top of page

Në Durrësin e kohës së monizmit


Nga Fatmir Minguli



Kur biografia e “keqe” mposhtte ideologjinë



( Një vëzhgim mbi jetën e inxhinerit Sheraf Turkeshi në Durrësin e kohës së monizmit)





Të shkruash për intelektualë durrsakë përvçëse është një angazhim publicistik, është më tepër një ëbërplotësim mbi historinë që nuk është shkruar e që mund të harrohet. Dhe nuk është thjeshtë histori, është më tepër ajo luftë e brendshme mes njerëzve të ndershëm, të talentuar dhe plot vullnet për t’i shërbyer qytetit të vet e njer+zve të atij qyteti me figurat burleske të njerëzve të devotshëm të partisë. Një nga figurat intelektuale durrsake që bëri emër me në ato vite të monizmit ishte dhe inxhiner Sheraf Turkeshi. I lindur në 23 dhjetor 1927 Sherafi vinte si origjinë nga një familje dibrane tregtarësh të vendosur heret në Tiranë ashtu si qindra dibranë të tjerë që formuan dhe lagjen e dIbranëve.

Për arsye të biografisë së “keqe” si tregtar të atin e Sherafit e sollën në Durrës, një lloj urbanizmi që aplikohej rëndshëm ato vite nga partia e punes. Durrësi dhe Kavaja ishin dy qytetet që konsiderohesh si qytete urnìbanizimi dhe partia I kishte afër për t’i kontrolluar. Në Tiranë Sherafi kreu shkollën fillore të medresesë ndërsa arsimin e mesëm e kreu më vonë në teknikumin e ndërtimit në Tiranë, pasi ky teknikum ishte shkëputur nga Politeknikumi “7 nëntori” ( ish instituti Harry Fulltz).


I emëruar teknik ndërtimi ai filloi punë në ndërmarjen e hekurudhës në Durrës për të drejtuar punimet e linjës hekurudhore Durrës -Peqin.

I shoqëruar me durrsakët, figura drejtuese që kishin të njejtin koncept për punën me njerëzit ai ishtë I pranishëm në punët më të vështira të ekonomisë së atyre viteve të pasclirimit. Kështu Sheraf Turkeshii, ai burrë I dobët me atë staturë të imët emërohet si pa dashje nëndrejtor i ndërmarjjes komunales – banesa që kishte në vartësi edhe ujsjellsin e qytetit. Ky emërim “pa dashje” edhe pse nuk I shkonte për shtat atyre njerëzve që “mbronin” partinë me zellin e militantit, nuk e pengonte Sherafin që me punën e tij vetmohuese si teknik dhe jo si partiak të emërohej kohë më vonë kryetar I degës teknike në ndërmarjen e re “Ndërmarja e elektro-ujsjellsit”.

Shumë më vonë do të dhe vazhdonte studimet në Filialin e inxhinerisë, dega ndërtim në Durrës ku lejoheshin dhe me moshë të madhe. Por një propozim nga drejtoria e hekurudhës ku ai ishte novator në punën e tij u bë propozimi për të bërë asistent inxhimer dhe Sherafi e la filialin në vit të dytë. Edhe në foton e sjellë këtu është Sherafi me shokë duke ndërtuar peshoren e hekurudhës në vitin 1948 . Të mos harrojmë se Durrësi në ato vite qe qendra e ndërmarjeve ku teknika zente vend të parë. Kjo vintye nga fakti se në Durrës para 1944 kishte vetëm oficicina mekanike gjashtë të drejtuara nga vetë durrsakët pa llogaritur fabrikat e cigareve, të centralit elektrik, të oficinave mekanike të sapo krijuare etj.



Vetë fakti që pas pak kohësh Sherafi caktohet si specialisht në seksionin e industrisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Durrësi tregonte për përparësitë që kishte Sherafi përkundrejt koncepteve të disave për “birin e tregtarit”. Por nuk vonoi shumë dhe njeri nga ata që vigjëlonin e raportoi se ai Sherafi duke përfituar nga vendi I punës në atë sektor I dhe një autorizim për të marrë një kabinë plazhi, një mikut të tij që kishte qenë I burgosur politik. Ky raportimi vigjëlues bëri që Sherafin ta largojnë nga Komiteti ekzekutiv dhe ta cojnë në Jub- sukth ku punoi për tre vjet. Duke shkuar cdo ditë me bicikletë kineze 28 police, që ia bleu vetë kooperativa, në këtë zonë ai ndërtoi sistemin e plotë bonifikues me kanale vaditës e kullues të cilët ishin një domosdoshmëri për prodhimin bujqësior. Jub- Sukthi atëhere ishte kooperativë e tipit të nivelit të lartë dhe Sherafi ndërmori dhe punime të ujsjellsit duke cuar cezmat në cdo shtëpi të Jubë- Sukthit.

Jo më kot ishte vetë ndërmarja e ujësjellsit e Durrësi që e kërkoi sherafin si specialist në teknikat e furnzimit me ujë. Këtu inxhiner Sherafi mori namin që I takonte . Ai kishte hartuar një plan me baza shkencore ku vërtetonte me llogaritje mundësin qëp Durrësi të furnizohej me ujë për 24 orë. Ku studim bazohej në rregullimin apo ekuilibrimin e konsumeve nga ndërrmerje e mëdha si Uzina mekanike Bujqpsore që kishte fondrrinë me furrta e celikut e shumë nderrmarje të tjera. Ai këtë studim e kishte shtrirë edhe më shumë në rrjetin e ujsjellsit duke aplikuar eksperimente shkencore me matje për cdo distancë në tubacione për të matur humbjet. Ky impenjim e shoqëroi inxhiner Sherafin pa ndërpreje deri sa doli në pension.

Kur e pyeta djalin e tij se cgarë hobi kishte I ati, ai mu përgjigje shkurt fare: Vetëm punën! Pastaj me shaka thotë se kishte qejf t’u fliste fëmiojbve italisht dhe në bibliotekën e tij kishte literaturë teknike dhe libra të letërsisë italiane.


Tashmë i shte i kompletuar dhe i qetë me atë diplomë të aprovuuar nga Ministria e Ndërtiimi

Sheraf Turkeshi me disa drejtues të ekonomisë në Durrës para zbulimeve në amviteatrin e Durrësit

Ne kohen qe Sherafi ishte ne seksionin komunal ne komitet. Pjesen e punimeve gjate germimeve per Amfiteátrin i kishte seksioni komunal.


191 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page