top of page

Në Dukat flisnin dashuritë njerëzore…


Nga e majta në të djathtë: Rainhard Vranari Haxhiraj, Miroqe Hamiti,Vilhelme Vranari Haxhiraj, Selman Hamiti. Fitim Vranari Haxhiraj ( nga pas). Foto Xh. Cirongu

Xhevahir Cirongu


(Me rastin e 55 vjetorit të martesës të bashkëshortëve Fitim e Vilhelme Vranari Haxhiraj)

Një telefonatë më erdhi nga Vlora.Ishte data 8 gusht 2020. Kush do të ishte vallë!? E them këtë qysh në krye të kësaj ese jetësore, sepse në telefonin tim janë të shumtë miq e shokë nga e gjithë Shqipëria të cilët më telefonajnë shpeshherë , por komunikim tjetër është edhe ai nëpërmjet imelit e facebookut. . Më pyesin për shëndetin ,për punën e përditshme por…edhe për krijimet letrare. Telefonatës iu përgjigja pak me vonesë. Verifikova numrin e thirrjes. Ai ishte i një mikut tim nga qyteti i Vlorës. Nuk vonova,edhe unë i bëra thirrjen time. Pastaj , nga ana tjetër e telefonit më thotë: - ’’Po ku jeni more Xhevo ! Si jeni me shëndet, familja?!...Po me pandeminë si po ja kaloni?’’. Edhe unë iu përgjigja duke i thënë se jemi mirë, por me pak strese…na mungojnë takimet , bisedat , diskutimet si dikur, o mik ! Sigurisht që po o mik i dashur, - më thotë Fitimi nga ana tjetër e telefonit. Pastaj vazhdon bisedën e më thotë: Më datën 10 gusht ora 9.30 minuta ju pres në Vlorë.Kisha edhe ftesa të tjera më parë nga Fitimi, por për arsyje objektive i kisha refuzuar. Kjo ishte e treta, nuk thonë kotë ‘’e treta e vërteta’’, dhe i them se do mundohem të vij me patjetër. Kështu vendosa e, në datën 10 gusht 2020 , sëbashku me djalin tim u nisëm me makinën drejt qytetit të Vlorës. Por, meraku i Fitimit ishte i madh. Ai më telefononte herë pas here, si po ecte rrugëtimi duke na porositur që të kishim kujdes gjatë rrugës. Pas një pushimi të shkurtër në qytetin e Fierit, pasi aty pimë një kafe me disa shokë të punës së djalit, u nisëm për në Vlorë. Ora po tregonte 9. 15 minuta. Tek dy palmat , atje në qendër të qytetit na priste Fitimi. Diku aty afër parkojmë makinën. Takojmë Fitimin,(sigurisht takim pandemije), dhe ai na fton drejt një lokali aty afër. Në një tavolinë ishte ulur bashkëshortja e Fitimit, Vilhelme bashkë me nipin Rainhard (djali i djalit).

- Po, ky kush është,- më pyet Vilhelmia?

- Lëre , mos pyet , i përgjigjet Fitimi. Megjithatë, po ta prezantoj: është i biri i Xhevos . Ajo u gëzua e nga emocionet kërkoi të ngrihej në këmbë për ta respektuar, i kërkoi të nipit për ti afruar patericën. Në këtë kohë ndërhyra unë, por pash se djali im u çua në këmbë dhe e falnderoj atë e Fitimin për mikpritjen. Më tutje po filmonte kameramani Isuf Lutaj, i cili na zuri në befasi duke na bërë filmimin e prezantimit. Nuk vonoij shumë, aty në tavolië afrohet e takohet me ne djali i Fitimit. Prezantimet sipas zakonit, sigurisht i bëri i zoti i shtëpisë Fitim Haxhiraj. – Merr Vilhelmen e nipin, nisu me makinën drejt Dukatit, - i thotë Fitimi të birit. Na prisni aty sa të vijmë ne edhe të tjerët. Pas pak minutave, me makinën time, duke marrë edhe Isuf Lutaj, u nisëm për Dukat. Nga Vlora për në Dukat është 30 km. rrugë . Ishte një diell i fortë, bënte zakushi, por kondicioneri na ndihmoi në këtë rrugëtim të gjatë. Mendova për ndonjë promovim libri, por kisha gabuar.

- Dëgjo , Xhevo, - më thotë Fitimi. Ju kam bërë një surprizë juve e miqve të tjerë në këtë takim. Heshta !

- Sot kam festë familjare!Prandaj e mbajta sekret, do festojmë me miq e shokë 55 vjetorin e martesës sonë. Data 10 gusht është ditë simbolike për ne si bashkëshortë.

