top of page

“Parashumtët”?!!! Ku shkoi ky skenar i Braçes?


Erion Braçe, zvkryeministër i Shqipërisë

“Parashumtët”?!!! Ku shkoi ky skenar i Braçes?

Dr Fatmir Terziu


“Nga ferra e vogël del lepur i madh!” dhe “Nga inati pëlcet i gjati!” A thua të dy këta proverba kanë burim gjetjen frazore të deputetit Erion Braçe? Zoti Braçe përzgjodhi me kujdes në fjalorin e tij një fjalë të përbërë e që ka të bëjë me ata që zotërrojnë shumë para në Shqipëri. Dhe i mblodhi të dy këto fjalë në një, me një ndryshim rendi. Të parën vuri sipas fuqisë së saj “paranë” dhe të dytën ata të tillët (që sipas tij zotërrojnë paranë), që sipas tij janë të papërcaktuar, por që kanë një mbiemërsor të pastyrin “shumtët”. Kështu në rrjetin social si fillim e më pas në mediat e tjera qarkulloi fjala “parashumtët” (pa “ë” sigurisht në qasjen e parë sociale, ndoshta për të mos u ngrënë shumë në kohë pas gjinisë). Dhe kështu që sot e tutje në fjalorin e pasur “politiko-mediatik” kjo fjalë do të jetë ndoshta një kryegjetje për aq kohë sa debati është në anën e parasë dhe në mjedisin e shumtit (ëve).

Ky mjedis, i bërë pis “politikisht”, sipas z Braçe, lexohet me një “trishtim të madh”, për vetë faktin se faktor është “Qeveria e Drejtësisë!!!”, ose ajo që “Kryetari i Qeverisë së Drejtësisë publikisht qorton se Prokurori nuk e ka informuar për veprimet e tij të ligjshme e në përmbushje të detyrës!!” A thua vërtet “Nga ferra e vogël del lepur i madh!”? Populli jo më kot e ka votuar pesë herë për deputet z Braçe, që mesa duket e ka ndjerë këtë zbulesë. Por për të përcaktuar më tej, ndoshta do të duhet të vërtetohet edhe pjesa e dytë që qaset në rastin më kureshtar, pra nëse “Nga inati pëlcet i gjati!” a thua kjo ka të bëjë me garën mes vetë “parashumtëve”?

Nëse ndodh kjo e fundit dhe nëse “parashumtët” e cituar në gojën e deputetit shqiptar janë në aksiomën e parasë letër, atëherë do të na duhej të përkujdeseshim me Volterin e filozofisë. Volteri (1694-1778) na thotë se “letër paraja përfundimisht kthehet në vlerën e saj të brendshme ---- zero.” Nëse është kështu atëherë vlera zero e këtyre “parashumtëve” përse duket e lakuar kaq shumë? Një film i hershëm me thelb mafian italiane shfaqej në mjediset e kinemave shqiptare dhe titulli i tij në fundin e viteve 80-të “Kush e bën ligjin?” ishte pak i cuditshëm. Atëherë nuk kishte sheshit “parashumtë”, as nuk ishte dhe vetë fjala dhe jo më të citohej nga ndonjë deputet. Sot ajo e shtrirë në tërë gjatësinë e saj dyfjalëpërbërëse ka në mes dhe në brendësi fuqinë e dukshme e të padukshme. Dhe fuqia është një pasaportë për vetë mbijetesën e ndërlidhjes fjalore. Anselm Salomon von Rothschild, baron (29 janar 1803 - 27 korrik 1874) që ishte një bankier austriak, themelues i Creditanstalt, dhe një anëtar i degës së Vjenës të familjes Rothschild, jo më kot ka deklaruar publikisht, “Më jep fuqinë për të kontrolluar paratë e një kombi, atëherë unë nuk dua ta di se kush është ai që bën ligjin”.


13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page