponimit sllav “Kosovë” dhe zëvendësimin e tij me toponimin e lashtë arbëror “Dardani”. Për fat të keq, askush edhe nga elita politike e atdheut amë - Republikës së Shqipërisë, - s’e ka vënë kurrë ujët në zjarr për këtë problem me rëndësi mbarëkombëtare.
Këto vitet e fundit kanë rënë në sy dy analizat e Skënder Kapitit dhe një analizë e Fejzulla Berishës, titujt e të cilave po i përmendim në vijim:
Skënder Kapiti. “Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë”. Faqja e internetit “Zemra Shqiptare”. 12 prill 2021.
“Dardanët, populli më i motivuar patriotikisht në Europë”, botuar në disa faqe interneti më 28 mars 2026. Intelektuali i njohur atdhetar, zotëria i nderuar Fahri Dahri, shprehet në përkrahje të Skënder Kapitit në të njëjtat faqe interneti.
Fejzulla Berisha. “Ndryshimi i emrit zyrtar të Republikës së Kosovës në “Dardani” - Një perspektivë strategjike dhe historike”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 28 dhjetor 2024.
Edhe në analizat që kam botuar për vite me radhë, kam ngritur zërin vazhdimisht për flakjen sa më parë në koshin e historisë të toponimit “Kosovë”, si njëra nga mbeturinat e shpifura të sundimit sllav mbi trojet arbërore.
Në përkthimin nga serbishtja, kosovo do të thotë toka e mëllenjave të zeza. Rrënja kos në serbisht përdoret në kuptimin mëllenjë e zezë, kurse në greqisht μετοχή do të thotë ngastër kishtare. Në gjuhët e tjera sllave, fjala kosovo përdoret si toponim, në kuptimin qendër banimi.
Nga hulumtimet që kemi bërë, ja çfarë ka rezultuar në secilën nga këto gjuhë, sipas vendeve përkatëse:
Në Bullgari, me këtë toponim janë emërtuar: një fshat në komunën Bregovo të qarkut të Vidinskut, një fshat në komunën Treklano të qarkut të Kystendiskut, një fshat në komunën Asenovgrad të qarkut të Plovdivit, një fshat në komunën Kaspiçan të qarkut të Shumenskut.
Në Poloni, me këtë toponim janë emërtuar: një fshat në qarkun Naklo, një fshat në qarkun Svjeçe, një fshat në qarkun Tuhola, një fshat në qarkun ushtarak të Pomeranskut, një fshat në qarkun Gnjezno, një fshat në qarkun Gostin.
Në Rusi, me këtë toponim janë emërtuar: një fshat në rajonin Mezhdureçenski të qarkut të Vollogodskut, një fshat në qarkun e Kalluzhskut, një fshat në rajonin e Shahovskut të qarkut të Moskës, një fshat në qarkun e Novgorodit, një fshat në famullinë e Borkovskit të rajonit të Velikollukskut në qarkun e Pskovit, një fshat në qarkun e Tvjerskut, një fshat në rajonin e Danjillevskut të qarkut të Jarosllavit.
Në Bjellorusi, me këtë toponim është emëretuar një qytet në rajonin e Ivaçevickut të qarkut të Brestskut.
Në Maqedoninë e Veriut ekziston një qendër e vogël banimi, që është emërtuar Kosovo Dabje dhe që shtrihet në Bashkinë Delčevo.
Pra, në pesë shtete sllave, 19 qendra banimi janë të emërtuara me toponimin “kosovo”.
Vetvetiu shtrohet pyetja:
Si pati ndodhur që toponimi “Dardani” qe flakur nga faqet e historisë dhe qe zëvendësuar me toponimin antikombëtar sllav “Kosovo”?
Kësaj pyetjeje i është përgjigjur në një mënyrë tejet shteruese Profesori Enver Bytyçi, një personalitet i shquar ky elitar në fushën e studimeve historiografike dhe të analizave të çështjeve ndërkombëtare. Ja çfarë ka deklaruar ai në njërën nga veprat e veta të shquara:
“Mënyra si të futen shkjetë (serbët) në shtëpi është e veçantë. Ata s’bëjnë kurrë luftëra të mëdha, veç të vogla. Të madhen e bëjnë kur e dinë se të kanë mirë përfund. Kur s’mund të të thyejnë, futen si bujq, shërbyes, skllevër. Vetëm sa të fusin kokën. Por në atë çast kur janë të sigurt për fitoren, shpërthejnë luftën shkatërrimtare, pa pyetur për asnjë marrëveshje që kanë nënshkruar vetë.
