top of page

Poezia e Meçan Hoxhës


Poezia e Meçan Hoxhës, një poezi që sjell aromë vendlindje.


Çdo poet, në rrugëtimin e tij të krijimtarisë, herë pas here ndjen nostalgjinë e poezive të para. Poezitë e para, janë si dashuria e vjetër që të ngjall kujtime të këndëshme. Kështu ndodh dhe me Meçan Hoxhën në vëllimin me poezi, titulluar“Aromë Gjethi”. Historiani, publicisti, poeti Meçan Hoxha, rrugëtimin e tij poetik e filloi në festivalet e këngës në Gramsh, kur më 1974, provoi emocionin e parë me poezin për tekste këngësh, “Mik kam në Veri,”, për të vazhduar më vonë, më 1982, “Qyteti im” e në vitin 1984, “Fshati im”. Edhe vetë titulli i poezive, është një orientim drejtë shtigjeve poetike, drejtë së panjohurës, drejtë emocionit, që të dhuron çdo varg. E veçanta e Hoxhës në lëmin e poezisë, është se kultura historike i ka shërbeu për të historizuar fjalën e bukur poetike, duke sjellë më të bukurën e verbit poetik. Përvoja e tij si historian dhe ligjërues në shkollat e mesme në Gramsh, si dhe mbarimi i studimeve në Fakultetin Histori Filologji, i dha mundësinë për të qenë më afër me letërsinë.

I lindur në një nga vëndet e bukura të Gramshit, në Kukur, poezia e tij ka dhe vazhdon të ketë puhizën e vendëlindjes, që Meçani e ka burim frymzimi. Poetët jetojnë dhe vdesin. Jetojnë kur poezia e tyre u bën ballë rrjedhave të kohës, dhe vdesin kur nuk thonë asgjë, nuk arrijnë të të përcjellin verbin poetik në shpirtin e lexuesit. Poetët “vdesin”dhe i harrojmë me heshtjen tonë mbytëse, se “ kurora e lavdisë” së tyre i përket një kohe tjetër, tani kërkohet një poezi ndryshe”. Vërtetë, që poezia evoluon, duke kërkuar horizonte të reja, ashtu si shpirti njerëzor, që kërkon hapësira të reja, por poezia që brenda ka shpirtin dhe zemrën e poetit tund këmbanën e shpirtit dhe në amshim. E tillë është dhe poezia e Hoxhës, që sot unë dua të bëj kritikun, por që lexuesi nuk harron emocionin, që ka ndjerë dhe ndjen në poezitë e këtij poeti, për të cilat është shprehur pozitivisht, me komente në rrjetet sociale. Këto poezi kanë një rezonancë të fortë aktuale, një mesazh të shumfishtë bashkëkohor dhe koncentrim vlerash. Këtë e kupton, jo thjeshtë se vargu artistik është i shkruar në vetë të parë, por se është i dukshëm uniteti artistik i personazhit me autorin e poezive. Meçani është i vërtetë në krijmtarin e tij, duke krijuar ura shpirtëore komunikimi me lexuesin. “Unë jam i bindur se akti më i lartë i Meçanit ishte ai i arsyes, që pushton gjithë idetë, është akt estetik dhe i vërtetë, që bashkohet me vlera qytëtarie dhe të së bukurës”.

Ky është dhe parim estetik për Hoxhën, që bazohet tek e bukura, për të cilën ai i qëndron besnik shpirtit poetik, paktit me më të të bukurës shpirtërore. Prandaj gjykimin për vëllimin poetik “Aromë Gjethi”, të poetit Meçan Hoxha, po e trajtoj në anën estetike, për të zbuluar më të bukurën shpirtërore që ka dashur poeti të shpreh në komunikimin me lexuesin.

