top of page

PIRAMIDA E PLAKUT


Memisha Gjonzeneli

Është kohë e vështirë pandemie. Gjithë bota është shqetësuar dhe jeton me pasojat e Koronavirusit, “Covid 19”. Me gjithë preokupimin e përditshëm dhe përpjekjet serioze të Akademive dhe shkencëtarëve më të shquar në të gjitha shtetet, nga Kina, Rusia, Gjermania, Anglia dhe Amerika, ende nuk po gjendet kura për ta luftuar dhe nuk po formohet vaksina për ta frenuar këtë armik botëror të njerëzimit. Ka qindra mijë te infektuar dhe mija të vdekur. Të gjitha qeveritë, burrat e shtetit, shkencëtarë dhe fetarë, e kanë problem dhe preokupim të përditshëm, këtë mostër fatale, të fuqishme e të padukshme. Nuk i dihet saktë origjina e virusit, ecuria dhe sa do vazhdojë të korrë pa mëshirë çdo ditë mijëra jetë aktive, kryesisht duke synuar në moshat e plakura, mbi 70 vjeç. Duke menduar për pozicionin fatal dhe pasigurinë e pleqve në të gjithë botën, në këtë kohë të frikshme të koronvirusit, më shkoi mendja te vlerat e mëdha potenciale që ata mbartin, po dhe në kontributin e tyre për shoqërinë njerëzore me dijet e shumta të akumuluara ndër vite dhe përvojën e tyre të gjatë. Vlerat dhe mirësitë e shumë pleqve të shquar, unë i kam të freskëta në kujtesë, si nga jeta ime e gjatë në vendlindjen time, në Shqipëri, po dhe për ç’kam përjetuar në atdheun tim të dytë, në Amerikën e Madhe. Vlerën e njeriut të moshuar e plak do mundohem ta shpreh edhe me një ngjarje mjaft të hershme në Amerikë, gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë: Lufta Civile në Amerikë, një nga çuditë dhe prapësitë njerëzore botërore, sapo kish filluar dhe po bëhej çdo ditë më e ashpër. Siç dihet, luftonte Jugu me Veriun. Shpesh vija e luftës ndante në mes fshatin. Kështu ndodhi aso kohe për një çast, në një fshat që quhej Mirlan, me afro dhjetëmijë banorë, që shtrihej në zonën e Northit, ku gjysmën e zotëronin ata të Northi dhe gjysmën Southi. Kishte ditë që, qysh për së largu, dëgjoheshin oshtimat e predhave të topave. Oshtima sa vinte dhe dëgjohej më afër, derisa një ditë dukej me sy tymi dhe dëgjoheshin deri krismat e pushkëve. Pra armiku ishte afër fare. Ndërkohë në fshatin Merlan erdhën disa ushtarakë të asaj ane. Ata bënë thirrje për mobilizimin e gjithë popullit, për të mbrojtur tokën, familjen dhe fshatin. Të gjithë burrat dhe të rinjtë pa përjashtim, u treguan të gatshëm dhe filluan me njëherë nga organizimi dhe përgatitja ushtarake. U ndanë në skuadra dhe filluan stërvitjet. Në fshat përveç grave dhe fëmijëve, mbeti dhe një plak 86vjecar, që quhej Majk Smith, bashkë me të shoqen 79vjecare . I gjithë fshati, qysh në mëngjes, deri vonë në darkë, stërviteshin pa pushuar. Kur mbaruan programin e stërvitjes, po të gjithë shkuan buzë fshatit dhe hapen llogore, ti kishin gati për sulm dhe për mbrojte. Në një çast zbuluesit lajmëruan se armiku ka mëritur. Forcat mbrojtëse u shpërndanë njësh kolon, në gjithë gjatësinë e barrikadave dhe ishin në gatishmëri luftarake. Të nesërmen në mëngjes dukeshin qysh për së largu, deri flamurët e armikut. Edhe ata filluan të hapnin llogoret… Plaku MAJK SMITH, kishte pak kohë që nuk po i dëgjonte më zhurmat e këndshme të fëmijëve dhe lëvizjet e zakonshme të njerëzve. Pyeti të shoqen.: -Ç’është kjo qetësi e madhe në fshat? Ajo i tha: - Kurrë nuk të kam fshehur gjë edhe tani nuk mundem të të gënjej. Të gjithë më thanë të mos të të tregoj. Majk, e gjithë krahina është mobilizuar për luftë, se armiku është fare afër, në kufi të fshatit! Majku u mërzit shumë. E shoqja i tha, se ata kishin mendimin e prerë që Majku na duhet këtu. Majku shkoj hapi një arkë dhe nxori prej andej një pushkë të shkurtër, mori dhe dy kuti me fishek dhe u nis dhe ai për në front. Mëriti shpejt në vijën e parë të frontit, gjeti një vend bosh dhe u vendos aty, po shpejt erdhi komandanti dhe e largoj prej aty. Komandanti i tha se ai vend ishte i zënë. Ai iku me poshtë, po e njëjta gjë i ndodhte. Më së fundi ai e kuptoj se shokët nuk donin që ai, një plak 86vjeça, të ishte në ballë të frontit. Vendi i caktuar