Vini re se ç’bëjnë kur shkelin në një vend të huaj:
Ata s’pyesin kurrë se si quhet qyteti, lumi, mali a fusha. Shohin në shpat të një mali një qytet me shtëpi të bardha dhe ia venë emrin Berat! Përshkojnë një fushë të madhe, e quajnë Velipojë! Kalojnë një lum të rrëmbyeshëm dhe e pagëzojnë Bistricë! I ngjiten një mali të zhveshur, e thërrasin Gollobordë! Pushojnë tek një burim i zi, e quajnë Çorovodë! Dhe s’e kanë për gjë të ta ndërrojnë edhe emrin që ta ka vënë nuni, duke e përkthyer nashke (serbisht). Kur emri është i papërkthyeshëm, të ngjisin mbrapa një “viç”, që ta kesh në vend të bishtit gjithë jetën.
Në turrin e parë të marrin plaçkën a tokën që i kanë vënë syrin. Po t’u thyesh hundët, tërhiqen menjëherë: - Keqkuptim, keqkuptim, - thërrasin. Në qoftë se mjaftohesh me protesta, të nxjerrin argumente nga më të pabesueshmit. Po t’i kërcënosh, e presin hovin dhe të thonë: - Ne jemi për paqen, ne jemi për bisedime, le t’i shtrohemi pleqnisë! Po e hëngre të bisedosh me ta, e tjerrin punën tortë, sa të vjen te hunda! N’u tregofsh i fortë në bisedime, ata lidhin paqe me ty! Por si rezultat i paqes, ata s’dalin kurrë me humbje, sepse ti harron që në sofër të bisedimeve është malli yt, jo i tyre! E shumta, e shumta, ata do të humbasin atë që të kanë grabitur në fillim, gjë që s’është humbje. Ose pranojnë të ndajnë thelën përgjysmë me ty dhe atëherë të thonë me të qarë, se po bëjnë një sakrificë për hir të paqes! Kështu ata ndahen me fitim dhe përgatiten për një grabitje të re!
Një këso paqeje kanë nënshkruar edhe Uroshi i Dytë me perandorin e Bizantit, Andronik, duke vënë në sofër të bisedimeve trojet tona! (Citohet sipas: Enver Bytyçi.“Shqiptarët, serbët dhe grekët”. Shtëpia botuese “Koha”. Tiranë 2005, f. 348-349).
Për dijeninë e lexuesve të nderuar, rreth tre vjet më parë, Kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Prof.dr. Skënder Kodra, dhe Nënkryetari, Prof.dr. Mehdi Hyseni, i qenë drejtuar me një Përkujtesë Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, në të cilën propozonin, që, në Kuvendin e Republikës së Kosovës të shtrohej për diskutim dhe të merrej një vendim i prerë për heqjen e toponimit Kosovë dhe për zëvendësimin e tij me toponimin tradicional pellazgoilirian “Dardani”. Për fat të keq, as Presidentja, as Kryeministri, nuk reaguan absolutisht, qoftë edhe me një përgjigje negative. Është me të vërtetë e çuditshme, se si ka mundësi, që, të dy krerët kryesorë të shtetit, e patën shpërfillur krejtësisht propozimin e drejtuesve të asaj akademie?!
Tani, vetvetiu, lind një shqetësim me interes mbarëkombëtar: trualli ynë arbëror, Dardania arbërore, a duhet vallë të vazhdojë të mbajë emërtimin sllav “Kosovo”, të imponuar shekuj më parë me dhunë dhe mizori nga ana e barbarëve serbosllavë, apo atë emërtim duhet ta flakë në pirgun e mbeturinave të së kaluarës historike? Si është e mundur, që, elita politike dardane, të vazhdojë të heshtë edhe pas 17 shkurtit 2008 për këtë problem me rëndësi të jashtëzakonshme, mbarëkombëtare?! Vallë nuk e kuptuaka ajo elitë, që, toponimi “Kosovo” në kushtetutën kriminale të Serbisë fashiste, përbën një fyerje të rëndë për dinjitetin kombëtar të popullit dardan?!
