top of page

“Një gjobë të vogël do ve”!

Kryetari i Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto shkruan në një postim në Facebook se është gjobitur nga një polic Freshist ndonëse nuk kishte asnjë shkelje në drejtimin e automjetit.

Policia pasi ka kontrolluar ...

Vreto shkruan se policia ka marrë urdhër nga lart për të gjobitur kreun e opozitës në Librazhd dhe shprehet se do të përballet në gjyq me policing gjobvënës dhe me ata që e kanë urdhëruar.


Postimi i plotë i Bujar Vretos


Freshistët me uniformë të verbuar…

Mbrëmë në hyrje të qytetit të Librazhdit, përballë kompleksit ‘Koçi’ një freshist me uniformë më dha shenjë të ndaloja dhe unë ndalova…

Polici: Dokumentat shok…

Unë: Jam zotëri dhe jo shok…

Polici: Pak rëndësi ka, dokumentat dua…

Unë: Po, urdhëro …

Polici: Dhe patentën…

Unë: Urdhëro…

Polici: Pse pa rrip…

Unë: E kam vendosur, s’e shikon…

Polici: Dakort, pse pa drita…

Unë: Kam ndezur frexhat se akoma sështë errësuar apo ashtu je urdhëruar të vendosësh një gjobë..

Polici: Një gjobë të vogël do ve…

Unë: Zoti polic po gabon, mos shkruaj gjë në atë bllok se s’mundet të më gjobisësh pa arsye..

Polici: Ja pra spo e vë për rrip por për drita, se për rrip shkon në komision…

Unë: ore zotëri rripin e kam të vendosur akoma, por kush të ka urdhëruar të gjobisësh këtë makinë, po të them dhe një her mos vendos gjobë…

Polici: Unë e mbusha, firmos këtu…

Unë: Sille ketu dhe nuk firmos dhe po ju them se keni gabuar rëndë, pasi mua s’me ka vensosur njeri gjobë sepse jam gjithmonë i rregullt në drejtimin e mjetit. Më vjen keq që e bëre këtë veprim por do përgjigjesh para gjykatës edhe pse është e vështir për ta vërtetuar por kam të rregjistruar bisedën… ………….. Unë: Më kanë thënë që vendosni gjoba pa arsye, por prap isha në dyshim, tani e vërtetova katërcipërisht se çbëni me të pafajëshmit dhe ju garantoj që do përgjigjeni një ditë para ligjit dhe duhet ta keni frikë ligjin. Ju kur silleni kështu me mua që jam me funksion publik imagjino çbëni me të pambrojturit, si silleni…

Polici: Do të marr në cel …… (filanin) pra dhe kur të vini ju kam miq…

Unë: Nuk do të bëjnë fajde telefonatat por sill dokumentat se s’kam kohë të humbur me ty.

Polici: Thërriti kolegun që me thënë të drejtën ishte korrekt dhe i tha o shef ky (shoku) nuk firmos por firmos ti ta bëjmë me dy firma fletën e gjobës, kolegu i tha, unë do firmos por s’bëre mirë…

(nuk e dëgjova të gjithë fjalinë se u larguan)…

Mora dokumentat dhe fletën e gjobës, në fakt u indinjova shumë jo për vlerën që kishte vendosur por për veprimin që unë e konsideroj të rëndë. U largova por arsyeja më riktheu prap në vendin e ngjarjes, doja të vërtetoja pse e bëri këtë veprim, ku e gjeti atë guxim, kush e kishte urdhëruar të gjobiste kryetarin e opozitës.

A e di ky polic që kur kthehet në shërbim të rilindjes dhunon uniformën e shtetit. A e di ky polic se kur zbaton urdhërat e rilindasve do përballet vetë me pasojat se urdhëruesit fshehin të ndenjurat.

Të garantoj z. Doleqi (se emrin se lexoja dot tek fleta e gjobës) se në gjykatë do përballemi dhe të jeshë i bindur se përballë ligjit sdo mundet t’ju mbrojë as i majtë e as i djathët dhe as ndonjë spurdhjak që të jep zemër të bësh këtë veprim.

Në fakt u mendova, orë të tëra ta bëj apo jo publike këtë ngjarje dhe është rasti i parë që nuk më zinte gjumi madje edhe kur më ndaluan për mbrojtjen e kushtetutes në 13 qeshor 2019 fjeta dy apo tre orë.

Vendosa t’ju bëj puplicitet sepse, guximtarët si ti ngrihen ne detyrë nga urdhëruesit (taulantet), mbase e keni atë fat edhe ju, të gradoheni se keni gjobitur kryetarin e opozitës.

Por krahas nderit që po të bëj dua të jap dhe tre këshilla, e para, kërkoje ngjitjen nëpermjet meritës dhe jo lëpirjes se do vije një ditë do shkĕmbehesh rrugës me ata që ti sot gjobit, me shumë gjasa ata në ngjitje e ti pa shkallë, e dyta kur gabon rrugës e dobëson shumë filispanjën dhe grepi që mba gati tek e djathta mbetet në rrënjë e kthehesh bosh, dhe e treta ka tipa sa të duash që meritojnë gjoba madje dhe heqje patente, ata që xhirojnë gomat tek këmbët tuaja, që kalojnë me shpejtësi dhe shtypin fëmijë e të rritur, ngrenë muzikën dhe prishin qetësinë publike e shume raste të tjera.. (ti mbase nuk ke nevojë për këshillat e mia por ti thash se zhgënjehesh një ditë nga rilindasit e vdekur dhe pritshmëritë e miqëve që mendon se i ke nga ne)… Shpejt policisë do i kthejmë dinjitetin dhe pavarësinë që i garanton ligji…

Vlerësim për sakrificën e disa policëve që e rrespektojnë uniformën dhe udhëhiqen nga mentaliteti i të qënurit të depolitizuar… Shumë i indinjuar…

#Bujar #Vreto 17-01-2020

468 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page