top of page

“Piramida e Plakut”


Analizë për librin e dytë me tregime “Piramida e Plakut” Memisha Gjonzeneli

Të dashur lexues e simpatizant të tregimtarit Memisha Gjonzeneli. Dekoruar nga Presidenti me Medaljen e Artë “Naim Frashëri”

Nga doc: Odise Çaçi 19 korrik 2021

Pa marrë përsipër rolin e orakullit, Memisha Gjonzeneli vjen vete si Profet dhe orakull me 12 tregimet , që na sjell në vëllimin e dytë.Por të flasësh për një penë të Artë që regjimi i egër komunist e hodhi në katakombet e ferrit, por që ja pas 50 vjetësh ai shpërthen duke çarë errësirën dhe doli në sipërfaqe duke dhënë dritë e dituri. Memisha Gjonzenelin e kam njohur në vitin 1983-1986, kur u emërova mësues në shkollën 8 vjecare “Xhevdet Lagji” Radhime.Në autobuzin që conte punëtoret ne sektorin e II-të të NB Rinia, nga fizarmonika që drejtohej nga shoferi i talentuar nga Qeparoi, Mihal Nako.Aty shkembenim mendime dhe shpesh kur donim të benim ndonje bicak, apo sëpate të vogël, apo për ti kalitur ato, mMemishai(Memo) ishte një mjeshtër i vërtetë i saldimit, pasi kishte marrë pjesë në shume vepra të medha të vendit si në Metalurgjik Elbasan, në Azotikun e Fierit, Ne Lac e Bulqizë.Ishte nje Herkul i vërtetë , gazmor, por shume i kujdesshëm , pasi biografia me “njollë” e shoqëroi deri në vitet `90, kur demokracia u shpall në vendin tonë.

Jeta e Memisah Gjonzenelit, është jeta e një martiri të pa nënshtruar , por gjithmonë me një mendim:Se një ditë i ligu do largohet qoftë dhe me dhunë.

Dhe ne e pamë në shkurt 1990 kur diktatori dhe diktatura u përmbysën për të mos u rikthyer kurrë më.

Tregimet e Memishaut kullojnë djersë e patriotizëm, një atdhetar që nuk u përkul kurrë , me gjithë peripecitë që hoqi si familje , herë me buke e herë me lecka, por me nje ndjenjë krenarie, pa humbur kurrë busullën se një ditë diktatura do të shëmbej dhe liria do të fitohej.

Kolegu im Luan Çipi , nje poet, shkrimtar, publicist, ekonomist na ka sjellë tregimet e Memishaut, sikur ka jetuar në një mjedis me të.Skenat rrënqethëse që shpesh na jepet Memisha, duket se Luani i perjeton si vetë autori, pasi dhe familja e tij me shume kontribute gjatë shpalljes së Pavarësisë, luftës së Vlorës, pjesëmarrës në çlirimin e vëndit, por që e pësuan pasi regjimi filloi të kosiste intelektualët, fillimisht ata që ishin shkolluar në Perëndim dhe më vonë edhe ata që studiuan në Lindje, duke fabrikuar e fallcifikuar historinë.

Tregimet e Luanit japin dashuri për vendin, për kontributin e tyre në territore dhe vatra ku lufta është e ndezur si në Afganistan, Kuvajt, Bosnjë-Hercegovinë, etj Dhe atë ai e ka dhene nëpërmjet tregimit “Dëshmorët” është një pjesë e biografisë së tij dhe të një shoku jetim.Ai tregon vajtjen në Cikago të SHBA, pas viteve `90.Puna në SHBA nuk është me kafe e aranxhat, bira e verë, por punë dhe vetëm punë.

