top of page

Pankration


Pankration (Ose kur vargu pëson të njëtin fat në rënien kokëposhtë)

Nga Fatmir Terziu


Mos m’u lut të të rrëfej kokën sa thellë e ke zhytur, derisa të fotografoj, kjo shenjë e kokrizave të ngjeshura është një ilaç, që tret edhe Pankrationin, është e ngulura, në vrimë të zezë, hulajë e trupit, që tërheq kapërcyer, dy këmbët që shkelmojnë ajrin, e kah ia mbajnë ato vargje-bulëza, të (ç)liruara prej ankthit?


Më pyete kokëposhtë për vargun, intonacionin, timbrin, elementin ritmik, dhe ndjeva tokën të lagur, në nguljen tënde drejt dheut vërtik, teksa në bronx vetë merakun, e riktheve me gjimnastikë... ... por ç’është poezia, në do ta dish, kur s’ka art, liri, flurudhë e pa frikë, thjesht një varg që merr yrish.


Derisa rezistojnë, lëshojnë pe, vetëkthehen në kampin e mornicave, vargjet e përhumbura në dhe, të liruara nga akulli i viteve, yshten të fluturojnë mbi re, mendimi i ikur, mbetet pavlerë, kjo është dhe në poezi një fakt, ashtu siç edhe çdo bronz i mbjellë jo gjithnjë është art...


Shënim: Pankrationi ishte një sport luftarak i futur në Lojërat Olimpike greke në vitin 648 p.e.s , i cili ishte krijuar si një përzierje e boksit dhe mundjes, ku me zor i kuptohej ndonjë prej rregullave. Të vetmet gjëra që nuk ishin të pranueshme ishin goditjet në sytë e kundërshtarit.Termi vjen nga fjala greke παγκράτιον [paŋkrátion], fjalë për fjalë do të thotë “të gjitha kompetencat”.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page