Në këto kushte, ç’duhet bërë? Përderisa kryeshtetarët dhe krejt elita politike dardane s’e çajnë kokën fare për rikthimin e toponimit “Dardani”, vendimin duhet ta marrë vetë populli dardan. Nuk e kemi informacionin e duhur, nëse në të gjitha tekstet mësimore të shkollave të të gjitha cikleve dhe në tekstet universitare, a është pasqyruar e vërteta për toponimin “Dardani”, të cilin serbosllavët e kanë flakur nga historia jonë kombëtare dhe e kanë zëvendësuar arbitrarisht me toponimin e tyre “Kosovo”?
Me këtë rast, po ju drejtohemi me një thirrje të gjitha shtresave të popullsisë dardane, duke filluar nga nxënësit e shkollave, rinia studentore, profesorati i universiteteve, elitat intelektuale të të gjitha fushave të dijes, forcat e armatosura, familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, pensionistët, vajzat dhe zonjat dardane, me qëllim që të krijojnë një grup pune dhe t’i drejtohen me një peticion të posaçëm Kuvendit të Republikës së Dardanisë për zhvillimin e një referendumi me pyetjen:
“A jeni për ruajtjen e toponimit “Kosovë”, apo për rikthimin e toponimit të lashtë arbëror “Dardani”?
Thirrjen e mësipërme e vlerësojmë si tejet të arsyeshme dhe me shumë vend, sepse kemi parasysh një porosi shumë të çmuar të mendimtarit, personalitetit politik, filozofit dhe shkrimtarit italian Nikolo Makiaveli (Niccolò di Bernardo dei Machiavelli 1469-1527), Ai ka thënë:
“Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.
Me siguri që për zëvendësimin e toponimit “Kosovë” me toponimin “Dardani”, do të ketë edhe kundërshtarë, të cilëve ua ka infektuar ndërgjegjen politike propaganda e Serbisë fashiste. Një ndër këta kundërshtarë është edhe Agim Vinca, i cili, në artikullin fyes kundër meje, me titull “Kryqëzata e kalorësit kallp”, të cilin Portali “Kosova Sot” e ka botuar me shumë kënaqësi më 06 mars 2026, mua më qorton, duke deklaruar:
“Republikën e Kosovës nuk e quan me emrin e saj kushtetues, por “Republika e Dardanisë”!”.
Pra, Agim Vinca nuk shqetësohet absolutisht që trualli arbëror dardan mban mbi kurriz toponimin e neveritshëm sllav “Kosovë” edhe pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, dhe, si një intelektual i fushës së letrave dhe i botës akademike, në vend që të kishte ngritur zërin me kohë për rikthimin e toponimit arbëror “Dardani”, i ka mbetur qejfi që unë nuk respektoj emërtimin sipas kushtetutës.
Domosdo që Agim Vinca, si servil i regjur i Enver Hoxhës dhe i Titos, nuk mund të reagojë ndryshe, sepse ai dhe të gjithë enveristët e tjerë në Republikën e Dardanisë, janë rritur dhe edukuar në frymën e dashurisë për Enver Hoxhën, i cili s’ishte gjë tjetër, veçse pjellë Titos, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të “mamive” Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Pikërisht këto dy “mami” e formuan Enver Hoxhën si agjentin e Beogradit, si kryediktatorin e Republikës së Shqipërisë dhe si armikun e popullit dardan. Prandaj edhe jo më kot Titoja e pati nderuar Enver Hoxhën me medaljen më të lartë, “Hero i popoujve të Jugosllavisë”. Ndërkohë, në faqen e parë të Abetares së vitit 1947, me qëllim helmatosjen e ndërgjegjes së njomëzave të klasë së parë të shkollës fillore, me porosi të Enver Hoxhës, qe shkruar: “Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”. Që enveristët në Republikën e Dardanisë të binden njëherë e mirë se Enver Hoxha ka qenë armik i popullit dardan, në vijim po rendisim disa fakte konkrete:
Së pari: Miladin Popoviçi, pasi mori në dorë Rezolutën e Konferencës së Mukjes në Panarit të Korçës, ku ndodhej udhëheqja e lartë e partisë dhe Shtabi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia përplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë fakt të turpshëm për biografinë e Enver Hoxhës, e ka zbuluar në Arkivin e Shtetit Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. Por le të lexojmë një informacion më të hollësishëm për këtë ngjarje poshtëruese në historinë e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe në jetëshkrimin e udhëheqësit të saj, kukullës së Beogradit Enver Hoxha, që tërhiqej zvarrë para shovinistit Miladin Popoviç:
