top of page

Patriotizmi: “Terreni i skuqur”



Fatmir Terziu

Patriotizmi i sotshëm shqiptar është një fjalë polemike. Ai ka kohë që ka mbetur në një territor të diskutuar. Patriotizmi mbetet “Terreni i strukur”, për të mos thënë “i skuqur”. Në mesin e shqiptarëve nga të dy anët e kufirit, po kaq debatues. Debatues midis shqiptarëve të një Kombi?! Po kaq, tek ata që luftojnë ta pranojnë… E theksojnë besnikërinë e tyre me një përkufizim që dënon sllavizimin, shtypjen dhe nënshtrimin deri në kohën kur NATO bombardoi dhe i largoi nga pjesa e kufirit. Dhe bekojnë se “Patriotizmi kishte zënë rrënjë”. Rrënjë, kryesisht sepse patriotizmi ishte shumë i lidhur me nacionalizmin. Pra, sepse është një gjendje krejt tjetër. E thjeshtë, apo e ndërlikuar?!

Ajo që e bën më të ndërlikuar është se patriotizmi është më shumë një ndjenjë, sesa është një koncept. George Orwell e përshkroi atë si “mistik”, “një urë lidhëse midis së ardhmes dhe të kaluarës”. Ai shkroi për të mjaft në esetë e tij të shumta, por e bëri të pranishëm edhe në sfondin e trillimeve të tij dhe librave të tjerë. Në librin e tij të famshëm “Një Mijë e Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katër”, shihet si mungesa e ndonjë dashurie kombëtare, ku metohet dëbimi i plotë nga shoqëria, që nënvizon dystopinë (një vend apo shtet i imagjinuar në të cilin gjithçka është e pakëndshme, ose e keqe, zakonisht totalitare ose e degraduar nga ambienti).

Eseja e Orwellit “Vendi im i djathtë, apo i majtë” u shkrua në vjeshtën e vitit 1940, kur shqiptarët që morën pjesë bashkë me të, përfshirë dhe Mehmet Shehun, i cili më pas do të bëhej Kryeministër i Shqipërisë dhe njëkohësisht dhe një viktimë e pozitës në të cilën ai u gjend pa jetë. Ndryshe nga ish Kryeministri i Shqipërisë, Orwell ishte kthyer i plagosur nga Spanja në 1937, pasi kishte luftuar për qeverinë republikane kundër forcave të Francos. Ai ishte përballur me fashizmin me pushkë dhe, përsëri e shihte luftën në mënyrë efektive për shkak të pengesave të një sistemi klasor të vjetëruar, që për të mposhtur fashizmin, duhej aspekti themelor ekonomik dhe kërkohej ndryshimi shoqëror. Ndaj atëherë, “Patriotizmi nuk ka asnjë lidhje me konservatorizmin”, shkroi Orwell. Sipas tij “është përkushtimi ndaj diçkaje, që po ndryshon por që ndjehet mistike, por e njëjtë”.

Kërkohej patriotizëm, por ai shihte një të ardhme, që tërhiqte të kaluarën e saj. Por, Ai shkruante për qëndrueshmërinë dhe paaftësinë e së majtës për t’u lidhur me instinktet patriotike. Ndaj në pikën e leximit të Orwell, kuptojmë qartë se e majta ka probleme historike, dhe mbi këtë në jo pak raste bie në sy patriotizmi i saj, si pjesa më e madhe e politikës së saj. Kjo, sipas Orwell është një ndikim i bazuar tek mendimi i Liderit, ose më saktë tek mendimi “vetë i drejtë”. Kjo ndodh, edhe sot kur kuptohet se ndonjë gjë prej mendimit “vetë i drejtë”, është më e përhapur, më e theksuar edhe tani, sesa në kohën e Orwell.

Nga ana kulturore, e majta lokalizon shijet e mendimit “vetë i drejtë” me shijet që vijnë nga jashtë shtetit, të cilat ata i konsiderojnë si një shenjë sofistikimi, detyrimi, integrimi, qasjeje sociale. Kur drejtuesi i mendimit “vetë i drejtë” analizohet me shijet e të “Tjerëve”, jashtë formatit majtist, si në veshje, paraqitje dhe sjellje, natyrisht kjo nuk vjen nga zakonet e leximit, ai natyrshëm flet ndryshe në këtë pikë, se i përket mendimit “vetë i drejtë”, “dashurive” globaliste në kohën me “Covid 19”-te. Termi: “Jemi një në BE!” pra, jashtë vetë faktit, faktorit dhe fatit shekullor. Patriotizmi shqiptar?!… Ku shkoi? Ku vajti nocioni i tij?!

Sidoqoftë duhet të theksojmë se nocionet e patriotizmit në Shqipëri sot nuk janë të kufizuara në etnitet, se patriotizmi etnik nuk është më në prapavijë dhe pothuajse i zgjuar, sigurisht e shkuara ka mbetur një tabu. Në fakt, do të argumentoja se patriotizmi shqiptar i sotëm ka më shumë të ngjarë të krenohet me “lirinë” e pasaportave bullgare, që marrin shqiptarët autoktonë të një treve mjaft patriotike në shekuj dhe që është djegur nga bullgarët. Njerëzit e tjerë, ata më të varfëruarit, që nuk e kanë një status të tillë të dhënë dhuratë prej mendimit “vetë i drejtë”, mund të ndjehen, dhe kanë çdo të drejtë të ndjehen, po aq patriotikë, ose po aq atdhetarë sa njerëzit e tjerë, që hapin e mbyllin banka me tendera, rryshfet e korrupsion. Në vend që të dëshpërohemi dhe të postojmë një fotografi të pjesës së ndershme dhe patriotike që i dalloi në shekuj shqiptarët, atë të “Besës” në internet, tashmë gëzimi në rrjetet sociale është marrja e një pasaporte të huaj dhe qëndrimi diku në skutat e mizerjes së emigrimit. Siç thotë Orwell: ‘Një lëvizje inteligjente Socialiste do të duhej të përdorte patriotizmin [e njerëzve] në vend që thjesht ta fyente atë.”

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page