top of page

Një ditë është mjaft të njohësh Lirim Grejçevcin


Një kafe miqësore ...

Një ditë është mjaft të njohësh Lirim Grejçevcin


Dr Fatmir Terziu


Lirim Grejçevci nuk ishte thjesht Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ai ishte qytetari i thjeshtë, njeriu i përsosur, miku i mjaft bashkëatdhetarëve nga të gjitha trevat shqiptare. Njeriu model që rrezatoi kulturë. Këtë e vërtetoi sjellja e tij. E vërtetoi koha e lirë e tij. E vërtetoi një ditë e lirë e jona dhe një kafe e qetë në një bisedë qytetare me të. Me djalin e tij për dore, natyrisht si një prind shembullor dhe me një përkushtim për bashkëshorten e tij të respektuar, ai e niste udhëditën e lirë me ne në mjediset ku ai thoshte, se “ka mjaft ende për të shënuar”. Janë mjediset ku ai studioi dhe ende ndjen atë që duhet shkuar më tej.

Mjediset e studimit

Në mjediset e Universitetit më në zë të Londrës, pikërisht në London School of Economics, i njohur si LSE, ende janë lidhjet dhe memorjet që lidhen me ish studentin shqiptar të magjistraturës, Lirim Grejçevci. I ardhur pas një diplomimi në Fakultetin e Gjuhës Angleze, dukej se nuk kishte problem me atë që zakonisht e kanë mjaft studentë të ardhur në këtë mjedis prestigjioz të kulturës akademike. Dhe atëherë as e kishte shkuar nëpër mend se një ditë në këto mjedise ai do të ngjitej si Ambasadori i Kosovës. Edhe pse ambicjet i kishte të gjalla në ngjitjen e tij fliste më shumë karakteri, edukata, edukimi dhe përkushtimi. Të gjitha këto të ardhura brez pas brezi nga një fis i tërë dhe i nderuar që pason mbiemrin e tij. Por jo vetëm kaq, studentin e atëhershëm shqiptar e dallonte përkushtimi ndaj çdo gjëje që lidhej me progresin, alternativën e ecjen e ndjesisë së mençur përpara.

E kështu në një ditë krejt të zakonshme në LSE, hapat e tij ngjiten ngadalë dhe prekin ato kujtime që ai i ka ende në kujtesë dhe menjëherë zgjohen nga përshëndetjet me ish pedagogët e tij e mjaft prej tyre e nderojnë me respektin e një akademiku ndaj një studenti shembullor. E ai e ka të vështirë të thotë se tashmë është zyrtar, diplomat, Ambasador i Kosovës, por ata e dinë se ai është më shumë se kaq për ta. Është vërtet më shumë. E këtë e zbulon kafja e qetë dhe biseda e ndjeshme mes miqve të hershëm. Ne ndjekim ngadalë bisedën dhe aty shtrohet ajo që shkon ku të dhëmb dhëmbi. Kosova nuk është më ajo e fjalëve, në këtë bisedë. Kosova shkon më tej dhe kërkon angazhime, investim më të gjerë. Dhe këtë e bën fjala e mençur e njeriut që di të pikëtakojë jetikën e përditësinë me arsyen e logjikën diplomatike. Ai u bë më pas Ambasadori i Kosovës në Londër, Shkëlqesia e Tij, Lirim Grejçevci, ish studenti që vazhdon të respektohet nga pedagogët e tij.

Ish këshilltari politik i Kryeministrit Hashim Thaçi

Por, Lirim Grejçevci, e ka lënë disi atë “pallton” diplomatike dhe madje edhe atë periudhë kur ai ishte një nga këshilltarët më aktivë të Kryministrit të Kosovës. Kështu ish këshilltari politik i Kryeministrit Hashim Thaçi, Lirim Grejçevci, tashmë i ka hyrë diplomacisë, me shkollën më të ndjeshme të mirëkuptimit dhe ndjenjës, pra karrierës diplomatike. Ai erdhi në këtë detyrë, jo thjesht për të zëvendësuar pozitën të cilën e mbante Muhamet Hamiti, Ambasadori i Parë i Kosovës, por për të ndërruar tërë fytyrën diplomatike të marrëdhënieve të tilla zyrtare e jo zyrtrare me tërë angazhimin e tij në detyrë. Dhe këtë e ndjente, këtë e dinte në fakt që nga dita kur u thirr nga Presidentja Jahjaga për të nisur udhëtimin e tij diplomatik drejt Londrës. E dinte dhe e kishte mësuar që në auditoret e LSE-së.

