Poeti dibran nderohet me Çertifikata Mirënjohje nga Bashkia e Bulqizës dhe nga Shoqatat “Bulqiza” e “Jehona Shqiptare”
Ikona e kinematografisë Margarita Xhepa, për herë të
parë në Bulqizë në promovimin e poezisë së Demir Rusit
Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, që falë drejtimit të saj me kompetencë, profesionalizëm e përkushtim qyetar ka bërë dhe po bën aq shumë punë të mira në dobi të komunitetit, s‘kish se si të mos nvlerësonte në këtë ditë të shënuar Nderin e Kombit Margarita Xhepa, duke i dhuruar asaj simbolin e qytetit minator të Bulqizës
Bulqiza, e njohur si qytet i minatorëve për nëntokën e saj të pasur me mineralin e çmuar të kromit, ka dhe një pasuri tjetër mjaftë të çmuar: elitën e saj krijuese. Përfaqësuesit më në zë të kësaj elite u mblodhën të dielën në një nga resortet turistike vetëm disa kilometra poshtë qytetit, tek “Pishat”, në promovimin e dhjetë librave të Demir Rusit: një në prozë dhe nëntë me poezi. Risi e këtij eventi qe ardhja për herë të parë në Bulqizë e ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa – Nderi i Kombit. E dashuruar me poezinë e poetit Demir Rusi, kjo margaritare e pashoqe do të shprehej e ngazëllyer me mikpritjen bulqizake, me natyrën e mrekullueshme joshëse në këtë ditë vjeshte me diell dhe mbi të gjitha me organizimin e përsosur të kësaj veprimtarie promvuese. Kësisoj, Demir Rusi erdhi si maja e kurorës së elitës krijuese bulqizake, pjesë e së cilës janë shkrimtari i mirënjohur Lutfi Hanku-autor i dhjetra romaneve e monografive, studjuesi e historiani Moisi Murra që la si testament “Historinë e Dibrës”, Dr.Hajri Mandri –poet, studjues e dramaturg, poeti e studjuesi i mirënjohur Sakip Cami-autor i disa librave me poezi, monografi letrare e studime historike, Barie Çupi që vjen si prurja më cilësore në poezi me një stil e produkt letrar të veçantë, Ymer Keta-poet e studjues, poeti Arben Alliu, studjuesi Bashkim Lami, Destan Rama e disa të tjerë.
Por ai që i dha madhështinë e duhur kësaj feste të bukur poetike, padyshim qe mjeshtri i moderimit dhe i dokumentarit televiziv Defrim Methasani. Pesha e fjalës së tij artistike u evidentua, jo vetëm nga artististja e madhe e skenës dhe filmit Margarita Xhepa, por edhe nga disa poetë e shkrimtarë të njohura që kishin ardhur nga metropoli shqiptar për të ndeuar mikun e tyre Demir Rusi.
MIRËNJOHJE TË MERITUARA PËR POETIN
Qindra pjesëmarrësit që kishin mbushur sallën me arkitekturë moderne të këtij resorti provuan emocione të forta, jo vetëm nga interpretimi mjeshtëror i disa pozive të D.Rusit nga diva e skenës M.Xhepa, por edhe nga intepretimet me ndjenjë të poezive të këtij autori dhe fjalët e ngrohta përshëndetëse nga Kozeta Zavalani, Bujana Malaj, Nadire Karadaku, Dr.Dritan Korumi, Zamira Korançe, Barie Çupi, Artemida Arbri Nako, Perikli Shuli, Meri Mezini, Mimoza Shehu, Miranda Troci, Donika Gjura, Emrie Krosi, Zef Shtjefni, etj.
Ndërsa kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla do të fitonte respektin dhe admirimin e pjesëmarrësve duke i dhënë Demir Rusit Çertifikatë Mirënjohje me motivacionin sinjifikativ: “Për veprimtari të shquar të spikatur në krijimtarinë e veprave letrare në poezi dhe në prozë.
Numri një i Bashkisë së Bulqizës, që falë drejtimit të saj me kompetencë, profesionalizëm e përkushtim qyetar ka bërë dhe po bën aq shumë punë të mira në dobi të komunitetit, s‘kish se si të mos nderonte në këtë ditë të shënuar edhe Nderin e Kombit Margarita Xhepa, duke i dhuruar asaj simbolin e qytetit minator të Bulqizës.
