top of page

... në ngrohtoren tande




Poezi nga Flutur Mustafa.


Kisha flejtë asnjëherë pa u zgju në ngrohtoren tande që gjoks i thonë.

nuk kisha me andrru zgjimin përpos nëse menjëherë prap në gjumë kisha ra. ti paqe e jemja.

prekëm, ndjemë që jam aty edhe pse e plogësht dhe në gjumë.

shikomë, mbase me sy dhembshunie e kur ma e fortë të bahem me sy të zjarrtë dashunie.

shkurt me thanë kisha flejtë asnjëherë pa u zgju në ngrohtoren tande që gjoks i thonë.

edhe nëse kisha me u zgju kisha imagjinu të tanë ditën thua se në tandin gjoks po shijoj paqen.


9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page