Në poezinë e Hoxhës ndjehet gëzimi, dhimbja, bota e pasur shpirtëtrore, dhe kulti i vendëlindjes, Atdheu. Meçan Hoxha erdhi në poezinë shqipe me një horizont të ri poetik, jo për të zënë vendin si poet demagog, por si një zë i veçantë, duke pasur një këndvështrim të ri për realitetin, njeriun, dashurinë, vendëlindjen dhe Atdheun. Vendëlindja dhe Atdheu i Hoxhës, sa është një koncept gjeografik, po aq është dhe koncept estetik dhe shpirtëror. Vendëlindja nuk kufizohet as në qytetin e Gramshit, as në Kukër, vendëlindja për poetin është fshati, qyteti, fushat, mali, deti, lumi, ashku i tokës së lëruar me përmendë, që është bërë gati për tu mbjellë, këmborët e bagëtive që kullosin luginat e bukura të Lukovës, aroma e luleve dhe e çajit të Lisecit, aroma e gjethit të Rovjes, tek shpirti i qytetarit, njerëzit gramshiotë. Bota poetike e Hoxhës tejkalon mënyrën e konceptimit të realitetit, krijon një realitet artistik që synon drejtë ndjenjës. Vëllimi me poezi është i ndarë në katër cikle,Pranë meje, Vendëlindja, Natyra dhe Sociale, ku përfshihen dhe lirika dashurie, që kanë një lidhje organike mes tyre. Poezitë janë brenda hullisë së Lirikës që shpreh dhimbje, trishtim, lotë, dashuri, dhe gëzim, atdhedashuri. Libri hapet me ciklin “ Pranë meje” e cila hapet me poezin “Dita e parë e Shkollës”, një poezi e thjeshte, e ndjerë, e vërtet në ndjenjën dhe emocionin që shpreh: Dita e parë e shkollës/Gur kilometrik/Në udhën e dijes/Kurrë su përsërit… Poeti në vëllimin “Aromë Gjethi”, është munduar të sjell imazhe të luftës, dhe të japë atmosferën dhe emocionin për të. Duke u përqëndruar në detaje, ka përcjell, ankthin, heroizmin dhe qëndresën e popullit shqiptar në këtë luftë.Në poezinë “Shamia e Partizanit”, kushtuar babait, partizanit Kodhel Hoxha, emocioni dhe heroikja e qëndresës shfaqet në vargjet “Mbante një shami babai im/Aty ishte gjithë vatani/Ideali i lirisë s’do të vdes kurrë.

Autori, në vetvete tenton të sjellë një këndvështrim të ndryshme për këtë temë primare në letërsinë shqiptare, për vetë faktin e një periudhe aq sa të largët, po aq dhe shumë të afërt në kohë. Temat, motivet, personazhet e librit “Aromë gjethi”janë po ato që përgjithsisht ka poezia lirike shqiptare: dashuria e munguar, simboli i së bukurës që identifikohet e përfitohet si femër te poezia,“Shikimi i nënës”, Nëna më pa e para/...Ashtu,edhe në siparin e lindjes/ Shoqëruar me të qara.

Në këto poezi është dhe dilema, konflikti midis shpirtit dhe qenies, midis të mundshmes dhe të pamundshmes, midis realitetit dhe ëndrrës, midis asaj që ke e sheh dhe asaj që të mungon dhe do dëshiroje ta kishe, si te poezia “Shtat vjetë pa tim bir”. Mungesa e djalit, ku vazhdimisht ndalon para Epitafit.. Si dashuri të madhe e kujton dhe betohet se ashtu do ta kujtoj: Edhe sot erdhëm/U përqafuam, folëm e biseduam/Pastaj si gjithnjë, vetëm të lam/Për të patur edhe më pranë. Pas kësaj gjuhe të thjeshtë, kur vargu nuk është i komplikuar, zbulohet një shpirt i shqetësuar, që vuan mungesat, që shpreh dramën dhe dilemën e ekzistencës njerëzore, si mungesa e nënës, babait, njerëzit e dashur, por dhe natyra, vendëlindja. Dhe të gjitha këto poezi përthyen, sipas mënyrës vetjake të autorit.Autori, Meçan Hoxha, sjellë një poezi estetikisht të shtresuar në një mori konceptesh filozofike, nëpërmjet figurave artistike, tropeve, fonemave, me gjuhë artistike, ku hera herës parabola mbart një simbolikë që tejkalon rrefimin poetik, me nje ndërtim stilistikor, ku na jep tabllon e një jete që mbush e zbrasë hojet shpirtërore të njerëzve, që shkojnë përshtat shijeve estetike të lexuesit.