“Xhelal Staravecka, i pranishëm në momentin kur erdhi letra e Ymer Dishnicës për Marrëveshjen e Mukjes, ka sjellë si dëshmi atmosferën që krijoi ky lajm:
“Gjendeshim me shokët e KQ, në mes të të cilëve ishte dhe Miladini, kur arrin korrieri dhe solli Proklamatën e Marrëveshjes së Mukjes. Hapëm Proklamatën dhe e lexuam.Të gjithëve na u ndezën fytyrat nga gëzimi për arsye se u mbërrit bashkimi. Mandej, gjysmë shqip e gjysmë serbisht (përr arsye se unë nuk di serbishten e Miladini nuk di shqip) disi i shpjegova çka ishte shkruar në Proklamatë. Fytyra e Miladinit menjëherë u ndryshua dhe tha:
“Ky bashkim (i Kosovës me Shqipërinë) nuk mund të pranohet. Ne gjithnjë e më tepër forcohemi dhe do të fillojmë me u ra me shpata e jo bashkime me qej(qenër). E mandej ajo Shqipëria etnike! Nanën e saj!”.
Fytyrat tona menjëherë u errën dhe u detyruam me thanë:
Po, po! Do të shohin këta nacionalistë për disa ditë, derisa ne të organizohemi edhe më mirë...dhe do u themi:
Qe Shqipëria juaj Etnike! Sigurisht, shprehja jonë në fytyrë duhet të ndryshojë gjithmonë sipas shprehjes së fytyrës së Miladinit” [V. Dedijer, Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare (1939-1948), Beograd,1949, f.112. Citohet sipas: Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. “Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943)”. Shtëpia Botuese “Mësonjëtorja”. Tiranë, 2005, f. 316].
Së dyti: Në Plenumin e Beratit të muajit nëntor të vitit 1944, emisari jugosllav, Velimir Stojniç, deklaroi:
“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; …e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Stefanaq Pollo, Arben Puto. “The History of Albania from its origins to the present day”. Routledge & Kegan Paul Ltd. 1981, f. 245. Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012).
Së treti: Prof.as.dr. Elmas Leci, drejtor i Institutit të Studimit të Problemeve të Sigurimit dhe të Mbrojtjes në Tiranë, në shkrimin e tij “A e shiti Enver Hoxha Kosovën”, shkruan:
“Në shtëpinë e tij, në verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen: “A kishte kontaktuar dhe a ia kishte bërë ndonjëherë prezent Enver Hoxhës çështjen e rëndë të Kosovës?”. Fadil Hoxha m’u përgjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha në Tiranë në dhjetor të vitit 1945, inkonjito, pa lejen e Titos, së bashku me Zekeria Rexhën, dhe i kam shtruar si gjendjen e rëndë nën Serbi ku ndodhen kosovarët, ashtu edhe se ç’duhet të bënim. Kjo ishte bisedë shqiptarësh, e mendoj, për shqiptarët. Biseda e zhvilluar në kabinetin e Enverit, në vend që të bëhej preokupim i qeverisë shqiptare, kishte mbërritur, para kthimit tim, te Titoja”.
Kështu e mbylli deklarimin e tij ish-udhëheqësi kryesor i Kosovës dhe në një periudhë kohe edhe President i Jugosllavisë, Fadil Hoxha” (Citohet sipas: Xhafer Leci: “Fadil Hoxha nuk e meriton ngritjen e një përmendoreje”. Faqja e internetit “Tribuna Shqiptare”. 05 mars 2014).
Së katërti: Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht:
“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).
Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stojniçi ia përcolli tre vjet më parë Partisë Komuniste të Shqipërisë në Plenumin e 2-të të Beratit që u përmend më lart. Kjo kërkesë e ngutshme për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Jugosllavinë, dëshmon për natyrën prej frikacaku dhe prej njeriu të pakarakter të Enver Hoxhës, i cili nuk kishte kurrfarë besimi në forcën krijuese dhe në shpirtin e paepur të popullit shqiptar, i cili mund të bëjë me të vërtetë mrekullira kur udhëhiqet nga politikanë me vetëdije të lartë kombëtare. Si një njeri pa shtyllë kurrizore, Enver Hoxha kërkonte t’ia vishte edhe popullit shqiptar tiparet e tij prej langoi të Beogradit.