Ai kujton pjesë nga jeta e tij në SHBA.Pushim beja vetëm të dielën. Për çdo të diel unë shkoja te një lokal që kishte Shqiptar dhe pinim kafe,në rrugën Montros dhe Linkoln. …Kështu u miqësuam me Iljazin…. Mua me quajnë Luan dhe me zgjati dorën. Mua me quajnë Memo, Jam Shqiptar nga Vlora dhe i shtrëngova dorën.!: Qenkemi patriot, më tha edhe, unë jam Shqiptar dhe kam jetuar kohë në Vlorë.

Pas një jave u takova me Luanin dhe ai filloi rrëfimin….

Tani une dija cdo gje per jeten Amerikane. Ata te dy me cuan te nje dyqan Shqipetar. Ishte nga Ulqini. Punoja ne ndertim dhe paguesha shume mirë.. Isha i fuqishem me trup si boksjer. Nje herë ne pune tre Meksikan dhe nje zezak u zunë me keta shoket e mi dhe po i rrihnin . Dy Meksikanet e tjerë iken me vrap duke bërtitur..Te dy shqipetaret erdhen dhe me perqafuan dhe me falenderuan. ..Zyrtari u kthye dhe me tha mua te kthehesh si sot java ne oren 9. A ke deshirë të behesh ushtar Amerikan?.Ka qene enderra ime i thashë. Nuk do i bisedosh me njeri, më këshilloi oficeri. Mbas 10 diteve u vesha ushtarë. Dhe se bashku me 10 te tjerë, zbritem ne Teksas,ne nje baze ushtarake, stervitje të renda, si ne xhungel. Flinim shumë pak. …Misionin e parë e bem ne Kuvajt. …Me vonë ne Irak, Afganistan. ,pushime nga 15 deri 20 ditë.

… Ai shkoi në Irak. Para se te ikte kishte njohur nje vajze shqiptare. .Kaluan afro dy vjet, gjatë kesaj kohe me foli 5 herë në telefon. …Bije zilja e telefonit, e kap ,nje ze femere qante. Memo, me tha, jam Leonora, Shoqja e Luanit. Luani na la. …erdhën dy oficera në shtëpi dhe më lajmëruan. Ai u varros atje ku luftoi. Gjithë shokët ishin familja e tij ...Të dy qanim... për një Hero që ra në krye të detyres për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, nje Hero, qe kishte emrin LUAN…MURATI…

Tregimi Dashuria :Miku im , prozatori Memisha Gjonzeneli , të vë të mendohesh thellë dhe të kuptosh se emigrimi nuk i zgjidh dot plagët e një vendi, por duhet që çdo komb, i madh apo i vogël, të mobilizohet për të siguruar qytetarët e tij me një mirëqënie të kënaqshme.

Ai na pasqyron një emigrant shqiptar, i cili pasi ka fituar llotarinë amerikane niset drejt Çikagos, ku me kalimin e kohës fiton dhe nënshtetësinë amerikane.

Fillimisht na jep nisjen nga aeroporti i “Nënë Terezës” në Tiranë, në Itali dhe mbrritjen në Çikago.Ai na njeh me pesonazhin kryesor Josifin, Lauretën e shoqja dhe vajza 17 vjeçare Shpresa…

Tregimin DJALI I MIRË, ku na pasqyron me penën e tij në mënyrë artistike ,jetën e dy familjeve ushtarakësh në kohën e diktaturës dhe pas viteve `90 pas ardhjes së demokracisë.Autori përshkruan me realizëm jetën mes dy sistemeve.Ai ka përshkruar me mjaft vërtetësi atë periudhë.Na tregon historinë e nje çifti ushtarakësh, te cilët në kushtet e asaj kohe shikojmë atë familje të madhe shqiptare që djali merrte me vete dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.Lidhja intime dhe problemet që e shoqëruan atë ishte pjese e një skeme që njerëzit e korruptuar kapeshin pas biografisë duke u sistemuar pranë sigurimit të shtetit dhe këta pagueshin për të trëmbur e për të mbajtur njerëzit nën tutelën e regjimit.Xhevati është përfaqësues I atij rregjimi që diti të manovrojë edhe pas viteve `90, por ajo që ngeli ishte se ata nderruan vetëm xhaketat se gjithçka tjeter ngeli siç ishte dhe po ata njerëz. ...

