top of page

POEZI E DETAJEVE JETËSORE


Vladimir Muça


Në vëllimin e dytë poetik “Orakulli i Dodonës”, tashmë i rrugëtuar në stilin e tij të perceptimit filozofik, të sendeve e fenomeneve, Rruzhi Meta, vjen me këtë vëllim poetik, si një urë lidhëse e poezisë së traditës dhe inovacioneve poetike moderne, duke krijuar një stil vetanak të konsoliduar poetik. Bazë qëmtuese e kësaj estetike është spontaniteti i frymës poetike, në përroin psiko-analitik, ku autori qëmton detajet, përmes trilleve poetike, në imtësira, gjer në detajet më të zakonshme. Në ndjesinë e parë të një leximi telegrafik, jo meditues, kjo e bën poezinë e tij të jetë sa më e kuptueshme në mesazhe, aq edhe e largët në perceptimin estetik të figurave, sa të kuptueshme në ide dhe misionin e saj, aq edhe të keqkuptuar në strukturën monokolonë. Një veçori dalluese, nga i cili ka marrë dhe titullin, libri është cikli i parë poetik, mbi trajtimin poetik të figurave legjendare e miteve. Në këtë cikël, figurat mitike, legjendare, merren si substrakte të aranzhuara me mjedisin autokton. Në nëntekstet këto mite, legjenda, substanciale, biblike, me personazhet e tyre, autori i sjell frymorë, të jetësuar, jo të ngurtësuara, të mermerosura, si dikur e tek shumëkush arkaike, por i mbush me frymë njerëzore, veshur me aksese të kontekstit të ri kohor. Futja e tekstualiteteve mitike, legjendare, biblike, nuk është gjë e re në artin shkrimorë. Në këto poezi, në vëllimin “Orakulli i Dodonës”, filozofimi poetik (një veçori e autorit), rrjedh si një lumë psiqik, i cili rrymon këndshëm në strukturën poetike monokolonë, në përshtatje me autentiken natyrore dhe substancat e reja kohore, në kuadër të estetikave të poezisë moderne. Në poezitë e këtij cikli me bindje, në subkoshiencë, autori duke i shpirtëzuar heronjtë mitikë në dheun amë, sjell që nga lashtësia, filozofinë jetësore, ekzistencën autentike të heronjve mitikë, përmes marrëdhënieve e ligjeve të moralit, si një enciklikë e përjetësisë. Përmes vargjeve, autori subvensionon botën shpirtërore, moralin e trashëguar, si pavdekësi e etnisë pellazgo-iliro-shqiptare.


(Mbi librin “Orakulli i Dodonës” i Ruzhdi Metës)

