top of page

Një fotografi “e manipaluar” për Shqipërinë dhe...


Në Shqipëri: Aty ku moda vendoset nga ligjet Illustrated London News - Saturday 30 April 1910. Fotografi e ideuar nga J. Grevas - Coumtrulemnt

Një fotografi “e manipaluar” për Shqipërinë


Dr Fatmir Terziu


Manipulimi i fotografive përgjatë historisë mund të shihet qartë edhe në montazhin me titull “një skenë paqësore në një vend të shqetësuar: Dita e Tregut në Shkodër”. Ky mntazh, që në fakt duket si një fotografi e madhe, u realizua në kopertinën e “Illustrated London News” që u botua të shtunën e 30 prillit 1910.

Fotografia e ideuar nga J. Grevas – Coumtrulemnt kishte për qëllim për të cituar tematikën e një qëllimi që kishte në vetvete për ti treguar më shumë botës dhe lexuesve të kësaj reviste se “Në Shqipëri: Aty ku moda vendoset nga ligjet” problemet ishin edhe të padukshme në një situatë të egërsuar me turqit. Dhe natyrisht revista do të shkruante: “Në Shqipëri, ka ligje të rrepta në lidhje me modën. Për shembull, Judeasit nuk mund të vishen si Kristianët, ose Gratë myslimane. Aktualisht, veshjet e vetme evropiane, që janë parë ndonjëherë në tregun në Shkodër janë ato të veshura nga të huajt: vetë vendasit ndjekin modën e vendit të tyre. Shqipëria ka hyrë përsëri në një vëmendje të ndjeshme për shkak të kryengritjes së disa prej vendasve të saj kundër turqve. Thuhet se janë kryengritur 34.000 burra. Fuqia e turqve u raportua një ose dy ditë më parë të jetë 20.000 burra, të cilët do të marrin një përforcim prej 5000 të tjerë. Shkaku i përgjithshëm i telasheve është mospajtimi i shqiptarëve për të paguar taksat, dhe për t’u sjellë në linjën e pavarur, edhe në çështje të tjera me pjesën tjetër të Perandorisë Osmane.”

Për të sqaruar dizajnin e montazhit “një skenë paqësore në një vend të shqetësuar: Dita e Tregut në Shkodër” redaksia e revistës shkruan: “Do t’u interesojë lexuesve tanë të dinë se ky ilustrim nuk është një fotografi e marrë në mënyrën e zakonshme, por është një kombinim, i krijuar me zgjuarësi, i listës së tridhjetë fotografive të ndara”.

Manipulimi i fotografive përgjatë historisë duhet theksuar se ka një histori relativisht të gjatë.

Historia e fotografive si të tilla daton që nga vitet 1860, vetëm disa dekada pasi Niepce krijoi fotografinë e parë në 1814, fotografitë tashmë ishin manipuluar. Portreti gati ikonik i Presidentit amerikan Abraham Lincoln është një kompozitë e kokës së Lincoln dhe trupit të politikanit jugor John Calhoun.


Portreti gati ikonik i Presidentit amerikan Abraham Lincoln është një kompozitë e kokës së Lincoln dhe trupit të politikanit jugor John Calhoun.

Rreth viteve 1910, kompozitat fotografike të imazheve të ndryshme u krijuan nga studiot fotografike komerciale për të sjellë anëtarët e familjes së bashku në një foto, kur ata nuk ishin së bashku në realitet për seancën e portretit.


1910: Ata ishin prerë nga foto të tjera dhe ngjitur në krye të një fotografie të gruas në të djathtë dhe u fotografuan përsëri në një imazh të përbërë.

Ata ishin prerë nga foto të tjera dhe ngjitur në krye të një fotografie të gruas në të djathtë dhe u fotografuan përsëri në një imazh të përbërë.


Në vitin 1937 në këtë fotografi të modifikuar, Adolf Hitleri e hoqi Gebelin, (Joseph Goebbels) (i dyti nga e djathta) nga fotografia origjinale. Mbetet e paqartë pse saktësisht Ggebeli mbeti jashtë favoritit të Hitlerit.

Në vitin 1937 në këtë fotografi të modifikuar, Adolf Hitleri e hoqi Gebelin, (Joseph Goebbels) (i dyti nga e djathta) nga fotografia origjinale. Mbetet e paqartë pse saktësisht Ggebeli mbeti jashtë favoritit të Hitlerit.


Në vitin 1942, për të krijuar një portret më heroik të vetvetes, Benito Mussolini e largoi mbajtësin e kalit nga fotografia origjinale.

Në Shqipërinë komuniste dihet që rregjimi i Enver Hoxhës manipuloi me shkas mjaft fotografi, madje disa u kushtuan jetën kundërshtarëve.

Kjo me sa duket do të dontë që një ditë të ndalej në Mbretëri të Bashkuar dhe të dënohej me ligj. Dhe ajo erdhi.


Në vitin 1982, në këtë histori kopertinë të revistës National Geographic mbi Egjiptin, fotografi Gordon Gahen bëri një pamje horizontale të Piramidave të Mëdha të Gizës, të cilat duheshin “shtrydhur” së bashku për t’iu përshtatur formës vertikale të revistës

Në vitin 1982, në këtë histori kopertinë të revistës National Geographic mbi Egjiptin, fotografi Gordon Gahen bëri një pamje horizontale të Piramidave të Mëdha të Gizës, të cilat duheshin “shtrydhur” së bashku për t’iu përshtatur formës vertikale të revistës. Tom Kennedy, i cili u bë drejtori i fotografisë në National Geographic pasi manipulimi ishte i mbuluar, deklaroi se, “Ne nuk e përdorim më atë teknologji për të manipuluar elementët në një foto thjesht për të arritur një efekt grafik më bindës. Ne e konsideruam atë më pas si një gabim dhe nuk do ta përsërisnim atë gabim sot.”



111 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page