Tregimi Dashuria:Ti hyre në jetën time pa pritur dhe nuk dole më. Të dashuroj me gjithë forcën e shpirtit. Ti dashurove me zjarr SPIRON. Ndërsa unë dashurova BURGUN…Shpirti im, lamtumirë. Zoti të bekoftë. Dhe të faleminderit për jete!Për çdo nevojë që të kesh shko te prindërit e mi. Unë u kam folur atyre për ty dhe je pjesë e testamentit...”

Një dite në zyrën e Lumturisë vijnë prindërit e Spiros. Ata i thanë Lumturisë se një kompani do që t’u marri “Frutë Marketin”., duke falsifikuar dokumentet dhe janë në gjyq... Lumturia e priti avokatin. .. Brenda 10 ditëve gjithçka u zgjidh.. Avokati: Të gjithë pasurinë, të tundshme dhe të patundshme ia kalojnë Lumturisë, si çupa e ligjshme e djalit të tyre , Spiros..

Ajo shkoi me vrap te gjyshërit , i përqafoi dhe të tre mbushën sytë me lot. Ata ju luten që, ... Shpresa t`u bënte një vizitë.. Pas një jave me dy tufa me lule ...ato shkuan tek prindërit e Spiros..Ata u gëzuan... ju lutën që atë natë të flinin atje. Ato fjetën aty, me kujtimet e Spiros. Në mëngjes, të dy pleqtë, u thanë: “Ju lutemi, rrini me ne, ose na merri me vete ...” ...Vendosen që do ta kalonin jetën përgjithmonë bashkë.

Shpresa e nisi Lumturinë në Shqipëri , takohet me gjyshin dhe gjyshen e nënës , u blen një shtëpi dhe u lidh një pension deri në vdekje.

Ky tregim ka vlera edukative dhe një këshillë për të rinjtë e të rejat:Asgjë nuk vjen pa punuar, pa studiuar , pa sfiduar jetën.Jeta është e bukur, por atë duhet ta dashurosh me gjithë qënien tënde.Amerika është punë, disiplinë dhe tregu i lirë , që në Shqipëri do kohë dhe premisa për t`u emancipuar.Kushdo mund të largohet nga vendi i tij, por Amerika është këtu.Ekonomia e tregut të lirë kërkon dije e pasion, sfidë për të ecur përpara.Jeta nuk është një bulevard ku mund ti biesh kryq e tërthor, por ajo është e vështirë, do mjaft kurajo e kujdes, edhe me femijët duke u treguar rrugën e vërtetë të jetës.Këtë na tregon miku im i palodhur Memisha Gjonzeneli.

Tregimi “Shkëmbi I Ballistëve”, unë do perifrazoja “Urën e Ballistëve “në Hyrje të Vlorës, ku përjetësohej denigrimi i cili do të vazhdonte në breza, nëse nuk do përmbysej ky sistem.

Tek tregimi Harresa jepet forca e Luftës së Klasave , e cila isht” motori” i shoqërisë komuniste.

Tek tregimi “Darka e Paharruar” autori na sjell aspekte nga takimi në Vlorë me miq dhe armiq të tij, ku dhe kërkon me ngulm që të shikojme përpara, por pa harruar të kaluarën.

Në tregimin “Emigranti” trajton periudhën para rënies së regjimit komunist, kur ai regjim ishte në grahmat e fundit të tij dhe vazhdon me proceset demokratike në Shqipëri.

