top of page

Pajtimtari


Neki Lulaj



Hej, ta lumsha fjalën sa shkëmbi

Bash si stërralli që me xixa zjarri ndizet

Me ty e di fort mirë ku e ka gurrën urtia

Me ty ia njoh regëtimat e zemrës te oxhaku.

Në gjunjë ulem në shtatoren ku marr hijen e bajrakut

Me ty i djeg gjerdhet që më jep lashtësia.

Oo, ç’ma spërkate vargun me pajtimet e gjakut

Kur dëgjoj piskamën “O, po vjen Antoni -rinia!”

Para teje e gjej saktësisht Kodin e Pajtimit

Me ty e sfidoj urtinë që më jepka oda.

Kur oa prek Dardanisë gurët dhe barin e gjelbër

E ndiej rremb më rremb se ku të buron dashuuria- forca.

E prapë na presin udhë të largëta urtije

Me mallin e krenarinë që më japin këto male.

Hej, Anton Çetta, koha kujtimin s’ta treti

Qofsh krushku i nesërm i çdo darsme kah ardhëria.

Po vetë verrat e Llukës të ulen në gjunjë paksa të heshtur

Duart e forta të pajtimit në kuvende i shtrinë baca.

Me lirinë e trollit mbetëm në mote supmbështetur

Fjalët për borxhin ndaj Dardanisë marrim të tjera flatra.

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page