top of page

Në Fushë Studën të Librazhdit


Bukuri natyrore dhe ushqime tradicionale në Fushë Studën të Librazhdit


Shkruar nga Çaush Kullafi


Fushë Studën pjesë administrative e bashkisë Librazhd, dhe e Parkut Kombëtar të Shebenikut, vend me bukuri natyrore që tashmë është e njohur në shumë vende të botës.

Sapo kalon shkallën e Lunikut sheh që përmes tij kalon rruga automobilistike Librazhd - Peshkopi, rrugë që para disa vitesh u hap transheja e saj për ta bërë udhëtimin për në Fushë Studën më të këndshëm. Rruga gjarpëron përmes maleve që në dukje të paraqitet si një kështjellë e lartë në mbrojtje të këtyre fshatrave. Në hyrje të fshatit Llangë ndeshesh me shtëpitë dykatëshe prej guri që secila prej tyre tregon historinë e saj. E para që të përshëndet në këtë fshat të thellë malor është kulla prej guri e Met Hasës që sapo i hedh veshtrimin të duket sikur të fton të ulesh në oxhakun e saj dhe të kuvendosh me burra.

E gjithë lugina që të çon në Fushë Studën është e veshur me pyjet e dendur me ahe. Që po udhëton drejt një zone të ftohtë, e kupton që kur ndeshesh me flladin e freskët edhe pse është mesditë. Rruga është paksa malore dhe makina duket sikur mundohet në ngjitje, por rruga të tërheq rreth kuriozitetit se do vallzosh mes bukurive natyrore të një zone që akoma ka nevojë për ivestim dhe eksplorim.

Kalon fshatin Llangë dhe në sfond të shfaqet fshati Fushë Studën i qëndisur nga perëndia me atë bukuri natyrore që do mahniste cdo vizitorë. Çezma e Llangës, të mahnit me ujin e kristaltë dhe freskinë e tij. Gurgullimat e ujit të një përroi të vogël në anë të ngjason me simfoninë e bukur të një nate relaksuese.

E kam vizituar për shumë herë fshatin Fushë Studën, e për cdo herë që jam kthyer kam thënë se kjo bukuri natyrore duhet vizituar shpesh se të fal epshin natyror dhe të gjallëron në shpirt.

Fushë Studën është pjesë e parkut kombëtar të Shebenikut, park që është në kujdesin dhe administrim të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura drejtuar me shumë profesionalizëm nga z. Zamir Dedej dhe në Librazhd nga

z. Fatmir Brazhda. Shumë turistë janë të orjentuar drejt veriut të Shqipërisë, por pa ditur që një perlë e bukur natyrore ndodhet mes Librazhdit dhe Gollobordës, Fushë Studën.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati në veri – lindje të Shqipërisë e bëjnë këtë vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Parku Kombëtar i Shebenikut futet në bukuritë natyrore të rralla të natyrës shqiptare. Fushë Studën gjendet në anë të malit të Letmit, mal që në vite tregon histori dhe në gjithë gjatësinë e tij qëndiset bukur nga natyra. Në malin e Letmit për çdo 2 gusht zhvillohet festa më e madhe zonale, po me një rrugë automobilistike që duhet vënë dorë.

Jemi në hyrje të fshatit Fushë Studën, që në hyrje të saj ndeshemi me parcelat e qëndisura aq bukur nga fshatarët. Pyjet në të dy anët e fshatit i rrinë si një gjerdan i qëndisur bukur. Në hyrje të fshatit turistik ngrihet me mure madhështore hotel "Hasa", afrohesh drejt kësaj ndërtese të lartë dhe menjëhere ndeshesh me mikpritjen, traditë e zonës,me dy administratorët të hotel – restorant "Hasës", Altin e Arjola Hasa. Ndjehesh mirë në urimet e tyre mirëseardhje, dhe në çdo moment thua se natyra na mahniti dhe njerëzit që janë këtu të falin respekt.


Hedh vështrimin këtij hoteli dhe restoranti gjigant në hyrje të fshatit Fushë Studën, maleve veshur me ahet e larta që duken sikur duan të prekin qiellin dhe shpirti qetësohet dhe thua se kam bërë zgjedhjen e duhur. Sapo futesh në lokal ndeshesh me oxhakun prej guri, traditë e ndërtesave shekullore të zonës. Pyet Altinin se pse oxhaku ndizet në këtë stinë kaq të ngrohtë, Altini qesh dhe përgjigjet: - Prisni sa të vijë darka dhe do shihni sa i dashur do jetë ky oxhak me ju...