Si personazhe kryesorë janë dy djem nga Bregu i Jonit Hektori dhe Sokrati, të cilët, kalojnë klonin dhe futen në tokën greke.Po zbardhte. Ata vazhdonin të ecnin, kur para u doli një shtëpi.. I zoti i shtëpisë i kishte parë., i pyeti:-Shqiptar jeni?, i pyeti. -Po, u përgjigjen. : Dy të rinj,Hektori 17 vjeç secili... Sotiri dhe Hektori ishin shokë të ngushtë. Sotiri ishte ca më i madh se Hektori, kishte babanë shofer, nënën e një vëlla . Ndërsa Hektori, kishte një motër ,babai mekanik, nëna rrobaqepëse. Ata kudo shkonin bashkë. . Ishin gjimnazist.

Pjesa e dytë :Proceset demokratike në Shqipëri

. Mjaft Shqiptarë u shpërndan nëpër bote. Greqia, Italia, pritën mjëra emigrant shqiptarë. Hektori ishte në vitin e fundit. Mësonte shumë dhe donte të mbaronte me nota sa më të mira. Një dite po shkonte për konsultë në shkollë . Brenda portës së shkollës, pa një grup me vajza, që po diskutonin për një problem, po njera u fliste qartë dhe me argumenta Kjo vajzë i tërhoqi vëmendjen Hektorit. Mendoi ishte Shqiptare, bukur, me trup mesatar ,si sportiste.

***

Ky tregim tregon se si duhet të jenë marrëdhëniet midis popujve ballkanik, marrëdhënie vllazërore, të cilat autori i trajton në mënyrë harmonike duke tejkaluar shume konflikte të cilat nacionalizmi ekstrem i nxit dhe i kanë si kalë beteje.Duke lexuar këtë tregim mësojmë se e ardhmja e vëndeve ballkanike është në Evropë dhe secili vend duke shkuar me një fizionomi krejt origjinale dhe pa mllefe ballkanike.Tregimi dhe personazhet e ketij tregimi janë për një kohë , kur vëndët e Ballkanit të sheshojne konfliktet dhe të bashkëjetojnë në një botë të civilizuar.I uroj autorit , Memisha Gjonzenelit, jetë e fat aty ku ai jeton në SHBA.Pena e tij po gdhënd personazhe , të cilat do i mbijetojnë tallazeve të pseudo nacionalizmave... dhe konkludon se “Mirënjohja është një lule që nuk mbin në cdo kopësht.”

***

Tregimi “PIRAMIDA

Nje ese eshkurtër që të frymëzon dhe të japin energji të pashtershme dhe sot në kohë epidemie.Ai njihet për shpirtin human dhe për një karakter të fortë, që pak njerëz e kanë sot, apo shumë pak nga ajo shtresë ,që u persekutuan për 45 vjet , e cila nuk kërkon asgjë nga njerëzit e regjimit të kaluar komunist, por një falje për krimet e bëra dhe për përgjegjësitë reale të kohës.

Në tregimin “Piramida “ më kujton atë periudhë ku njerëzit nuk guxonin kurrë që ti afroheshin , pale të luftonin.Dhe mua mu kujtua një poezi qe kisha shkruar shumë vite më parë kushtuar “Urës së Morinës”, ku shqiptari u hodh nga kjo urë për ti shpëtuar regjimit serb, por që njerëzit e sigurimit të shtetit e rikthyen prap në Kosovë, dhe ky u hodh nga Ura në Morinë...Një sakrificë e jashtëzakonshme.