- U emocionava shumë, sa edhe dallgët e detit shpirtëror u bashkuan me gëzimin e kësaj feste familjare të mikut tonë të letrave. Telefonatat binin parreshtur gjatë rrugës, sepse nga Durrësi po vinin edhe miq të tjerë. Te kthesa e Dukatin ndaluam disa minuta. Ndërsa Fitimi bisedonte me miqtë e tjerë të cilët vinin nga Durrësi. Ata me makinën e tyre na ndiqnin nga pas. Një komunikim i tillë, shpjegoi gjithçka. Që nga aty ne vështronim malet përreth, ku në shpatullat e tyre qëndronin kryelartë shtëpitë e gurta. Pas disa minutave, arrijmë te lokali që mbante mishkrimin ‘’ Dukati i Vjetër’’. Psherëtimat e shekujve vijnë si zjarre të ndezura me plot dashuri mes malesh Dukatase. Ato të thonë me dallgë deti të bardha,’’Miq të nderuar, jeni në zemrat tona si yjet në qiellin blu !’’ . Jo vetëm nga banorët e tij, por edhe nga ne vizitorët e ardhur për një vizitë sado të shkurtër në këtë fshat turistik , edhe gurët marrin jetë.

Edhe plagdhimbjet e shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, sot më 10 gusht 2020, kanë se çfarë të na thonë.Në fjalën e saj të shkurtër, por me polen si të luleve të kësaj treve mikpritëse të labërisë,të kristalta si burimet e Dukatit; lexohet qartë dashuria vllazërore për miqtë e ardhur enkas nga Durrësi. Plagdhimbjet e trupit të saj, në këtë takim ‘’Manifest’’ të 55 vjetorit të martesës me Fitim Haxhiraj, marrin trajtën e zambakëve të bardhë, duke sfiduar edhe plagët e shpirtit të kohës gri moniste. Është një rrugëtim 55 vjeçar, i cili s’do ndalet kurrë.Bashkëshortët Fitim e Vilhelme Haxhiraj kanë ditur ta ndërtojnë jetën e tyre familjare me mund e sakrifica. Me ‘’Heshtjen’’ intelektuale si dy meteor kanë ecur të sigurtë drejt sfidave jetësore. Një jetë e mbushur me shkrepëtima drite si të rrufeve të qiellit. Dhe kjo midis të djeshmes të shekullit që lamë pas, por edhe të këtij shekuli të XXI. Sfidat e kohëve kanë startuar te fjala plot kuptim e dritë dielli DASHURI NJERËZORE ! Nuk janë pak, por 55 vjet bashkëshortë shëmbullorë, një familje solide, për tu marrë shembull edhe nga të tjerët.Pikërishtë, kjo ka ndikuar, që DASHURIA u ka buzëqeshur në çdo kohë. Sot ajo është bërë ‘’Këngë’’ e këndohet, lexohet në thinjat e bardha të cilat numërojnë vitet e jetës bashkëshortore të tyre.