Por autori i dhjetë librave Demir Rusi, do të vlerësohej në këtë ditë shënuar të jetës së tij, me Çertfikata Mirënjohje edhe nga Shoqatat Bulqiza e Jehona Shqiptare (me Presidente Znj.Margarita Xhepa), përkatësisht nga kryetarët e tyre Bashkim Lami e Zamira Korançe.
Kësaj feste të bukur ia shtuan madhështinë dhe gjallërinë me interpretimet e tyre mjeshtërore këngëtarët Kristina Ndoji, Arben Sinoni e Hysni Hoxha, si dhe valltarët e vegjël shoqërues të këngëve.
DISA NGA VEÇORITË NË POEZINË E DEMIR RUSIT
Me nëntë vëllime me poezi dhe një libër në prozë, të botuara në harkun kohor të pesë viteve të fundit, Demir Rusi vjen para lexuesit si një poet i spikatur, që paraqitet me atributet e origjinalitetit të tij të patjetërsueshëm. Ai nuk është i ngjashëm me askënd, është plotësisht dhe thellësisht vetvetja. Këtë identitet ai e shfaq, jo në një e dy por në afro 1000 poezitë e përfshira në këto nëntë libra me tituj intrigues. Kushdo që e lexon poezinë e këtij poeti do të konkludonte se D.Rusi është ndër të paktët poetë, i cili synon origjinalitetin dhe jo imitimin, konstrukton vetveten, për të mos qenë i ngjashëm. E kësisoj, si poet i dashurisë por edhe i dhimbjes njerëzore, ai jep edhe mesazhin e vazhdimësisë së jetës. Poezia e këtij autori është përçuese e përjetimeve një castëshme, por edhe e cilësive identifikuese të njerëzve që e rrethojnë apo edhe e atyre me të cilët i takon të polemizojë për ngjarje e problematika therëse. Këto veçori në poezinë e tij janë evidentuar më së miri edhe nga kritika letrare.
Kështu, nëse botuesja e pesë librave të fundit të D.Rusit, Artemida Arbri Nako, në parathënien e vëllimit “Një grua po vuan” e vlerëson vargun e këtij poeti si galaktikë, ku me finesë shtrihen të gjitha ndijimet, përjetimet e gjendja shpirtërore në momente të caktuara, poetja e shumëtalentuar Barie Boba Çupi, evidenton natyrshmërinë e tij. Në parathënien e librit “Ditëlindja e përlotur” të D.Rusit, ndër të tjera ajo shkruan se ky autor vjen natyrshëm si vëzhgues brengash dhe përjetimesh, pa lodruar në hapësira të largëta, nuk kërkon figuracion gjenial dhe aq më pak të tërhiqet nga ato. Ai është krejt original në strukturën e ndërtimit të vargut me motive të ndryshme të llojit artistic, sarkaik, të thjeshtë gjihashtu”.
Ndërsa Emrie Krosi në parathënien e librit të dhjetë “Borxhi që s’ka të paguar” evidenton modelin poetiko-letrar të llojit liriko-saterik; një zhaner letrar, ku ironia dhe sarkazma janë topose të modernitetit në poezinë e sotme shqipe.
Në nëtë librat e Demir Russ ka poezi tradite në varg e motiv dhe ku motivet dhe temat zënë një vend në dukje dytësor por që të mbeten në mendje. Temat janë: Mëmëdheu, qyteti, liria, shpendet simbolikë, referimet e ndryshme te personazheve, vende që kanë një histori të caktuar, etj.
Ritmi në poezitë e tij lëviz për shkak të përdorimit të natyrave të ndryshme strofore. Poezitë e tij janë plotë metafora e krahasime befasuese.
DHJETË LIBRAT E BOTUAR NGA DEMIR RUSI:
1. Djali që bleu vdekjen;
2. Ura e fjalës;
3. Anja;
4. Mos ik të lutem;
5. Mos perëndo o dielli im;
6. Suzi;
7. Mikja;
8. Ditëlindje e përlotur;
9. Një grua po vuan;
10. Borxhi që s’ka të paguar.
Comments