top of page

Perdet e klasës sime



                 Tregim i jetuar Nga   Përparim    Hysi


Nëse këtë tregim do ta sillja  si një dëshmi apo si një akuzë për sistemin e dikaturës së proletariatit, unë do të quhesha dëshmitar okulist. Se i  tillë isha në këtë rrëfim të dhimbshëm. Për lexues që nuk e njohin atë sistem, ky rrëfim-dëshmi do të duket si i shpikur apo ca dhe më shumë: me një fryrje apo zmadhim që logjika elementare nuk e pranon. Mirëpo unë nuk jam i zoti që as t'i fryj,por as dhe t'i "shfryjë" ato që më kanë parë sytë. Natyrshëm, që tregimin nuk e kam shkruar,flakë për flakë kur ndodhi,se mos kujtoni që isha aq trim,sa t'i hyja detit në këmbë. Ta shkruaje ngjarjen që po tregoj si ndodhi, e kisha gati qelinë e ftohtë të burgut që,sado që nuk e kisha provuar, i ruhesha si delja nga gërshëra.

                                                        *      *    * Unë isha mësues në këtë fshat dhe,sado që banoja nja dy km larg, në një fshat tjetër, pothuajse qeshë vendas këtu. Këtu, në këtë fshat kam lindur dhe jam larguar me banim, kur isha 16-vjeç. Kur mbusha 25-vjeç, u ktheva në vendlindje dhe  punova për 25-vjet me radhë. Qeshë i tillë që çdo derë e këtij fshati ku  më kish rënë koka,ishte me të dy kanatat e hapur. Shkurt: isha më i shtëpisë nga çdo mësues tjetër që punonte në këtë fshat. Shkolla kishte gati mbi tridhjetë mësues dhe qeshë më  i "gjenduri" apo më i "përkëdheluri"  nga kolegët e tjerë. Burra e gra nga fshati,kur kishin ndonjë problem apo"gërç" në shkollë, pa tjetër që kërkonin dhe ndihmën time. Qenë babaxhanë, me burra dhe gra, dhe kurrë nuk pati ndonjë "përplasje" në atë shkollë të madhe me gati 600 nxënës. Si  kolektiv mësimor, mardhëniet prindër-fëmijë i kishim të ngrohta. Në raste gëzimesh (flitet për dasma),si kolektiv shkonim dhe uronim,se të tilla i kishim raportet prindër-mësues dhe nuk ndodhte kurrë që mos shkonim,kolektivisht, kur në iks familje kishte një fatkeqësi apo dhe mort. Në raste të tilla, mundoheshim që ta zbutnim sado pak dhimbjen edhe duke kontribuar finaciarisht. Merreni me mend: fshati kish arritur në zgrip dhe"përplitjet" made in"tufëza dhe arëza" jo vetëm nuk e kishin zbutur varfërinë,por e kishin thelluar atë. Të ardhurat për frymë qenë tronditëse,se duke u hequr lopët dhe atë"tridynymshin", pothuajse e kishin afiksuar fshatin. Në të vetmin dyqan me artikuj të përzierë që kish fshati, kishin mbetur veç mallra të zhvlerësuara, të dalë boje atje mbi rafte,sa të dukej që, po të hynte miu, mund të thyente kokën. Shitsi qe po ai i  njëzet vjetëve dhe mallrat stok po kaq kishin mbi rafte.

                                                              *     *    * Sapo mbrritëm në shkollë ( në 7.30 ne ishim të gjithë aty,sado që pjesa drëmuese vinte nga FIERI (7-km larg) dhe kishte dhe nga 12-km larg), mora vesh që njërit prej fshatarëve i kish vdekur  djali-foshnjë aty nja 4-vjeç. U nisëm burra e gra për ngushëllim. Nuk ish larg nga shkolla as 500 metro. Shkuam atje. E gjetëm të  atin, ca i këputur nga varfëria dhe ca nga dhimbja,sa mezi qëndronte në këmbë.Bëmë detyrën tonë  (lamë mbi  tavolinë zarfin) dhe,tek po ndaheshim (se na fillonte mësimi), ai më tërhoqi veçan. Ndërsa kolegët ikën, unë,si vendali,e mendova "tërheqjen veçan" si diçka që duhet të bëja më shumë se sa kolegët  e mi. Futa dorën në xhep dhe, pa më folur ai, i thashë:- Të duhen lekë? Jo,- ma priti ai. Lekë ca nga fshati dhe ca nga ju, m'u bënë mjaft për këtë hall që më ka zënë. U lehtësova,hoqa dorën nga xhepi dhe i thashë:- Përse më ndalove mua?

- Më duhet një copë e kuqe për arkivolin! - Po a nuk i the shitsit?- pyeta unë. -Shkoi deri në Fier dhe asgjëkundi nuk ka copë të kuqe. -Po unë,- i thashë,- ku ta gjej copën e kuqe? Po ti e ke, o PAPI (kështu më thërresin të tërë) dhe unë,pasi të mbaroj hallin, do ta paguaj!!! E mëshirova se thashë që do ta kish nga tronditja. Ore,- i thashë,- po ku e kam këtë copë të kuqe dhe nuk ta dhënkam ty? Fatkeqi qe roje në afërsi të shkollës  dhe kish vënë re që në gjithë shkollën, në klasën time(klasën që kisha kujdestari),kisha perde të kuqe. -Po ato janë perde dhe janë shplarë nga koha... dhe mos kujto se dua lekë për to. Kurrë nuk e kam ndjerë veten më keq se sa kaq. Shkova i hoqa dhe tek një familje i lava.Pastaj rrobaqepsja,NAZUA aq e mirë ,i hekurosi mirë e mirë dhe,pasi ia paketova në një gazetë,i dërgova. Ndjeva dhimbje dhe  m'u kujtua "Bukuria që vret" e MIGJENIT. Ajo britma e guximshme e tij "... merrnje dhe flijoheni për atë  që ka më shumë merita", më vlonte përbrenda, por kafshova gjuhën dhe, prej asaj kohe, kam alergji për perdet.

                                                       *      *    *    Epilog                Para tri vjetësh,kalova në afërsi të shkollës sime ( të asaj shkolle,kur mbaja perde të kuqe) dhe,kur iu afrova shtëpisë të atij rojës së dikurshme, u befasova. Një vilë me dy kate. Pyeta dhe më thanë:- E ka bërë djali (ka qenë në emigracion) dhe më tej veç meditova për atë kohë dhe atë regjim që ,veçanërisht,  fshatarit,këtij aleatit të klasës punëtore,mend i hoqi skalpin duke e katadisur në një varfëri ekstreme.


                                                                    Tiranë, 6 shtator 2020

42 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page