Ai na tregon se si Plaku Majk Smith, një njeri i nderuar, kërkon të marrë pjesë në Luftën civile, që zhvillohej në SHBA , ku Veriu kapitalist, përplasej për jetë a vdekje me Jugun skllavopronar ,të plantatorëve të mëdhenj të kohës.Veriu përfaqësonte zhvillimin, Jugu përfaqësonte errësirën skllavopronare, por kjo errësirë e mbuluar me veladonin e tokës dhe të urrejtjes

Plaku mendonte se Jugu e kishte të drejtë të mbrohej, por per kë duhej të luftonte..? Pyetje që vështirë të gjejë një përgjigje, pasi Plaku i mbarsur me efektet e propagandës së Jugut Skllavopronar mendonte se e kishte të drejtën që të luftonte deri në pikën e fundit të gjakut.Ai nuk shkëputet nga brezi i të rinjëve dhe nuk i pëlqen që kjo moshë e katërt të ri brënda bunkerit me fëmijë dhe gra.Vendosmëria e tij i kapërcen kufitë e memories.Pasi siguron armën, fishekët niset ballor drejt frontit pa ju dridhur qerpiku, duke menduar se kishte gjithmonë të drejte. u afrua nja 50 meter dhe qëndroi.Ushtarët armiq i kishte shumë afër. Në këtë kohë komandanti armik, doli para skuadrës dhe urdhëroi skuadrën të çoheshin në këmbë dhe te rrinin gatitu,për nder armë dhe vet doli para skuadrës e qëndroi gatitu me dorën në kokë, duke nderuar.

Po kush i kishte cuar Jugorët drejt Luftës Civile (Për këtë kujtoj kur rezervistet e veriut në vitin 1997 me trazirat në Vlorë, pas renies së piramidave, pyeten komandantin e tyre se ku i conte...dhe kur u tha se do shkonin në Vlore, ata refuzuan dhe pjesa më e madhe zbriten nga makinat ushtarake, apo dy aviatoret që u ulën me avionët e tyre luftrakë në bazën e NATO- në Itali...),

një çmenduri, i kish ndërsyer në luftën Civile vëllavrasëse, po në shpirt ndiheshin krenar ndaj trimërisë dhe vendosmërisë njerëzore solidare, që nuk ndiente frikë dhe moshë.

“Majku ngriti pushkën, e drejtoi nga skuadra, vetëtimthi, i shkoi ndërmend, se armiqtë përballë, ishin djem të rinj Amerikanë dhe po njësoj, trima dhe plot nderim e respekt, “autori vazhdon “Majku, e hoqi pushkën nga pozicioni qitjes dhe e uli me qytë në tokë, theu gjunjët, u ul dhe puthi token tri herë, pastaj mblodhi forcat dhe i vendosur u ngrit më këmbe, bëri kryqin, vuri tytën e pushkës ndenë mjekër, shkrehu këmbëzën dhe bashkë me oshtimën e pushkës, ra edhe vetë Majku në tokë.”

Dhe në këtë kohë nuk shikojmë nga krahu armik të qëllohet e të bëhët shoshë nga plumbat, por shumë njerëzore “Komandanti armik shkoi me vrap, po ishte e kot MAJKU kish ndërruar jetë. Thirri katër ushtarë, morën Majkun dhe e vendosen në një bregore të vogël, që lufta të mos ta dëmtonte. E rregulluan mirë, siç e meritonte. I vunë nën kokë edhe pushkën, në anë edhe dy kutit me fishekë. E nderuan të gjithë dhe pastaj shkuan dhe zunë vend në llogoret e tyre.”.

A mund ta përfytyroni një ngjarje të tillë në kufijtë ballkanik , vërtet një shëmbull që duhet vlerësuar.Kujtojmë vrasjet në kufi ne fillim të viteve 90 dhe zvarritja e tyre para qytetarëve ne disa qytete të Shqipërisë dhe sidomos në zonat kufitare.... dhe ngjarja bëri jehonë në të dy krahët e luftës:Veriu dhe Jugu. Ngjarjen e ndoqën me ankth dhe me lot, të gjithë luftëtaret, pozicionuar për t’u vrarë, përballë njeri- tjetrit. Ai u dha forcë dhe besim bashkëfshatarëve të tij. Në mëngjesin e ditës tretë forcat kundërshtare u shpartalluan. “