Poeti duke qenë nga Gramshi, vendin kryesor e rezervon natyrshëm për vendlindjen. Pikërsiht në poezinë “Fotoja e vendlindjes”, vendlindja është pasuri që si bie vlera asnjëherë dhe që vjenë si dritë zemre,e drita e zemrës është më ndriçmtare se drita e syve, duke u bërë plagjiatë e estetikës si në këto vargje:Flasë me të në dritë, flasë dhe në errësirë/Dhe ndjehem rrethuar, veç me mrrekullira/Eci arë më arë,dhe ngjitem në stan/Ndjej të jem,sërish mësues dhe çoban/.Në këtë poezi autori vlerëson gjënë më të shtrenjtë, vendin ku u lind dhe u rritë, ku mori mësimet e fëmijërisë, ku jetoj gëzimet dhe hidhërimet, aty ku u formua dhe hodhi hapat drejtë rrugës së jetës. Autori duke qenë patriot, shprehe dashuri për vendlindjen dhe frymzohet nga kjo dashuri, ku mbretëron fryma kombëtare si në këto vargje; Më tregon kjo foto dhe për historinë/Shekujt e përgjakur ,që mes datash ndrijnë/Që nga Liseci, emër pellazgjik/Që më sheh së largu me vështrim antik.Këto vargje, tregojnë më së miri foton e vendëlindjes, e cila është një copëz nga Atdheu, se dashuria për Atdheun fillon nga vendëlindja dhe autori sjellë dritën e mëngjesit duke e parë në këndvështrimin epiko-lirik.Vendlindja dhe Atdheu nuk ka vetëm epikën, forcën, burrërrinë, trimërinë, heroizmin por dhe lirikën, dashurinë njerëzore, Atdheu ka nevoj dhe për atë ndjeshmëri, që për autorin është tokë e shenjtë, ku çdo pjesë e saj tregon origjinën e tij. Është i bukur Kukuri im, me njerës të mirë/Plotë burime dhe natyrë të dlirë/...Që fotoja e vendëlindjes ngjanë si një libër vitesh...Autori përmes këtyre vargjeve shpalos një pamje të vendlindjes me një kumt poetik, i përfituar nga gjuha poetike,e cila shprhet nga mardhënia e fjalëve dhe gjuha poetike që përdoret në tekstin e krijimit konkret. Fjala poetike për autorin është çelsi i shprhejes poetike.Pikërisht këtë çelës është munduar poeti ta përdor në lirikat e tij, por ngarkesa e mërfilltë e kësaj fjale gjendet te lirikat e dashurisë:Dashurova një jetë të tërë/Zemrën përvëlova me zjarrin e saj/Dashuria mbjell dashuri. Një ndjesi dashurie e cila shprhet pa fjalë të mëdha, por autori ka ecur si akrobati në fije të telit, që shprehe ndjesinë e bukur të dashurisë, ndjenjës së pastër njerëzore, ku fjalët e gjetura, mendimi poetik për dashurinë ecën me të njëjtën linjë me shprehejen poetike.Në poezit lirike të Meçanit, ka një lirshmëri shpreje poetike, fjalë me ngjyra poetike, me forcën e mendimit dhe emocionit që përcjell, si te poezia,“Vajza dhe lulet”: Kur nga larg një vajzë vështron/Lulet ngjajnë me ëndërrimet. Autorit i mjaftojnë fjalët e përditshme për të shprehur ndjenjat e tij në mënyrë të thjeshtë. Dashuria për autorin zotron, jo vetëm botën e brëndshme, por edhe universin.Poezitë në përgjithësi por dhe lirikat e autorit Meçan Hoxha, mbi të gjitha janë një frymarrje e madhe në këtë kohë stresante dhe të mbytur nga ethet për interesa matriale.Duket sikur të gjithë kërkojnë këtë “itak” të pagjetshme, gati iluzore, ndonse autori shkruan se:Aromën e gjethes e dua/Edhe kur fle në pyll me mua/Ja dua aromën/Kur është bijë trandafili/Kur portokalle ka nënën/E mbi të këndon bilbili; Autori me vargjet “aromë gjethi” tregon se për dashurinë e vendëlindjes është “tokë e premtuar”por kjo “tokë e premtuar” është gjithnjë më e largët për poetët, gjithsesi, duan të bëjnë edhe sakrifica sublime, ashtu si Meçani që shkruan:Pleqëria ka më tepër shans/Se ka parë më shumë botë/Dhe ndjenja që e ndjek pas/Bart më shumë gaz e lotë/Ndaj ti lexuesi i mirë/ kur të ndeshesh me poezit e Meçanit/Fluturo në qiellin e lirë/Se nuk do të ndjesh zhgënjim.Kur lexuesi nuk zhgënjehet nga vargjet e Meçanit, sytë dhe fytyra e autorit marrin pamjen me stilimet Pokahonte.

Luan Mema(Poet)


22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page