top of page

Pistoleta dhe shpata.


Teuta Sadiku

Në një qytet të bukur që kalonte një lumë tejpërtej jetonte një djalë. Pranvera sapo kishte hyrë e flladi i ngrohtë sillte e përhapte gjithandej aromën e këndshme të luleve shumëngjyrshe.Edhe degët e bajames përpara oborrit hynin në ballkonin e shtëpisë së tij dhe djali nuk ngopej duke I kundruar .Sapo dielli i përkëdhelte fytyrën djali me ndihmën e mamit, lahej, vishej, merrte mëngjesin dhe nisej për në shkollë Çdo mëngjes mami shtynte karrocën e tij në trotuaret plot me pemë dhe djali lumturohej . Nuk ishte vetëm një shëtitje e këndshme për të, por një aventurë e vërtetë, me plot të papritura me makina që kalonin me shpejtësi, me borie që ulirisnin , me biçikleta plot ngjyra dhe njerës që vërshonin rrugëve si lumë për në punë.

Por sot për çudi mami nuk po hynte në dhomë.Në përpjekjet për t`u ngritur nga krevati e për t`u ulur në karrocën që ai rrinte gjithmonë, mami hapi derën e dhomës së tij të gjumit.

-Sot kemi kohë plot , prandaj mos u ngut , I tha mami duke I uruar një zgjim të mbarë.

Djali e vështroi ngultas mamin në sy për të kuptuar fjalët e saj.

-Për një farë kohe do të rrimë brënda në shtëpi Por ti mos u mërzit, ne bashkë do të kalojmë bukur.Do lexojmë libra, do bëjmë bashkë detyrat, do gatuajmë bashkë, do të luajmë bashkë.

-Po pse , pyeti djali gjithë kureshti dhe me një shqetësim në sytë e tij.

-Sepse na vrasin mikrobet , na vret një virus I keq që është përhapur.Por po të zbatojmë rregullat higjenike ne e shmangim këtë gjë dhe as nuk rrezikojmë jeton tonë dhe të të tjerëve.

Djali me fjalët e mamit në mendje mbaroi mëngjesin në heshtje .Tek e pa djalin të dëshpëruar e të rënë thellë në mendime ajo hapi derën e ballkonit nga ku djali mund të shikonte pemët e sapoçelura.Djali ndjente aromën e barit, dëgjonte cicërimën e zogjve, fluturat krahëshkruara që luanin mes tyre , bletët që zugatnin dhe zogjtë që hynin e dilnin në kurrorën e pemëve,por mendjen e kishte tek mikrobet dhe tek ai virusi i keq.

-Mami, tha djali papritur dhe shtyu vetë karrocën brënda dhomës , për tek kutia e lodrave.

-Ja ku e kam shpatën , dhe kapi fort me njërën dorë, shpatën prej lodre që ia kishte blerë dhuratë mami për ditëlindje.Tehu I shpatës së verdhë shkëlqeu nën rrezet e diellit të mëngjesit.

Mami vuri buzën në gaz . Jo,tha ajo duhet diçka më praktike më e rëndësishme dhe jetësore për ne .Higjena personale me ujë dhe ...

- Me ujë , pyeti i habitur dhe i gëzuar njëkohësisht djali si të kishte bërë zbulimin më të madh të kohës.

- -Atëhere po përdor pistoletën me ujë, tha djali dhe rrëmbeu pistoletën me ujë nga koshi i lodrave. Uji me presion do ta zhdukë virusin e keq.

Mami këtë herë qeshi me zë dhe e drejtoi karrocën dhe e pa djalin në sy me seriozitet . Që sot e tutje ne duhet të zbatojmë rreptësisht këto rregulla,i tha ajo;

-Lajmë fort dhe mirë duart me ujë e sapun.

-Më pas i dizinfektojmë ato.

-Kemi pecetën tënë personale.

-Nuk kapim hundën, sytë veshët me duar të pista.

-Kur kollitemi apo teshtijmë vëmë dorën përpara.

-Nuk dalim përjashta pa pasur arësye.

-Edhe po qe se detyrohemi të dalim për një shëtitje të vogël nuk përqafohemi, nuk takohemi.

-Nuk grumbullohemi për festa, as në shtëpi as në lokale.

-E kuptova mami , tha djali dhe me ndihmën e mamit u drejtua për nga lavamani për të larë duart dhe dezinfektuar ato..

Tani do e shikoni ju mikrobe dhe sidomos ti virusi i keq, tha djali me vete, si do mbyteni nga uji dhe shkuma e sapunit.Pa le si do të ngordhni fare kur ti dizifenktoj duart. Që sot e tutje , me rregullat e higjenës ,virusi i keq nuk do guxojë të më afrohet.

42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page