Lexuesi, këtë botë, në substanca të reja kohore, e prek si genin e vetëvetes, si një paradigmë e prejardhjes dhe trashëgimisë, të pacënuar nga përplasjet e qytetërimeve. Ky zgjim i miteve e legjendave pagano-ilire, jetësimin e tyre në arealin shtratësorë, sjell kujtesat historike të etnisë, ruajtur në memorjen e saj, si mbijetesë e këtyre përplasjeve ndër qytetërime. Duke i sjellë në kontekstin shoqërorë, si një evolim, poeti realizon një replikë të zgjuar poetike, ekselente ndaj megallomanisë sllavo-greke. E kaluara dhe ardhmëria, vjen këndshëm përmes intuitës programatike të poezisë, si një mision shoqërorë, atdhetarë, kombëtarë. Në tërësinë e poezive, duke e trajtuar tharmin poetik, si poezi të detajeve të jetës, të përditshmërisë, autori nuk i poetizon detajet, nuk i përshkruan ato, e cila do ishte vdekje poetike, por përkundrazi, nga substanca e detajeve, nxjerr frymën poetike, në formatin e alegorisë, metaforës, simbolit, duke i shtrirë në parabola jetësore. Si rezultat i një ngulmimi të tillë, tharmet poetike e filozofike ndërveprojnë, gërshetohen bukur në poezi, brenda një stili autentik, ku realiteti e subjektiviteti, shkrihen në një përbashkësi. Poezitë në tërësinë e tyre, mes interventëve natyrorë, vjen pa komplekset e metrikës klasike dhe hermetizimit shabllon. Autori, në vetësiguri me personalitetin krijues, implimenton vargun modern, pragmatist, irracional, hera-herës me kapërcime rimash, të mirëkontrolluara nga ana ndjenjësore, Një poezi e tillë përftohet e pacak, përmes një dramaciteti lirik. Autori, si një bahçevan i mirë i “kultivimit” të vargut, metaforave e simboleve, e shtrin subjektin në hapësirë dhe kohë. Kjo vjen si një dukuri organike në poezitë:Astrea, Dallgë zemëruar, Iliriada, Antikolea, Nëntori, Kazerma, Vizion rrënonjës, ku gjuha artistike, vjen shumëfunksionale, e detajuar gjer në imtësira, në kërkim të portretit poetik. Në tërësinë e produktit, por më të theksuara në poezitë e lartpërmendura, autori tregon konsideratat që ka për natyrën, si element të funksionit artistik. Ta konsiderosh natyrën komponent artistik, është një vlerë e jashtzakonshme artistike, sepse natyra e prurjeve poetike moderne nga estetikat botërore, sjell në vetëvete një produkt autentik shqiptarë, të pangjashëm me askënd. Në poezitë : Prag, Shthurje, Aromë dheu, Atë mbrëmje, Këngë zhabe, Thatësirë, Larg, Vranësirë korriku, Stinë e urtë, elementët natyrorë, vijnë si distributorë artistikë të ndjenjave njerëzore, në bashkëjetesë me poetin, njeriun, natyrën. Natyra rrugëton mes vargjeve si një personazh, si një domosdoshmëri e vargut, poezisë në tërësi. Poeti nuk bëhet rob i figuracionit, duke fluruar deri në kozmogoni, por abstragon thjeshtë brenda realitetit që përjeton, duke qëndisur fjalën e vargun e përzgjedhur, duke mos huazuar figura të konsumuara, por figuracioni vjen si sintezë e shijeve të veta artistike. Imazhi artistik vjen i shkrirë në arealin natyrorë, me cilësi figurative, strukturën e identitetin e metaforave, në një antagonizëm spiritual, të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën, duke krijuar arkëtipet poetike, si vetëdije të njerëzores, e cila në primare, shtjellon idenë, e më pas veprimin e personazhit poetik, me karakterin tipizues. Imazhi poetik, nëpërmjet metaforizmit shumëdimensional e simboleve, vjen siç e koncepton Ezra Paund: “me karakter vizual të elementeve artistikë”, duke definuar në embrion të fjalës. Në këto kontekste, poezia, duke reflektuar dhe shtjella shpirtërore të personalizuara, e kalon cakun personal, shoqërizohet si përjetime universale ekzistenciale të njeriut të sotëm modern. Lexuesi në këto poezi, gjen të ndërthurur përmasat e emocioneve, të dashurisë, por dhe dramacitete lirike, në një evolim shpirtërorë, përplasje emocionesh, në çaste kundërshtishë. Në të tilla raste, tharmet poetikë e filozofikë, ndërveprojnë bukur në këto poezi monokolonë, brenda një stili autentik, ku realja e subjektivja, shkrihen në një përbashkësi poetike. Në këto ndërthurje, një rol të veçantë luajnë edhe ëndërrimet e imagjinata, si motive poetike, të stiluar me gjuhën e figurave artistike, të cilat shpalosin ndjenjat më të çiltërta dhe përçojnë tek lexuesi, një shkallë të lartë emocionesh. Në tërësi libri “Orakulli i Dodonës”, pasqyron atë emulsion shpirtërorë, i cili lidh heroin lirik me arealin, ku bohemizon duajt e atij malli e dashurie, ndaj vendeve e peisazheve përmalluese, alteruar me njerëzit që kanë bashkëudhëtuar në fileozofinë e jetës. Poeti Rrushdi Meta, i shkrirë në këtë areal, me gjuhën poetike, klithmon me frymën e shpirtit poetik në këtë botë tallavaje, që po përjeton, sikundër Euzhen Potje me vargjet e tija protestë: “Gazetaxhinjtë tanë policorë që veç të shpifin dijnë, Mbi varret tona me dëshmorë, të bardhën krejt e nxijnë”.

Janar 2020 Vladimir Muça Shkrimtar, kritik.

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page