top of page

Poganiku


Poganiku

Sipas ISMET KORITËS (tregim) Nga Përparim Hysi

Çliruar pa çliruar Shqipëria, gati 10-familje,në lidhje gjaku a miqësie,ikën nga SKRAPARI dhe u vendosën në fshatin PETOVA e RE,në rrethin e FIERIT. Kishte dhe një PETOVË tjetër dhe kjo,tjetra,quhej PETOVA e VJETËR. PETOVA e VJETËR kish gati 100-shtëpi dhe banorët qenë vendas. PETOVA e RE kish 33-shtëpi dhe të gjithë banorët qenë jabanxhinj:boshjakë,kosovarë,shqiptarë nga MALi i ZI dhe dy familje nga ÇAMËRIA. Sot PETOVA e RE nuk ekziston: e "ka ngrënë" PETOVA e VJETËR apo emigracioni. * * * Familjet tona (prindët e mi ishin nga SKRAPARI),erdhën nga SKRAPARI dhe bashkë me shpërnguljen sollën me vete ritet dhe zakonet e andejshme. Për një "rit" të tilë flet dhe tregim im. Është pak shpotitës,por kështu ka ndodhur. Njeriu që ma tregoi,ISMET KORITA, jo vetëm është i besueshëm,por qe,gati-gati si SHENJTOR. Në një nga familjet nga SKRAPARI,kish lindur djalë. Veçanërisht,kur lind djalë, bëhet një lloj ceremonie gëzimi.Këtë ceremoni,në SKRAPAR, e drejton BABAI I TEQESË dhe, në mungesë të tij,një dervish. Këta"klerikë bektashianë" kanë tagrin për ta"celebruar" këtë çast të madh gëzimi. Djali lindi,duhet ceremonia dhe jo vetëm në PETOVË,por të bredhësh gjithë fshatrat e FIERIT,nuk ka as"BABA" dhe as dervish. Burrat u mblodhën,ceremonia do bëhet,por kush do"celebroi" ritin. Riti nuk është fare i vështirë.Burrat,sipas moshës zënë vend në odën e burrave dhe mu në krye,në qendër të dhomës,zë vend ai që do celebroi. Po kush do vinte mbi supe"spaletat e një"BABAI" apo të një dervishi. Xha DIKJA,më i moshuari,tha:-Ti,ORHAN, je më i kënduari dhe ti do"këndosh" poganikun e djalit. -Vetëm këtë nuk bëj dot,-kundërshtoj me politesë Orhani. Hajt-hajt se e bën ti, e bën,- e mbylli bisedën Xha DIKJA.

* * * Poganiku është një kulaç(bëhen në një tepsi si të rrumbullaktë) dhe nga ai që"celebron ritin",rrëkëllizet dhe shkon tek çdo pjesëmarrës. Secili thyen një copë të vogël dhe nuk e fut në gojë pa "shenjën" apo bekimin e drejtuesit. Drejtuesi( në rastin tonë,ORHANI,prej natyre e kish në ADN shakanë) dhe shikoni se si celebron.Ai i drejtohet secilit me fjalë që pë çdo njërin janë"mister"("drejtuesi" është duke folur me ZOTIN dhe vetëm ZOTI e di seç thotë?!!!).Secili jep pëlqimin ndaj "celebruesit" me kokë që është dakord me ato që i thotë.Kështu dhe ORHANI e filloi me XHA DIKEN dhe sosi me më të riun në ceremoni.Kur mbaroi,foli me të të lartë:-Epo të na rrojë e të bëhet i hairit! -Amin,-shpërtheu kori i pjesëmarrjes. Dhe,ndërsa pritej,dreka që po përgatitej, burrat dolën jashtë. Aty,- foli prapë XHA DIKJA:- Epo kur thoshe që nuk dije ta"këndoje",ia the birinxhi dhe të të gëzojë shpirti! Orhani,po ku rrinte dot pa thënë të vërtetën ai,si u largua ca çapa nga XHA DIKJA,se ky kishte dorak dhe nuk ta përtonte,tha: -A e dini se si i"këndova"? Të gjithë sy e veshë nga ai.

-A më ha"munë",o XHA DIKE? Dhe,kështu vazhdova me secilin. Bukuria qendorn se për "këngën që këndoi ORHANI",të gjithë bënin"amin". Kur morën vesh"rengun" e "dervish ORHANIT",të gjithë ia dhanë të qeshurit. Vetm XHA DIKJA kërcënoi duke tundur dorakun:-Yh.lanet paçë! As në drekën që u shtrua (njëdrekë me gjithë të mirat dhe shumë gazmore)XHA DIKES nuk i dilte inati. Por djali i"pagëzuar" rron ende dhe është gjyshi i lumtur.

Tiranë,10 janar 2023

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page