Varri i MAJKUT ngeli, dhe si PIRAMIDE kufiri, ku ndahet Veriu, me Jugun. Për nder të veprës së MAJKUT,ngritën një PERMENDORE, ku në çdo përvjetor, shkon e gjithë krahina, duke e mbuluar sheshin me lule.” .Kujtojme tek ne prapësite e politikës kur pese heronjte e Vigut ne Shkodë i cojnë aty ku hidheshin mbeturinat dhe nje grup huliganës u prene disa dhe duart...A ka me keq se kaq... Majku mbeti simboli i gjithë krahinës.Lufta civile në SHBA u mori jetën mbi 620 mijë luftëtare: Oficere, ushtarë,punëtore, fshatarë, fermere, minatorë, intelektuale,detare,femije, gra,pleq etj .Veprimi i Plakut Majk Smith, ngelet simbol i iniciativës,rezitencës ,vetmohimit, i guximit dhe mençurise .Ai shpreh tolerancën dhe guximin që njeriut nuk duhet ti mungojë edhe tani në kohë Pandemie , ku Kovidi -19 ka infektuar miliona njerëz në gjithë botën dhe duke marrë shumë jetë nga të gjitha moshat, por më tepër nga mosha e trete dhe e katërt.Një ftesë për shkencëtarët që sic shpikën bombën me hidrogjen,apo atomiken, apo dhe aparatura për të vizituar dhe pushtuar Kozmosin , duhet punuar dhe për të krijuar Vaksinën kundër kësaj mortajetë re.

Ky tregim është dhe një mesazh për Rininë , që kurrë të mos nënvleftësojnë ligjet e shtetit dhe për të qënë në ballë të reformave për ta rreshtuar shqipërinë në krah të vëndeve më të zhvilluar si në Evrope dhe SHBA

Tek tregimi – LUMTURIA autori na sjell disa moment nga jeta e vëllait, cili kishte sakrifikuar shume per familjen, por dhe famija për të

Memishai kujton:

VËLLAI,, në çastet e fundit të jetës, u zgjua dhe u drodh si i trembur. Unë fillova t’i fërkoja krahun. ... Ai më foli me ngadalë:

- “Vëlla, më tha. Para ca ditësh të thashë që kisha një dëshirë, po të ma bënte kollaj Zoti, të veja në Tragjas dhe të ngulja të dy gjunjët në Izvuar (lumi i Tragjasit) dhe të pija nga ai ujë perëndie me etje. Kaq jetë dua. Tani, që po mbyllet rrethi, dua dhe diçka tjetër...

-Ai tha: Do doja të me çonte Zoti në Vlorën hyjnore, ose më mirë në Skelë, te Turizmi, ose te Don Anton Marku, ku kaluam fëmijërinë e mjerueshme, të futesha në det dhe të lahesha pafundësisht, si bënim kur laheshim të katër vëllezërit. Aq desha. Kur të delja nga uji, të mos më linte kush të shtrihesha në kum, po me atë imazh, të më merrte Zoti.

… Ka vite që shkoj çdo verë në Vlorën time të dashur. Ajo më çmall e më mbush me dashuri. …

Me këto tregime Memisha Gjonzeneli vjen në Vlorën ku ai kakoli fëmijërinë dhe ku kjo dashuri shtohet nga dita ne dite, dhe kete dashuri do qe t`jua kaloje femijeve, niperve ne breza me moton:Vlora dhe mbare Shqipëria është Atdheu Yne.Mos harroni kurrë se jemi shqiptare.FLM zoti gjonzeneli për këto tregime si perla, njera më e bukur se tjetra. Libri është ndërtuar mjaft mirë , me një stukturë solide dhe me një parathënie me mjaft art e vërtetesi nga Enrieta Sinaj, si dhe poeti dhe shkrimtari vlonjat Luan Çipi, i cili duhet falenderuar. ..Urime.

Vlorë, më 19 korrik 2021 Nga doc: Odise Çaçi

77 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page