Nga katet e hotelit duket fusha me brezaret e saj. Fshatarët merren me punët e stinës. Kuajt hingëllijnë në kullota si të vënë në garë se cili prej tyre do e pushtonte më shumë kullotën. Makinat kalojnë njëra pas tjetrës në rrugën e gjatë përmes fushës drejt fshatrave të Gollobordës.

Bëhesh kurioz dhe sheh ornditë e këtij hoteli që ngrihet gjigand si kullë nbrojtëse dhe portë hyrse e këtij fshati dhe kudo ndeshesh me orendi të zonës. Këtu, trgon Arjola, çdo gjë e kemi të zonës. Ne jemi banorë të këtij fshati dhe jemi lidhur me fshatarët dhe prodhimet e tyre që sërviren në lokalin tonë. Kjo vajzë me trup të hedhur si një balerinë e skenave botërore mundohet të tregojë në detaje komoditetin dhe shërbimin që ata ofrojnë në lokalin e tyre ngritur mes maleve në një fushë veshur gjelbërim. Biseda jonë bëhet më interesante mes këtyre bukurive natyrore kur në rrugën në anë të lokalit kalojnë bagëtitë e fshatit. Këmborët e tyre ne moment na krijuan një simfoni instrumentale të dirigjuara nga bariu i tyre Riza Kamolli. Fisi Kamolli me shtepitë e tyre vendosur në rrëzë të shkëmbit merren me blektori dhe bujqësi. Prodhmet që ata marrin nga Toka dhe bagëtitë janë të kërkuara në treg si prodhime bio dhe me cilësi të lartë. Duke biseduar me dy djemtë e këtij fisi Fiqiriu, me profil agronom dhe Ilirin, mjeshtër ndërtimi, mëson se ato i janë kushtuar vendlindjes së tyre dhe pse prej shumë vitesh të larguar.

E zonja e lokalit Arjola Hasa të njeh me komoditetin e hotelit dhe gatimet tradicionale që ofrojne në lokalin e tyre. Ndjehesh mirë se natyra dhe njerëzit këtu të mbushin me shpresën se dhe ky vend të bën të ndjehesh i lumtur dhe i shëndetshëm.

Ushqimi tradicional i zonës, një sërvirje e këtij lokali të bën të ndjehesh komod mes këtyre maleve. Pa merak, ndërhyn Arjola, të gjitha gatimet tona janë prodhim i zonës tonë. Akomodohesh në hotel Hasa dhe e gjithë nata kalon si një ëndërr që nuk don të mbarojë kurrë. Hap dritaret në mëngjes dhe sheh rrezet e diellit që janë shtrirë në gjithë sipërfaqen e fushës si pikëza kristali, vesa e qëndis këtë fushë.

Duke u ndeshur me këto bukuri natyrore në Fushë Studën më kalon në mendje titulli i një reportazhi që kam shkruar disa kohë me parë:

"Librazhdi qytet i vogël, me njerëz të mëdhej", e këtu në Fushë Studën do thosha: ``Librazhdi vend i vogël, me burkuri të mahnitshne natyrore``


Të shkosh në Fushë Studën ke mësuar më shumë për bukuritë natyrore të Shqipërisë, ke zbuluar më shumë gatime tradicionale sërvirur nga lokal "Hasa" me administrator dy të rinj Altin e Arjola Hasa, me dëshirën që turizmi të jetë dhe pjesë e zonës së tyre.

Në Fushë Studën do ndeshesh me një panaramë të mrekullueshme të një fshati që shumë shpejt vishet me petkun e bardhë të borës. Në vjeshtë shijon bukuritë e një qilimi të bukur thurur nga gjethet e drurëve të ndryshëm. Në Fushë Studën çdo kush gjen freskinë, ajrin e pastër dhe një natyrë të mrekullueshme.

Shëtit në vendet me bukuri natyrore të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe në darkë të ofrohen gatimet tradicionale të zonës dhe reaksi i një gjumi të rehatshëm në hotelin e dy të rinjëve që mikpritjen e kanë traditë. Altin dhe Arjola Hasa, do mbeten në memorjen e ditarit tim si dy të rinj që i bëjnë nder zonës së tyre me shërbimet që u ofrojnë turistëve atje.

Librazhdi ka vende të bukura natyrore, thjesht duhen promovuar dhe të rinjtë duhet të ndjekin rrugën e Altinit dhe Arjolës që financat dhe energjitë e tyre ti shfrytëzojnë në vendilindje.

Parku Kombëtar i Shebenikut, vend i bukur për tu vizituar.

308 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page