top of page

Plisin e atdheut putha


Poezi nga Xhevahir Cirongu


Vështrova syrin e qiellit blu,

aty lash shikimet e ndjejna u tret,

seç ra një re e bardhë atje mbi plis

dhe tek ne ngadalë u ndez një dritë.


Meteorët e e qiellit të shpirtit tonë

drithërima plot dhimbje ranë mbi baltë,

u puthën të dy si vëllai me motrën

lamtumirë i thanë njëri-tjetrit, paçit fat.


Pse kështu, vendlindje e këtij moti

Ku po shkoni si zogjtë shtegtarë,

Mos vallë mallkimi qenka prej zoti ?!

Jo, se lë folenë e vendlindjes me lotë të tharë.


Le të shtegëtojmë nëpër botë si lot i qiellit

Prapë do kthehemi me mallin e zhuritur tek ty;

Te plisi i atdheut me lot ngrirë ndalova atë çast

Gjithë dashuritë e zemrës u ndezën në flakë.

Durrës, 17 Tetor 2022

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page