top of page

POEZI PER DASHURINE



Shqipëruar nga Harallamb Fandi




ADA LUZ MARQUEZ



SHERUESJA E VJETER E SHPIRTIT



…na thotё prerё:

nuk dhёmb shpina,

dhёmb pesha.

Nuk dhёmbin sytё,

dhёmbin padrejtёsitё.

Nuk dhёmb koka,

dhёmbin mendimet.

Nuk dhёmb gryka,

dhёmb ajo qё ngec pa shprehur,

dhёmb çka shpirti nuk e tret.

Nuk dhёmb mёlçia,

dhёmb hidhёrimi.

Nuk dhёmb zemra,

dhёmb dashuria.

Dhe ёshtё ajo,

dashuria,

qё sjell gjithnjё me vete

ilaçin mё tё mirё tё shёrimit.


Poezia e mëposhtme është pjesë përbërëse e këngës “Bolero “ , një prej interpretimeve më tërheqëse të baritonit - mrekulli Dimitër Hvorostovski. Autorja e poezisë është Lili Vinogradova. Ndjekësit e “You tube”-it mund ta shohin me të njëjtin titull , krahas emrit të Hvorostovskit, për të marrë një kënaqësi të rrallë.

BOLERO


Po vjen mbrëmja

misterioze e plot aroma.

Po erën e juglindjes

a e dëgjon se ç’mbart ?...

Notat e zjarrta të boleros,

me ritmin e saj ngulmues

dhe melodinë që të përshkon tejpërtej.

Eshtë muzika ku pleksen ethshëm

dashuria dhe çmenduria,

ndërsa ritmi na bën të vdesim

e të rilindim pa pushim.

Kjo bolero josh e shkrin çdo gjë,

deri dhe platinin e syve,

pulson e përçon energji qiellore

në çdo nerv ,

në çdo qelizë,

në çdo çast të trëndafiltë

ku sundon pasioni , ndërsa ti,

përthithur prej meje dhe muzikës ,

shkëputesh nga çdo gjë

e kthehesh pa kuptuar

në vrull e zjarr,

në energji të pashuar……n’ energji…n’en-er-gji……





JANIS RICOS


PIKEZAT E NDRITURA


Ka vite që askush nuk merret më me kopshtin

e prapë sivjet, në maj e në qershor ai sërishmi lulëzoi,

u ngrit gjer te dritarja ku mijëra trëndafilë,

mëllaga, karafilë e dredhkëza erëmirë,

përplot me ngjyra t’verdha, të kuqe, blu, portokalli,

e joshën zonjën e shtëpisë të zbukurohej,

po dhe e re të bëhej përseri.

Kur e pa veten në pasqyrë ajo nuk u mendua gjatë,

rrëmbeu pa vonesë ujitësen e ndryshkur

e nisi të marrë ujë në avlli

që bimëve t’u jepte jetë

e kopshtit t’i blatonte bukuri.

Kopshti, si gjithë të gjallët, i perkëdheli supet,

pastaj e përqafoi dhe tërë kënaqësi e ngriti lart në qiell.

Kur erdh’mesdita

e pamë që bashkë me gruan, të pandarë nga ujitësja,

po ngjiteshin drejt diellit

dhe

teksa shihnim lart,

ca pika të kristalta gëzueshëm na binin,

mbi ballë,

mbi faqe

e mbi buzë,

ku plot shkëlqim ndrinin…




AZZURRA D’ ANIELLO

( Kësaj poezie i është dhënë shpesh herë gabimisht në internet autorësia e poetes së shquar italiane Alda Merini)


DHE MANDEJ BENI DASHURI


Dhe mandej bëni dashuri.

Jo seks, vetëm dashuri.

Me këtë kuptoj

puthjet butë e ëmbël mbi buzë,

mbi qafë,

mbi bark,

mbi shpinë,

kafshimet e buzëve,

kryqëzimet e duarve

dhe sytë brenda syve.

Kuptoj përqafimet aq të forta

sa dy qënie i bëjnë një të vetme,

trupa të ngërthyer dhe shpirtëra të shkapitur,

ledha mbi gërvishje,

rroba të flakura tej bashkë me frikërat,

puthje mbi dobësitë,

dhe mbi vragat e një jete,

që deri në atë çast

ishte thuajse pa ngjyrë.

Kuptoj gishtat që mbi trupat

krijojnë konstelacione,

dhe të dehin me parfume,

dëgjoj zemrat që rrahin bashkë

dhe fjollëfrymat

që shtegtojnë me të njëjtin ritëm,

pastaj… buzëqeshjet e sinqerta,

befasuese si të mos ekzistonin kurrë.

Kështu, pra,

bëni dashuri dhe mos kini turp,

sepse dashuria është art

dhe kryevepra

jeni ju.




ANONIM MESDHETAR


MA KUJTOI DA VINCI


… “Një vijë e ndan letrën në dy pjesë”

dhe vetëtima, me një shkrepje

e ndan qiellin në mes.

Ndërsa ti,

me një fjalë të vetme, shpatë,

hedhur kuturu,

bën ku e ku më shumë:

nga një njeri

më kthen në dy copa dru.




OCTAVIO PAZ

KJO ORE

Kjo orё ka formёn e njё pauze.

Pauza ka formёn tёnde.

Ti ke formёn e njё shatёrvani,

qё fiskajat s’i ka prej uji,

po prej kohe.

Te mё e larta e fiskajave

kёrcejnё fjalё nga kumtet e mia:

“qeshё”- “jam”- “nuk jam akoma”…

Jeta ime nuk ka peshё,

e shkuara holloet,

e ardhmja ёshtё pak ujё shatёrvani

nё sytё e tu.




MARINA CVJETAJEVA

DASHURIA



Brisk është

apo zjarr dashuria ?

Përse me kaq emfazë? Merreni shtruar, qetë.

Është dhimbje

që njihet menjëherë

dhe natyrshëm,

ashu si njohja e gishtave të dorës nga sytë,

apo si hapja e buzëve të nënës,

kur përmend emrin e foshnjës së vet.




ALEJANDRO JODOROVSKY



PAK NGA PAK


Pak nga pak po hyn në boshllëkun që ke lënë,

duke mbushur pikë-pikë kupën time të zbrazët;

atje ku kam mbetur hije

vazhdon pa pushim të shfaqesh

se vetëm prej teje gjithçka bëhet reale.

Je ti që ma largon absurdin dhe sjell kuptimin

e gjërave që më kujtojnë ç’kam qenë, çka ishe dhe çka je;

e si të mos besoj se tani po e ndien

që si një det i padukshëm

kam mbërritur në brigjet e tua…


88 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page