Së pesti: Pas kthimit nga vizita në Bullgari në dhjetor të vitit 1947, në mitingun e organizuar në Sheshin “Skënderbej”, Enver Hoxha iu drejtua të pranishmëve me thirrjen:
“…Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito” (Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947. Cithet sipas: Dr. Vasfi Baruti. “28 nëntori i tretë”. Botim i Qendrës së Pavarur Sociologjike “Eureka”. Tiranë 2006, f. 32).
Së gjashti: Pas takimit që nacionalisti i shquar kosovar Halim Spahia pati me Titon pas luftës, i cili e refuzoi kërkesën e tij për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai vendosi të vinte në Shqipëri.
“Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t'u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur”. (Citohet sipas: “Halim Spahia - Uikipedia”. Faqja e internetit, 07 shtator 2010).
Siç dihet, ky nacionalist i shquar, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.
Së shtati: Në një takim që përfaqësuesi i misionit amerikan në Tiranë Jakobs ka pasur me Enver Hoxhën më 16 tetor 1946, i ka thënë këtij të fundit se Shqipëria mund të shtrojë si çështje futjen në axhendën e Konferencës së Paqes në Paris të kërkesës pë rajonin e Kosovës. Madje ai e ka pyetur ballazi:
“A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?”.
Dhe Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës, dha këtë përgjigje:
“...ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).
Konferenca e Paqes e vitit 1946 në Paris, ishte një rast shumë ideal që Shqipëria të kërkonte ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke pasur edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës dhe vegël e verbër e Titos, nuk deshi ta shfrytëzonte këtë rast fatlum në të mirë të interesave tona kombëtare.
Së teti: Në takimin me Molotovin, ministrin e jashtëm të BRSS, takim ky që u zhvillua në Varshavë më 24 qershor 1948, Enver Hoxha deklaroi:
“Letra e KQ PKP(b) e shpëtoi Shqipërinë nga një rrezik i madh. Shqipëria dhe Partia Komuniste e Shqipërisë u ndodhën në një rrezik të madh si rezultat i veprimeve të drejtuesve të Jugosllavisë” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 174).
Para gjashtë muajsh, Enver Hoxha kërkonte ta bashkonte Shqipërinë me çifligun jugosllav të agait Tito. Gjashtë muaj më pas, ai braktisi çakallin jugosllav, për të përfunduar në strofkën e ujkut rus.
Së nënti: Në letrën që Enver Hoxha i dërgonte Stalinit në vitin 1949 për Kosovën, deklaronte:
“Shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë mirë se armiku i tyre i pamëshirshëm... është imperializmi amerikan…” (po aty, f. 257).
Me këtë deklaratë, Enver Hoxha, si një servil i regjur, binte në bark para agait të Kremlinit, duke mohuar në mënyrën më të paturpshme kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personalisht të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, të cilën ujqit evropianë kërkonin ta copëtonin përfundimisht, duke e fshirë një herë e mirë nga harta e Evropës, për interesat e shovinizmit serbogrek. Ky kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u manifestua në mënyrën më të shkëlqyer edhe në mbrojtje të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999.
---------------0---------------








Analiza e Prof. Dr. Eshref Ymerit mbi domosdoshmërinë e rikthimit të toponimit “Dardani” ndërtohet mbi një bosht të qartë historik, gjuhësor dhe identitar, duke synuar të sfidojë narrativat e trashëguara nga periudhat e dominimit sllav. Argumenti qendror mbështetet në faktin se emërtimi “Kosovë” nuk përfaqëson një identitet autokton, por një imponim historik, i dëshmuar si në etimologjinë e tij sllave, ashtu edhe në përhapjen e këtij toponimi në hapësira të ndryshme sllave. Në këtë kuadër, autori përdor krahasimin ndërgjuhësor dhe shpërndarjen gjeografike të emrit “Kosovo” për të relativizuar lidhjen e tij me një territor të vetëm, duke e paraqitur si një konstrukt të jashtëm ndaj trashëgimisë iliro-arbërore. Përballë kësaj, “Dardania” paraqitet jo vetëm si një rikthim simbolik, por si një…