top of page

NË SHTËPINË MUZE...


Qatip Mara

NË SHTËPINË MUZE TË THEMELIMIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

ME MATURANËT E KLASËS 4-6 TË GJIMNAZIT “ISMAIL QEMALI” TIRANË

Në shtëpinë muze të Thmelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në gjimnazin “Ismail Qemali” Tiranë organizoheshin shumë veprimtari edukative në shkollë e jashtë shkolle. Më 24 mars 2011 u organizua në qytetin e Prizrenit. Maturantët e  gjimnazit "Ismail Qemali" Tiranë, prisnin të gëzuar vizitën në Prizren,  për të vizituar Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Autobuzat  me 350 nxënës-maturantë ecnin me shpejtësi e maturantët na shoqëronin me këngë gjatë gjithë rrugës. Nëpër rrugën e re të Kombit  gëzimi ishte i dyfishtë.Për herën e parë do të kalonim tunelin e Kalimashit e do të preknim tokën e shenjtë të Prizrenit.Edhe zoti na ndihmoi,duke na dhuruar ditën e  24 marsit  me ndriçim diellor.Relievet e dikurshme të Mirëditës të egëra e të ashpëra ishin zbukuruar nga  veprat e shumta të artit që shoqëronin  rrugën Milot–Morinë. Emocionet e e gëzimit të nxënësve shprehnin dashurinë për  trojet tona Dardane,që kanë qenë gjithmonë djepi i Luftës për liri e Pavarësi.

Sapo zbritëm në Prizren u përshëndetëm me fytyra të gëzuara të vëllezërve tanë Prizrenas, kudo gjetëm bujarinë,dashamirësinë.Dielli ndriçonte gjithë mjedisin e Prizrenit,por ne pamë në fytyrat e qytetarëve Prizrenas diellin e ndjenjave panshqiptare.Në fytyrat e zemrat e tyre shprehej gëzimi mikpritjes shqiptare.Në çdo hap që hidhnim fiksohej një fotografi.Sa bukur komunikon me gjuhën e nënës,me gjuhën shqipe.Kudo në qytetin e Prizrenit gjetëm mjedis të pastër.Asnjë mbeturinë për tokë.Shumë maturantë më thane: “ -  Sa të edukuar e të sjellshëm janë Prizrenasit.Flasin me zë të ulët.Lëvizin të qetë e shumë tëgëzuar.”


Emocionet më të forta ishin kur u futëm në Shtëpinë Muze të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.Të gjithë nderuam Shtëpinë Muze “Lidhja shqiptare e Prizrenit”, heroizmin e Ali Pashë Gucisë, të Isuf  e Hodo Sokoli, të Sulejman Vokshit,të të gjithë rilindasve që shitën pasurinë për ta bërë Shqipërinë me Liri e Pavarësi.

Trimat kosovarë nuk kanë  pasur frikë nga plumbi dhe as nga litari.

“  Sef Kosharja i pari fisit  /

Të ka hije maja e lisit /

Më ka hije djemtë e mi /

se kam vdekë për Shqipni“.

Kudo pamë dashuri për vendin dhe shumë respekt për njeri-tjetrin.Mbi të gjitha në çdo bisedë, prizrenasit tregonin shumë dashuri për Shqipërinë.Të gjithë maturantët morën mbresat më të mira nga Prizreni e prizrenasit,mbresa që nuk do të zbehen kurrë.

Qatip Mara

Nju Jork 18.08.2020

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page