E dinte që atëherë kur ai ishte angazhuar në ekipin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, për të zhvilluar bisedime për çështje teknike me Beogradin, në Bruksel. E dinte se do të linte pas edhe një detyrë të rrëndësishme e do të bëhej kështu jo thjesht një mbartës, por një përkushtues ndaj detyrës së ngarkuar. E kështu ajo që e ndjek nga pas me një ndjenjë të lartë është përkushtimi është data 18 tetor 2012-të, dita kur ai u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Dhe dita tjetër e paharruar është kur ai paraqiti kredencialet e tij të punës më 11 dhjetor 2012. Dhe asnjëherë nuk kishte emocione. Nuk pati hezitim. Ai në fakt nuk kishte asnjë prej tyre edhe në periudhën kur ai shërbeu si Koordinator i Qeverisë së Tranzicionit të Kosovëspër bartjen e kompetencave nga administrata ndërkombëtare në Qeverinë e re të Kosovës së pavarur, as edhe para kësaj kohe, nga 2003 deri 2008, kur shërbeu si sekretar privat dhe këshilltar i veçantë për Udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK).

Ai vinte gjithnjë me një lidhje me studimet. Dijet për të ishin lidhja më e ndjeshme. Kështu nga viti 2007 deri në vitin 2008, ai mbaroi një kurs për politikën krahasuese në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë. Përveç kësaj, ai gjithashtu shërbeu me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe tek “Koha Ditore Times”, një gazetë e bazuar në Prishtinë me bazë ditore në gjuhën angleze.

Vazhdimi i edukimit

Dhe nuk u mjaftua me një diplomë bachelor në shkencat politike dhe administratën publike, as edhe me një diplomë bachelor të dytë në gjuhën dhe letërsinë angleze në Universitetin e Prishtinës. Ai vazhdoi më tej të siguronte një diplomë master në politikën krahasuese (nacionalizmi dhe përkatësia) nga London School of Economicsdhe po nga ky Universitet nga Fakulteti i Shkencave Politike (LSE) një diplomë tjetër si një shkollar Chevening. Jeta në fakt e kishte piketuar këtë udhëtim dijesh në mjedisin ku ai u lind dhe u edukua. Ishte pikënisja jetike e djaloshit Grejçevci.

Djaloshi që erdhi në jetë dhe gëzoi familjen Grejçevci në Prishtinë, më 26 mars 1976 ishte me fat. Kështu e cilësuan jo vetëm familjarët e tij, prindërit, por edhe mjaft të afërm e njërëz që vinin e uronin familjen. Ishte një ardhje e mbarë në jetën e trazuar të viteve shtatëdhjetë, por që vinte me tërë mbarësinë e jetës. Se në atë të lindjes së tij trokitën në familje edhe dis pako me libra që vinin nga larg. Librat ishin gëzimi i jetës. Ishin dhe një ogur mbarësie....

Ende pa filluar mirë të mësojë hapat e jetës, në familjen Grejçevci në Prishtinë, djaloshin e përkëdhelur nga familjarët siç e cituam, do ta pështillnin mjaft librat e botuar në Republikën e Shqipërisë, që kishin hyrë në Kosovë dhe në familjen e tij e të cilat pastaj shpërndaheshin ilegalisht. Kjo literaturë (libra dhe gazeta) që ranë në duart e tij e bënë djaloshin në rritje e sipër, por me një vullnet që nisi ti shqetësonte prindërit, një djalosh në qendër të vëmendjes. Kështu ai u rrit me ndjenjë të zjarrtë atdhedashurie e përkushtimi. Dhe vitet pasuan ecjen jetike, ndërsa ai nisi të ngjiste shkallët e auditoreve. E atyre auditoreve u rrit dhe u poq intelektuali, politikani, diplomati Lirim Grejçevci, njeriu i thjeshtë, që di të respektojë, komunikojë e vlerësojë të gjithë. Sigurisht në një shkallë më të lartë familjen e tij për të cilën kërkon falje se koha tashmë e pengon pa masë.

I tillë është ai tashmë me komunitetin shqiptar në Hollandë. I tillë është me stafin e Ambasadës atje, ku mbetet Ambasadori i respektuar dhe i përkushtuar, mjaft aktiv. I tillë është me gjithkënd që troket dhe takohet me të në mjediset e Ambasadës e më gjerë. Jo pak hollandezë të lidhur me fatet shqiptare flasin tashmë fjalët më të mira për Ambasadorin Lirim Grejçevci. E natyrisht është nder dhe kënaqësi të jesh mes njerëzve të tillë, por dyfish nder të kesh njerëz të tillë në zyrat e takspaguesve shqiptarë.


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page