top of page

O nënë që më fale të gjitha dashuritë!…


Gëzim Loka

O nënë që më fale të gjitha dashuritë!…


-Në kujtim të nënës sime të shtrenjtë e të paharruar-

Nga biri yt, Gëzim LOKA

Ike nënë, ike në rrugën pa mbarim

Në rrugën e gjatë dhe që nuk ka fund

Pas ne le mungesën tënde, vaj, trishtim,

S’do të shohim më në asnjë kohë, askund…

S’do t’i ndiejmë më hapat e lehtë si era

As zërin tënd të ëmbël, ledhetues…

E ftohtë, pa ty, na erdhi dhe pranvera

Me psherëtimën e barit dhe shelgut lotues…

Kanë mbetur larg, nën mjegull dhe vetmi

Lura jote e dashur, ti vajzë te Kaçorri,

Dhe lëndinat ku shkele ndër mote në rini

Ku dashuri e jetës në ato pragje rrugë mori…

Na ike nënë, na e vetmove marsin,

Sivjet as lulet as bari për mua s’kanë kuptim,

As në ëndrra, e mira ime, s’po më shfaqesh…

Mos pate ndonë brengë, ndonjë pendim?!

Na ka mbyllur një flamë me një emër mizor,

Qëndrojmë nën hije frike dhe trishtimi…

Ti ike si një lule, s’pate dhimbje, as terror…

Tek ti nuk zinin vend paniku e mashtrimi…

Ike nënë, ike në rrugën pa mbarim

Në atë rrugë ku një ditë do ikim të gjithë…

I lehtë të qoftë dheu dhe ky vargu im

O nënë që më fale të gjitha dashuritë…

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page