NGA ARQILE V GJATA
LIBRAT DHE UNË!
Sapo lind dielli,
librave të biblotekës ua kreh flokët e thinjura,
aty,
në gjoksin e tyre,
jam dhe unë.
Të mbuluara nga gjurmët e kohës,
librat
shpalosin horizontin nëpër adresa të humbura…
Në raftet e biblotekës,
fshehur autorë të akullt,
kur i shfleton arlisen si kurme njerëzore,
të pikturuara me buzëqeshje nëpër netët iluzore,
të ngarkuara me kode,
që lëvizin të përlotura sa herë ngjiten syve të mi.
Çdo libër
ka ngjyrën e gjakut nga kanë lindur,
qajnë sa herë cimbisin vetveten,
të zverdhuar për lexues të bardhë.
Në bujtinën e librave nuk ndihem i vetmuar, dehem, bëhem tapë… Ato,
nga gëzimi grinden,
për gjithçka u ngjajnë bukurshkruesëve rrebel, pijanecë e kokëkrisur… Librat flasin gjuhën e zogjëve, kanë mënyrën e tyre magjike të t’ fjeturit, prej fletëve shpërndajnë tinguj të çuditshëm! Kush mund t’i dëgjoj...?
Nga xhelozia për kohën,
të trimëruara thyejnë guaskën, të zgjojnë nga gjumi zotat e tyre,
përthyer mbi peshën e librave! Shtator 2016
GUSHËBARDHA, VALËZ DETI
“Dashuria vajton edhe në gurë.”
Nëpër vargje Gushëbardha, valëz deti,
më vjen si mëtim e ndjellamirë, gur i çmuar,
si pejsazh që e dua shumë.
Më vjen e ikën
nëpër muzgje dehur nga bukuria,
Gushëbardha, valëz deti si mëngjesi në pranverë!
Ti,
loti im, mallëngjim që riluan me fatin, vjen e merr diçka nga unë. Jeton me kaçurrelat e mia të bardha,
i rishkruan kujtimet nën dritën e vetëtimave Gushëbardha, valëz deti, di të bëhesh edhe lumë!
Gushëbardha valëz deti, si mëngjesi në pranverë,
lotin tim s’e lë të bjerë,
Nën qerpik si diamant,
rrezja e diellit e godit
dhe thërrmijat, gërma vargjesh
te kjo letër i ka mbjellë. Kur te unë, gur i vetmuar
shushurin , me lë pa gjumë,
Gushëbardha, valëz deti, di të bëhesh edhe shkumë!
S’ka gjë, lermë,
lermë ... lermë...
Lermë se të dua shumë!
Gushëbardha, valëz deti, je pranvere,
me sytë e ndritur ngelur tek unë, Si dy rreze drite, brenda qenies time,
Gushëbardha, valëz deti në çdo çast të vetëmisë
jam kujtimi yt, me ty tundet jeta...
Je mall i fëmijërisë! “Dashuria këndon edhe në gurë”
...bukuri e paharruar, mbetur nëpër këngë!
Gushëbardha, valëz deti si pejsazh
që e dua shumë!
Shtator 2016
Comments