top of page

Një spital i madh psikiatrik


Ministria e shëndetësisë që abuzon!

Në ketë vend që vazhdoj ta quaj një spital i madh psikiatrik, kam ulëritur shpesh. Jo vetëm për veten time po edhe për të tjerë. Përherë kam reaguar për gjëra shëmtuara që rëndojnë mbi ketë popull të shkelur nga pushtetarët. Fëmijët e kësaj Republike (kjo pakicë që ka mberur) që drejtohen nga bushtra që përdhunuar sistemin e drejtësisë, për të drejtën “zbatimit më të lartë të fëmijes, radhitja 6, pika 3, ku ndër të tjera thotë: “Interesi më i lartë i fëmijës nënkupton të drejtën e fëmijës për të pasur një zhvillim të shëndetshëm fizik, mendor, moral, shpirtëror e social, si dhe për të gëzuar një jetë familjare e sociale të përshtatshme për fëmijën.”

Le të ndalemi pak këtu; e di se nuk do përbëj lajm, pasi nuk flas për buzë me silikon, për b*thë me silikon, as për rrugeçërit që quhen VIP-a këtu, madje as për tipa ekranësh që vishen firmato me shpirt bosh, e më kryesorja as BBVA2, që shkrimi im të bëj jehonë, ama e di që kam njerez që më lexojnë dhe pajtohen, e pse jo, edhe ulërasin me mua, dhe ketë e bëjnë sepse janë qytetarë të ndershëm.

Më posht po ju sjell një pikë tjetër të ligjit, ligj i cili është vetëm në letra bakalli, ky shtet që bën shfaqje të turpshme, që dështimet i shesin për suksese, e që sukses nuk ka askund. Nëse shteti funksionon me ligje atëherë Ministria e kurvëllekut shëndetësor duhet të lexoi ketë fragment:

“Fëmija me aftësi të kufizuar gëzon të gjitha të drejtat e parashikuara në këtë ligj në mënyrë të plotë dhe të barabartë me fëmijët e tjerë. 2. Fëmija me aftësi të kufizuar gëzon të drejtën për të përfituar nga shërbimet shëndetësore, sociale, edukative, si dhe çdo shërbim tjetër, sipas nevojave, të përcaktuara nga strukturat përgjegjëse të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Autoritetet përgjegjëse marrin masa që këto shërbime të ofrohen sa më pranë fëmijës dhe falas sa herë të jetë e mundur dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të prindit ose kujdestari”

Sipas ligjit, fëmijëve me aftësi të kufizuar duhet të gëzojnë të drejta të barabarta. E mua si prind minimumi në shkelje të ligjit nga kjo godinë kurvëlleku më mohon në muaj 10.000 lekë të reja shërbime shëndetësore. Gjithsesi, populli vazhdon të merret me buzët, b*thët me silikon, me kurvëllekun e tifozërisë politike dhe me BBVA2!

-Si përfundim; Kur shteti të mohon të drejtën ligjore, duhet ta duartrokasim?!

Hamdi Skeja!

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page