top of page

Orizi kinez




  In memoriam,ENVER DRAGOTI


       Tregim



Në qytetin tonë,sado një qytet goxha imadh, pak janë ata që nuk e njohin xha Enverin. Ndajshtimi "xha" është për tani(fliet mesviteve '70-të të shekullit që iku, por ky,Xha Enveri i sotëm,ka një të djeshme të bukur që,megjithëse mosha bën të vetën, XHa Enveri është një njeri fisnik e  dinjitar. Nëse flasim për të djeshmen djaloshare të tij,me pak fjalë do ta përshkruaja kështu: është nga Dragoti i  Tepelenës,luftoi si partizan në luftën N_ÇL dhe pasçlirimi e gjeti në qytetin tonë. Aty nga vitet '50-të (gjithmonë flitet për shekullin e kaluar),qe sekretar në Komitetitn Ekzekutiv,por,pavarësisht detyrës shtetërore, qe i qashtër nga shpirti si babaxhan. Të jesh i ndershëm në një shoqëri ku një njeri i bën hijhe tjetrit,është pak si luks i vështirë. Por i tillë që në gene ishte ENVER DRAGOTI. I tillë,i tillë,por sa e kanë pësuar nga ndershëmëria. Por më mirë ta lëmë të flasë ai...


                                                        *


Unë,- më tregoi ai,-sado që isha sekretar i Komitetit Ekzekutiv,në ato vite mbuloja dhe  arsimin. Aty,në kat të dytë,një mbasdite (sado që nuk kish orar zyrtar),po punoja i vetëm në zyrë. E mbylla zyrën,qe errur dhe,sa dola nga dera,në koridor u faneps një njeri,veshur me gunë(qe dimër) dhe,nën sqetull një naxhake,nga ato që mbajnë barinjtë në pyje.Po ky,-thashë me vete,- tek unë e gjeti të mbrojë pyllin.Qenka dhe me naxhake dhe je,çfarë je,bëj hesap kokën.


E pashë që po bënte drejt meje dhe,për t'u hequr si"trim",u ktheva të hapja derën e zyrës. Atij as"tërr" syri dhe tani, s'kish nga ia mbaja,por gjoja sikur po"më digjeshin bajgat për të",pa folur ai,ia prita:-Paske ardhur nga larg dhe me siguri,o të ka ngrënë ujku dhëntë,o të kanë prerë pylliin?


-Jo,jo,- ma priti zjarr për zjarr:"Unë jam mësues në  Qafë të KASHIT(zona e Mallakastrës dhe nuk kam marrë lekët,ndaj kam ardhur të ankohem. Pa e pyetur për emrin,thashë me vete:"Enver-aga,shpëtove". Ia plotësova shkresën këtij mësuesi me gunë e naxhake në brez dhe,pasi mbylla zyrën,sosa në shtëpi


Po ku më ndaheshin"hallet" mua? Ka qenë ditë e premte 5 mars 1953. Më thërrret kryetari dhe më thotë:-Enver shko zyrë më zyrë dhe lajmëro punonjësit që të mbyllin zyrat se ka vdekur"Baba" Stalini!!! Epo i mora zyrat me radhë dhe,ndërsa i mbyllën dhe ikën në shtëpi, në një zyrë pashë një që përlotej.


-Çfarë ke që qan?- e pyeta


Ai me"gëq" sikur mbytej nga përlotja..."Po ja,ka vdekur Baba Stalini dhe nuk duroj dot!!"


Ore,- nuk durova pa iu zbrazur,- çfarë e kishe këtë"baba"Stalinin ti,xhaxha apo vëlla? Hajde mbylle zyrën dhe ik. Në fakt,qe i ndershëm,se,po t'më kish denoncuar,do t'i kisha paguar mirë ata"lotët e tij.

                                                        *


Jemi aty nga  fillimi i viteve'70-të. XHA  ENVERi është shef kuadri shëndetësie në rreth. Është ditë e dielë.Ditë pushimi që xha Enveri,tani i moshuar,mezi pret të dalë të bëjë ndonjë dorëdomino me shkokët. E shoqja,sa e pa që po dilte,i tha:" Enver,para se të shkoshë tek shokët,bli një kg oriz se për drekë do bëj tavë me speca të mbushura. Po,dëgjo,- porositi,ajo"... se mos merr oriz kinez,të jetë oriz vendi?". Zbrita shkallët me trastën në dorë dhe llogarita:e filloj nga lagja dhe,po nuk gjeta këtu, u bie lagjeve me radhë,se pesë lagje ka qyteti dhe,pastaj,domino!!!


Doli në rrugë dhe pa një ish-shok të luftës.U përshëndetën dhe kur i tha se duhet blinte oriz,bashkëshoku,i tha:-Po vij dhe unë(E dinte që bashkëshoku qe punonjës i Degës së bredshme,por punë e madhe). I morën lagjet me radhë dhe e njëjta përgjgje:-Orizin e kemi kinez. Jo,jo,- thoshte Enveri,nuk e dua kinez! Me trastën bosh iu rrëfye gruas dhe frymën tek "dominoja".


Të nesërmen qe e hënë dhe,sa mbrrita në punë,më bie telefoni.-Të vish urgjent tek zyra! Urdhëri qe nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv. Shkova atje dhe,sa hyra brenda,ma përplasi kryetari:"Ore beu i Dragotit,të ka ardhur ngordhja ty që shanë kinezët?   U mundova të mbrohesha(me kryetarin qemë bashkëluftarë dhe vazhdonim ta kishim miqësinë) dhe i thashë:- Kur i paskam sharë kinezët unë? Ja,- tha kryetari,- në 5 dyqane që ke qenë,ke thënë:-Nuk dua oriz kinez!!! Ou,-bërtita unë,- prandaj më vinte pas ai X,,, mua për të raportuar? - Si,si,- pyet çuditshëm kryetari,- ai të ka raportuar në Degë të mbrendshme? Më tha gruaja se orizi i vendit është i mirë për  speca të mbushura dhe ndaj nuk mora.  Tani kryetari u lidh me Degën e mbrendshme dhe i tha kryetarit:-Ma dërgo këtu atë X...! Kur X... mbrriti,kryetari i komitetit,i bërtiti:-Ore nuk ke pak turp që ke raportuar për kaq gjë Enverin ti! Turp të kesh!


Por "deles së zezë" i ngjiten shpejt rrodhet. Qemë prishur dhe me kinezët,- tregoi  Xha Enveri! Kisha një rrufë që mend po më mbyste. Hyra aty tek klubi"Partizani" dhe i thashë asaj të banakut:- Më bëj një çaj të fortë,se më mbyti kjo e shkretë"rrufë"!


Xha Enver,- foli banakierja.- ne vetëm çajkinez kemi!!!


Prapë me kinez... po unë pi farmak më mirë dhe ika sikur po më zinte hataja.



                Tiranë,12 dhjetor 2023

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page