top of page

PËR VLERAT E GJUHËS SHQIPE


SHERRE TË PANEVOJSHME PËR VLERAT E GJUHËS SHQIPE

I● Po lexoja shkrimin e historianes z. Elena Kocaqi me titull: "LASHTËSIA E GJUHËS SHQIPE", pasqyruar në fb me datë 30 prill 2023.-

Materiali, sigurisht është me vlera. Është brenda llogjikës dhe me arësyetim të besueshëm.

Në këndvështrimin tim, mendoj se kritikat, kundërshtitë e gjuhëtarëve, historianëve etj. vendas mesvedi, nuk duhen përfshirë në të tilla materiale me rëndësie tepër madhore. Nuk ja vlen.

Një këshillë ose kërkesë:

Tashmë kemi shumë materiale shkencore, që gjuha jonë është më e vjetër dhe pasardhëse e pellazgjishtes.

(Një mendim ndërmjetës. Po lexoja librin e Sami Frashërit " Personalitetet shqiptare", i cili na bën të qartë se populli pellazg quhet i tillë se është më i vjetër. Dmth fjala pellazg dhe fjala i vjetër janë njëlloj. Në këtë përfundim të Samiut dhe jo vetëm, mendoj se shprehen gabim ata që mundohen të mohojnë "pellazgjinë!").

Mirë është që shkencëtarët, historianët, gjeografët, gjuhëtarët, etj. etj. t'i lënë sherret "foshnjore" ose "mburrjet adoleshente" dhe të shkrijnë dijet në shërbim të një kauze të vetme, për të hartuar material-rezolutë për marrjen në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe shpalljen e saj "protogjuhë" nga UNESCO.

Kjo do të jepte një kontribut tepër të vyer dhe do mbetet një ngjarje e rëndësishme, me kurorëzim të një të vërtete historike që i shërben jo "mburrjes" shqiptare, por përmbysjes së të fshehtave, mashtrimeve, shpifjeve të bëra nga greko-romakët e dymijë viteve të pas Krishtit, do realizojë kthesën e një historie të vërtetë, e cila është mbuluar për gjatë gjithë erës sonë. Nëse e kuptojmë rëndësinë e kësaj kthese, do të na vijë "turp" nga kundërshtitë ndërmjet nesh se "kush e kush di më shumë".

Vlerat e studjuesave, në çdo fushë, i çmojnë arritjet e sukseshme në favor të vendit, popullit të tij dhe të shoqërisë njerëzore në tërësi; aspak nuk kanë vlerë kundërshtitë e zhurmshme në mbrojtje të "Unë e kam mirë dhe ti e ke gabim".

Disa autorë, studjues, gjuhëtarë, historianë etj që dihet se janë të saktë në identitetin pellazg të shqipes, nuk u nevoitet të merren me ata që, gjatë debateve televizive i quajnë të pa aftë ose të qëllimtë kundër gjuhës shqipe, por duhet të mblidhen dhe t'u kërkojnë Akademive të shkencave, këtu e në Kosovë që gjuha shqipe të vlerësohet nga UNESCO, të merret në mbrojtje dhe të shpallet protogjuhë.


II● Në faqet e fb këto ditë, u bënë shumë kritika, madje edhe fyerje ndaj një artikulli ku kritikohej një parti politike. Personalisht nuk jam pjesë e politikës, ndaj nuk prenoncohem as për mirë e as për keq. Është e drejta e kujtdo të veprojë ose të mos veprojë për realizimin e strategjive të parashikuara në statutet e tyre.

Por si pjesëtar i shoqërisë që bashkëjetojmë, e shoh të arësyeshme të bëj një trajtesë. Kur flitet për kombin, apo pjesë të tij, në të gjitha drejtimet, mendoj se kundërshtitë, mllefet, debatet nuk duhen të ulen në nivele personale, as në vlerësime krahasuse që degjenerojnë dashur pa dashur në mburrje, në mbivlerësime, si kallinjtë e grurit shterpë. Çdo person që kërkon të shkruaj apo të flasë për identitetin e vendit dhe popullit të tij, në fusha të dorës së parë si: për gjuhën, historinë, gjeografinë, prejardhjen, kulturën, karakteret etj, nuk duhet të merret me nënvlerësime, poshtërime për të tjerët. Çdo kush ka mendimet e tij dhe i shfaq ato ashtu si i është rrënjosur në mendje. Kurse shkencëtari fuqinë e tij argumentuese e tregon me fakte shkencore, vetëbindëse dhe të pranueshme nga të tjerët.

Këto ditë, me keqardhje, po lexoj në disa rrjete sociale, disa qendrime jo të pëlqyera për tu ndarë me publikun e gjërë. Jo çdo gjë është e thënë që të bëhet problem i së tërrës, sepse në të shumtat e rasteve, si rrjedhojë e niveleve kulturore, apo njohurive jo të njëjta, trajtimet marrin kuptime të ndryshme, nga ndonjëherë sjellin dëme si dhe humbet e rëndësishmja.

Në rrjetet sociale, gjëndet liria e të shprehurit, një arritje e shumëpritur dhe mundësi për të shprehur qendrimet tona ndaj problemeve, ngjarjeve, sjelljeve që ndeshemi nga të gjitha drejtimet dhe anët shoqërore.

Mendoj se bëhet mirë nëse kritikojmë me argumente të sakta gabimet, të metat e njëri-tjetrit, të grupimeve të caktuara shoqërore dhe ato shtetërore, po ashtu nëse përkrahim arritjet e njlri-tjetrit, të grupimeve të caktuara shoqërore dhe ato shtetërore.

Shqetësimi që më krijuan disa shkrime të ditëve të fundit në rrjetet sociale, me tematikat e mësipërme, më shtyu të shpreh këto qendrime modeste.

Shpresoj të jem sadopak i dobishëm.

Fahri Dahri. 09/05/2023.-

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page