Koha ecën e s’ndalet drejtë shtigjeve të saj. Ajo lë pas gjurmët e kujtesës. – Janë shtigjet e jetës sonë 55 vjeçare, ku në çdo hap që kemi hedhur si bashkëshortë, na është dashur që gjurmëve të lëmë pas veç dashurit njerëzore,- na thotë në këtë drekë - feste familjare Fitim Haxhiraj. Tavolinat ishin shtruar për merak e në sikron me njëra- tjetrën, duke ruajtur distancën. Rregullat janë rregulla e duhen zbatuar ndaj coronavirusit, nuk i thonë shaka, foli një nga miqtë i cili u ul në një karrige. Ai ishte miku i mikut tonë Fitim e Vilhelme Haxhiraj. Si u ulëm të gjithë në vendet, gotën e parë sipas traditës e ngriti Fitimi. Pas tij Vilhelmia, e kështu me radhë duke i uruar 55 vjetorin e martesës bashkëshortëve Fitim e Vilhelme. Kadri Tarelli lexon disa poezi nga libri i tij të titulluar ‘’Kohë në vargje’’. Gëzim e duartrokitje , sepse ishte vetë festa jubilare e dy intelektualve që festonin midis miqve e shokëve këtu në Dukatin e historisë e të kulturës. Dollinë e parë, sipas traditës e bëri Selman Hamiti, ishte me bashkëshorten Miroqe Hamiti, miku i Fitimit nga fshati Dukat. Kujtimet më fluturuanë shumë vite pas. E pyes Selmanin, për një shokun tim të vjetër i cili kishte punuar si mjek bashkë me të shoqen në fshatin tim Leskovë , Zhepë, Gurrazes, Çorrotat, e Çerricë, në zonën tomorricë të Skraparit. E ka emrin Lefter Kulluri. A e njihni se nga Dukati është !? – Po, më tha . Këtu në Dukat e ka shtëpinë. - Kam shumë respekt, i bëj të fala nga unë, - i them Selmanit. E shoqja dëgjonte me vëmendje bisedën tonë. - Ore mik, e kam mik shtëpie, vazhdova bisedën unë. Ndërkaq, të gjithë sa njerëz ishin në tavolinat ulur, por edhe të tjerë rreth nesh, po ndëgjonin dialogun që po bëja me Selmanin. Merr gotën e ngre një dolli tjetër. Kjo ishte për mikun nga Leskova e Skraparit, - thotë Selmani. – E shikon o mik, i drejtohet Fitimit e Vilhelmes, shoku e miku yt, është edhe miku im. Lefterin e kam kushëri, djalë hallo, o Xhevo ! Ndjeva emocione të dyfisht. Më pas ndez atmosferën duke recituar poezi poetja Merita Thartori. Herë pas here, Fitimi çohej në këmbë e ngrinte shëndete për miqtë e ardhur nga Durrësi. Po kështu edhe Vilhelmia. Ngritën shëndete me radhë,për Kadri Tarellin,Shpendi Topollaj, Merita Thartori, ( e cila ishte ma bashkëshortin), Xhevahir Cirongu ( kishte ardhur me të birin). Mbas Selmanit, dollinë e dytë e bën Kadri Tarelli. – Të gjeta o Xhevo, më drejtohet mua Kadriu. –Edhe unë të prita, ia ktheva aty për aty dollibashit. Kadriu këtë dolli e bëri siç e donte zakoni, por edhe festa familjare, 55 vjetori martesor i miqëve tanë. Si mbaron dollinë Kadriu, nga çanta Shpendi Topollaj nxjerr disa libra e ja dhuron shkrimtares Vilhelme. Midis tyre ishte edhe libri me titullin ‘’Ata ishin njerëz’’ dramë. Po kështu edhe Xhevahiri u jep si dhuratë librin me titull ‘’Udhë në kohë…’’. Sa shumë emocione! - E ku ka më bukr, na bêtë të rinj si dikur, kjo do mbetet një ditë tjetër e shënuar e jetës sonë, - thotë Fitimi. Nga gëzimi , si një djalë i ri çohet në këmbë e reciton disa vargje të një poezie. Por , s’vazhdon deri në fund recitimin, sepse lotët i ‘’mbulojnë’’ sytë e në buzë ndriçonin si diamante , ku dashuria për jetën rrëfente historinë e saj. Hedh shikimin te nipi Rainhard, i cili po e fotografonte, e sërisht fytyra i buzëqeshi si vetë dielli. Na preku të gjithëve kjo skenë, saqë edhe ne padashur derdhëm pika loti. Ishin lot gëzimi të kësaj feste të bukur familjare e 55 vjetorit të dy miqëve tanë Fitim e Vilhelme Vranari Haxhiraj. Ndërsa Isuf Lutaj na ndiqte me kamrën e tij në të gjitha detajet e këtij aktiviteti miqësor. Aty u bënë edhe foto të ndryshme. Mbasdite von u nisëm dretj Vlorës. Kurse miqtë morën rrugën e kthimit për në Durrës. Të ecësh mbi gjurmët e veta, duke lënë gjurmë mirësie tek të tjerët. Vlerëso dhe çmoji njerëzit largpamës, intelektualë e guximtarë,thur vargje kënge për atdheun, për heronjtë e kombit, duaje vendlindjen,familjen, njerëzit që të respektojnë pa interes, mikun e vjetër mos e harro kurrë, të këqiat e shoqërisë njerëzore largoi nga vetja, respekto familjen e madhe të dashurisë njerëzore, sepse kështu ke ngritur deri në qiell diellin e shpirtit tënd. Ke ndërtuar shpirtin me gurë xehori , e cila afron dashuri njerëzore e thur gjerdanin e jetës së miqësisë së vërtetë që ndriçon si dielli pranveror e puthet si vala e detit në shkëmb edhe kur ne largohemi nga kjo jetë. Pra,dashuria njerëzore ka me vete tharmin e jetës së Pavdekësisë !? Vërtetë në Dukat flisnin dashuritë njerëzore !

Vlorë, Dukat dt. 10 Gusht 2020.



49 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page