për të ishte pranë grave dhe fëmijëve. Majku, duke lëvizur gjatë llogores, pa një shkallë të vogël që ngjitej lartë në sipërfaqen, ku dukej fusha, ku do bëhej beteja. Hipi shkallët dhe doli në fushën e gjerë. Hoqi pushkën nga krahë-qafa, e mbushi, i hoqi siguresën dhe e beri gati për luftë. Me pushkën gati për zjarr, u nis drejt pozicioneve ku qenë armiqtë. Shokët nga llogoret i bërtitën që të kthehej, po ai nuk i dëgjoi, veçse ecte i vendosur, me pushkën ngrehur. Ai veçse ecte me pamje ballas. Filloi të ndjente shumë vapë, megjithëse ishte ftohët. Balli ju mbush me djersë. Eci dhe pak. Ju duk se palltoja e tij po e pengonte. Hoqi dhe pallton dhe e hodhi në tokë dhe tha me vete: mua nuk do më duhet më. Eci dhe nja 30 metër. U lodh, e uli pushkën dhe filloj ta përdor si bastun. Ushtarët armiq, qysh kur e panë plakun që doli në fushë të hapur, lajmëruan komandantin e tyre. Ai erdhi, mori dylbinë, e vërtetoi më mirë se kishte të bënte me një plak të mbaruar e ndofta të marrë dhe dha urdhër që në asnjë mënyrë mos të shtinin. Plaku i drobitur, mezi i hidhte këmbët. Më së fundi u afrua nja 50 meter dhe qëndroj. Ushtarët armiq i kishte shumë afër. Në këtë kohë komandanti armik, doli para skuadrës dhe urdhëroj skuadrën të çoheshin në këmbë dhe te rrinin gatitu, për nder armë dhe vet doli para skuadrës e qëndroj gatitu me dorën në kokë, duke nderuar. Edhe ata, jugorët, Amerikanë ishin dhe një çmenduri, i kish ndërsyer në luftën civile vëllavrasëse, po në shpirt ndiheshin krenar ndaj trimërisë dhe vendosmërisë njerëzore solidare, që nuk ndiente frikë dhe moshë. Majku ngriti pushkën, e drejtoj nga skuadra, po askush nuk lëvizi nga qëndrimi. Ndërkohë vetëtimthi, i shkoi dhe plakut Majk ndërmend, se armiqtë përballë, gjithashtu ishin djem të rinj Amerikanë dhe po njësoj, trima dhe plot nderim e respekt. Atëherë Majku, e hoqi pushkën nga pozicioni qitjes dhe e uli me qytë në tokë, theu gjunjët, u ul dhe puthi token tri herë, pastaj mblodhi forcat dhe i vendosur u ngrit më këmbe, bëri kryqin, vuri tytën e pushkës ndenë mjekër, shkrehu këmbëzën dhe bashkë me oshtimën e pushkës, ra edhe vetë Majku në tokë. Komandanti armik shkoj me vrap po ishte e kot MAJKU kish ndërruar jetë. Thirri katër ushtarë, morën Majkun dhe e vendosen në një bregore të vogël, që lufta të mos ta dëmtonte. E rregulluan mirë, siç e meritonte. I vunë nën kokë edhe pushkën, në anë edhe dy kutit me fishekë. E nderuan të gjithë dhe pastaj shkuan dhe zunë vend në llogoret e tyre. Ngjarjen e ndoqën me ankth dhe me lot, të gjithë luftëtaret, pozicionuar për t’u vrarë, ballas njeri tjetrit. Ai u dha forcë dhe besim bashkëfshatarëve të tij. Mbas dy orësh filloj sulmi mbi armiqtë... Dy ditë dhe dy net, nuk pushoj lufta. Në mëngjesin e ditës tretë forcat kundërshtare u shpartalluan. Të gjithë bashkëfshatarët, sa mbaroj lufta, u drejtuan për te Majku. Shkonin me radhë dhe përuleshin me nderim para tij. Majkun e varrosen me një ceremoni madhështore, atje ku ai puthi tokën. Varri i MAJKUT ngeli dhe si piramidë kufiri, ku ndahet NORTHI, me SAUTHIN. Brenda një viti, për nder të veprës së MAJKUT, ngritën një përmendore, ku në çdo përvjetor, shkon e gjithë krahina, duke e mbuluar sheshin me lule. Mbas një viti ndërroj jetë e shoqja e Majkut. Ajo e la amanet, që të varrosej tek i shoqi, por kisha nuk ja plotësoj dëshirën, duke thënë se Majku është simboli i gjithë krahinës, ndërsa gruaja e tij i përket vetëm familjes dhe prindërve të saj. Lufta Civile në Amerikë zgjati katër vjet dhe morri 620.000 jetë njerëzish. Plaku Majk Smith, ngelet simbol i iniciativës, rezistencës dhe vetëmohimit. Nga thellësia e shekujve ai na thërret për guxim e mençuri. Dhe, në këto ditë botërore zije e ngujimi, për shkak të përhapjes pa kufi të koronvirusit, që synon të godasë këdo, po më së shumti pleqtë, na takon t’i nderojmë e të kujdesemi më shumë për ta, duke mënjanuar plotësisht lëvizjet dhe kontaktet e tyre jashtë shtëpie. Çikago, 26. Mars. 2020




16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page