top of page

Parrru…, parruar, par…, paruke…




Dr Fatmir Terziu


Sikurse ju thashë miqtë e mi, kohët e fundit biseda me biznesmenin e fuqishëm shqiptar të fushës së ndërtimit, që ka bërë edukim të lartë në Atdhe dhe që ka sukses në Britaninë e Madhe më ngacmoi në dy pika. Njëra ishte e përditshmja, tjetra “parukja” e një fenomeni tjetër shqiptar…dhe e fundit tek librat. Biseda ishte mes miqsh dhe me nga një gotë raki “Skrapari” përpara… duke uruar shëndet dhe jetë të gjatë.

***

Parrru…, parruar, par…, paruke… Nuk ka ndonjë lidhje të ngushtë as dhe të largët me tërësinë e rrënjës së fjalës, (edhe pse duket se vetëm “ngrënia” fonetike e r’së ndodh) por shfaqet në gjuhën mediatike të kohëve të fundit si tipologji mjedisi të tillë: “kishte vendosur paruke në mënyrë që të mos njihej nga policia, pasi në të gjitha fotot e bëra publike ai është shfaqur tullac” ose dhe në disa forma të tjera.

Paruke është në fakt për të gjitha gjinitë. Një paruke është një mbulesë e kokës, ndoshta e bërë nga flokët e njeriut, flokë të kafshëve, apo fibra sintetike. Fjala “par…” është e shkurtër për paruke dhe për herë të parë u shfaq në gjuhën angleze rreth vitit 1675. Në mjedisin shqiptar edhe pse nuk ka ndonjë datim, ajo është përdorur në kohë të ndryshme. Është përdorur më së shumti në mjediset alkoolike shqiptare, në kohë të ndryshme kur alkooli shihej si një shenjë e keqe dhe ndëshkohej nga disa instanca.

Në ato raste vihej një paruke e gjelbër tek ata që ishin kundërshtarë të alkoolit dhe ata mbanin një të gjelbër në kokë. Kohët e fundit problemi i alkoolit është bërë sërrish problem. Prandaj unë mendoj se do të ketë disa paruke në të gjelbër në lidhje me manifestin e kohëve të fundit të nënshkruar nga një varg i mjekëve shumë të shquar në subjektin e asaj që quhet “alkool”.

Alkool”, ta gjykosh nga tingëllima e tij, është një prejardhje arabike, ngjashëm me “algjebra” dhe “Alhambra”, këtyre dy gjërave të tjera sot “mjaft të pandjeshme” për mjaft nga moshat shkollore në mjaft raste. Ndërsa algjebraështë fjalë me origjinë arabike dhe është një nga pjesët e gjera të matematikës, së bashku me një numër teorish, gjeometrinë dhe analizën matematikore, emri Alhambraedhe ai vjen nga një rrënjë arabe që do të thotë “kështjellë e kuqe”. Të parën, algjebrën, dihet pse nuk e duan shkollarët e sotëm, por të dytën jo aq mirë e kuptojnë brezat e pas viteve nëntëdhjetë,pasi ka pak memorje për ta, por që në fakt e bën atë si dhe alkooli të jetë një ngacmim mendor.

Alhambra është në Spanjë, dhe unë nuk e kam parë, por më kanë treguar se është një ndërtesë e ulët dhe e hallakatur, ngjashëm me disa ngatërrime arkitekturore të disa qyteteve shqiptare, ku kohë pas kohe efekti i së shkuarës së largët me të sotmen e ndikuar nga avujt e alkoolit bën të njëjtën hallakatje mendore. Kjo hallakatje e dyfishtë sjell dhe statistika të tmershme nga ISPSH: “Alkooli vlerësohet të jetë shkaktari i disa vdekjeve vetëm në vitin 2019. Kjo nënkupton shumë. Mjaft shumë!”

Ashtu sikurse dihet se fjala alkool vjen nga arabishtja (al ghoul) është e mistershme dhe mjaft e habitshme, se si një emërtesë e tillë e një produkti kaq shumë të luftuar atje, pikërisht në origjinën e tij, ku është bërë mjaft luftë për ta zhdukur, është bërë tashmë një mjet mjaft popullor, komercial dhe kaq vdekjeprurës në mjedisin shqiptar, madje shumë i debatueshëm dhe në mesin e shqiptarëve në emigrim, kudo që janë ata.

Dhe për tu habitur ai, pra alkooli, esenca e të cilit është dhe në verërat më të mira shqiptare, ato me emër të vjetër e konkurues në disa panaire, mbetet dhe esenca e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Parlamentit shqiptar,Qeverisëdhe mjaft institucioneve të tjera të shqiptarëve kudo që ata janë dhe kanë shtetformimin …. Ndryshe nuk ka si të jetë, kur gati-gati të gjithë shihen mes “avujve të alkoolit”.

Ndërsa po e shkruaja këtë nisa ta rilexoja nga fillimi dhe fap m’u kujtua “parukja e gjelbër”. Aty ndala dhe nënqesha paksa vetvetiu. “Parukja e gjelbër!?” Vajmedet të kishte dhe ajo të njëjtën orrigjinë dhe ne e kishim transformuar me këtë tjetrën, që bën mjaft “zullum”. E kam fjalën me të gjelbrën e kohëve të fundit, që ka alarmuar mjaft Shqipërinë e kohës dhe të politikës… Emrin ia gjeni në media, gazeta, biseda, kafene, …Parlament dhe … Qeveri. Për atë, për këtë, për të tjera ndoshta këtë Dimër… a do duhet ndonjë libër? Eh, nëse bëhet, ja u bë edhe libri shqetësues … fundja a do të ketë lexues?!


12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page