top of page

Pasojat e Revolucionit dhe Realizmit Socialist në Shqipëri


Skënder Sadri KAPITI

Pasojat e Revolucionit dhe Realizmit Socialist në Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas çlirimit të Shqipërisë, Shqipëria nuk mori drejtimin politik e demokratik të duhur, as orientimin e duhur perendimor, por atë lindor komunist, orientim e drejtim i cili ishte kundër vizionit properendimor të shqiptarëve. Lufta çlirimtare kishte karakter çlirimtar nacional dhe objektiv demokracinë por ajo u shfrytëzua dhe u manipulua dhe si pasojë erdhi dhe u instala regjimi komunist.

Lufta nuk ishte revolucion socialist, por pas çlirimit të Shqipërisë filloi revolucioni socialist , filluan, u ndërmorën dhe u zbatuan reformat revulucionare socialiste të tipit ruso-bolshevik, duke i dhënë orientimin e gabuar Shqipërisë, instalimin e diktaturës së egër komuniste, pasojat e rënda të së cilës shqiptarët po i vuajnë edhe sot,pas 30 vitesh gjatë ktij tranzicioni traumatik pseudodemokratik ashtu sikurse që ishte edhe vetë diktatura.

Letërsia, akademia, shkenca, filozofia, historia, pluralizmi politik e shoqëror ashtu edhe pseudodemokracia, pushteti e politika shqiptare sot, ato dhe ata të cilët i drejtojnë e sundojnë ato, ata i kanë akoma “rrënjët te partia” mëmë që i lindi, i rriti, i ushqeu dhe i edukoi; i kane te rrënjët e komunizmit të cilat infektuan gjakun dhe plasaritën rëndë tabanin kombëtar dhe pasojat e Revolucionit Socialist dhe të Realizmit Socialist vazhdojnë të ndihen akoma edhe sot.

Në Shqipëri nuk ndodhi dekomunistifikimi i komunizmit, as lustracioni, as ndëshkimi i krimeve të komunizmit, as kompensimi real i atyre që kishin vuajtuar nga persekutimi, shpronësimi dhe shkatërrimi psiqik , moral e material por ndodhi një transformim i Socializmit, nga një socializim shtetëror ekstrem në një kapitalizim privat i sistemit komunist, ku komunistët, shtresa e lartë dhe e privilegjuar e regjimit komunist u bënë kapitalistët dhe oligarkët e sistemit të moderuar neokomunist.

Revolucioni francez roberspjerian, Komuna e Parisit, komunizmi dhe marksizëm -leninizmi rus pollën revulucionin kriminal të dhunës proletare për të marrë pushtetin; dhe revolucioni socialist polli bijën besnike e fanatike të tij, letërsinë e Realizmit Socialist stalinist.

Realizmi socialist ashtu si në Rusi edhe në Shqipëri ishte fryma dhe oksigjeni jetik i revolucionit proletar kundër të gjithë trashëgimisë se vyer letrare e kulturore botërore dhe kombëtare. Realizmi Socialist dhe Diktatura revolucionare ishin komponentët simbiotik me pasoja të një katastrofe te madhe kundër vlerave civilizuese njerëzore, të dekombëtarizimit, të depersonalizimit e të degradimit të individit e të shoqërisë shqiptare.

Realizmi socialist justifikonte dhe mbronte intelektualisht “bëmat” dhe krimet e revolucionit të pandërprerë socialist, justifikonte dhe ligjësonte intelektualisht e paturpësisht luftën kriminale të klasave, burgimet, vrasjet, inernimet , izolimet dhe dëbimet e kundërshtarëve të regjimit. Pra lufta e klasave në diktaturën komuniste të revolucionit socialist konsiderohej si forcë lëvizëse progresive e shoqërisë socialiste.

Letrarët e letraxhinjtë e Realizmit Socialist, këta partizanë besnik, apologët dhe mitizuesit e diktaturës e diktatorit të Partisë e të popullit dhe po këta servilë në rastin më të parë pasi i ranë patkojt regjimit filluan të maskohen e të konvertohen në intrigantë e kritikë të regjimit të cilin ata e mitizuan, dhe madje me paturpësi filluan të na dalin si kundershtarë e të persekutuar të diktaturës, nga persekutorë na dolën të persekutuar, nga ateistë e antiperendimor u konvertuan sa për dukje e mashtrim në besimtarë, në properendimorë e demokratë, por që në zemër e shpirt janë po ata ishët e diktaturës, nostalgjikë të saj, të letërsisë socialiste dhe të komunizmit.

Nëse diktatura komuniste në Shqipëra vetëra, pasi ajo si diktaturë dhe revolucion konsumoi gjithçka, ajo konsumoi dhe hëngri madje edhe kokat e revolucionarëve të vet, por fantazmat dhe njeriun e ri me botëkuptimin komunist që e polli revolucioni socialist proletar, si dhe fantazma, veprat dhe fantazmat intelektuale të realizmit socialist janë dhe vegjëtojnë në errësirë, pasi rrënjët e tyre nuk u shkulën, por mbi tokë dhe sidomos nën tokë dhe nën rrogoz ato edhe sot kanë në dorë kohën, privilegjin, respektin, akademinë, letërsinë, drejtësinë, shoqërinë civile, pushtetin, demokracinë, mediat dhe ekonominë.

Pothuajse vetëm ishët e diktaturës, sigurimsat e regjimit, pinjollët dhe trashëgimtarër biologjik dhe ideologjik të diktaturës dhe të revolucionit e realizmit socialist, ishservilët e shërbëtorët e regjimit, ata dhe dekorohen nga pushteti, vetëm ata reklamohen e promovohen nëpër gazeta, televizione, panaire dhe nëpër koncertet kulturore e artistike. Në emisone speciale televizive ata ftohen që të përmallohen e të çmallen duke kujtuar nostalgjinë e epokës së komunizmit dhe duke e dominuar kështu akoma edhe të sotmen me çoroditjen dhe qorrollepsjen helmuese e paralizuese që ata i bëjnë opinionit me qëllim për ta rehabilituar të kaluarën revolucionaro-kriminale të diktaturës dhe të frymarrjes jetike të saj: veprorët dhe veprat e tyre të Realizmit Socialist stalinist.


50 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page