top of page

NËPËR MJALTIN E VENDLINDJES


Vladimir Muça

NËPËR MJALTIN E VENDLINJES



Në madhështinë e vendlindjes Vështroj çfar lanë gjyshërit. Oh çfar shkëlqimi!... Njoh tjetër dritë, Tjetër pamje besalidhur në tjetër botë.

Më mundon jeta e popullit tim durimtarë, Tjetër dashuri njerëzore Derdhej në familjen time, Çfar bote,rikthyer në kufizime, Në ditët e sotme, Në hapin e tjetër marrëzije.

15/4/2019

HËNA PJALMOI MBI RIVIERË



Hëna pjalmoi mbi rivierë, Çfar ndriçimi boreal mbi detë; Horizontit nëpër vezullimin e prerë Çdo ditë rikthen tjetër jetë.


Ngërthehem në këtë magmë kozmike Përtej flatrës të çdo harrimi. Çfar fryme gjëndet në fundo!... Ku mëkohet i perlave shkëlqimi.


Mes dritëhënës shquajmë Kohën e rikthimit të pa anë, Ngopur nga dashuri për Rivierën, Me engjëllin e dashurisë pranë. Llogara Prill 2019


NË FUNDIN E NJË BOTE



Në mijëvjeçarin e tretë, Përzhitur nëpër qiellin e Zi, Praruar nga yjet, Pas një kohe Më vjen kjo natë me gjëmim.

E ti populli im Solidarë,admirues shikon botën.

Çfar qëndron në fund Në këtë gjëmim.

Larg këtij shekulli, Prej teje Nuk dua tani më shumë, Veç dashuri. 26/11/2019 Nga vëllimi në proçes botimi"Mbi supe vargjesh"


15 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page