top of page

NJË BURRË I SHQUAR NGA LEKDUSHI


Halo Malaj

 

REIZ NURE BEGA, NJË BURRË I SHQUAR NGA LEKDUSHI

Reizi eshte djali i dyte i Nure Beges, nje burre i degjuar e pjestar kuvendesh te Kurveleshit, nga fshati Lekdush. Nurja pati kater femije, dy djem, Ajdinin dhe Reizin(i vogli). Pati dhe dy vajza, njeren te martuar ne Shenaj ne fshatin Progonat dhe tjetren ne Serjanaj ne fshatin Lekdush. Vete Nurja ishte nje burre qe merrte pjese ne odat e gjykimit te fshatit apo te fshatrave dhe ne takimet qe realizonte vilajeti. Keshtu qe dy djemte e tij paten fatin qe te quhen djem te fisme, apo dy vajzat e tij te quheshin bija nga dere e madhe. Nure Bega, si te gjith fshataret e Lekdushit, apo dhe te gjith Kurveleshit te siperm, kishte nje ekonomi te forte mbeshtetur ne blegetori dhe vreshtari. Nuk eshte per tu cuditur kur flasim per kete te fundit ne Kurvelesh(vecmas ne Lekdush) pasi ne keto vite e me perpara, gjat shekullit te 19 kjo "industri" e perpunimit te rrushit ne: raki, vere, pekmez, stafidhe etj kane qene "profesioni" i dyte(pase blegetorit) ne kete zone. Duke patur nje gjendje te mire ekonomike Nurja i arsimoi te dy djemte e tij. Ne fillim ata mbaruan uniken ne gjuhen turke dhe pastaj vazhduan njeri per ekonomi dhe tjetri per bujqesi, shkolle e cila shtrihej ne kater vjet. Kete shkolle ata e kryen ne Voshtine. Nje arsimim kaq i gjate ne ato vite ishte shume, biles shume fare.Djali i madh Ajdini u arsimua per Ekonomi ndersa i vogli, Reizi, per bujqesi. Djali i madh hapi dyqan ne Tepelene dhe aty punoi deri ne vitin 1925 qe vdiq, duke lene tri vajza te varfera. Reizi ne moshen 18 vjecare( lindi ne mars 1890) arsimuar mire per kohen u largua ne Amerike dhe u vendos ne Boston ne 1908. Aty bie ne kontakt me shume figura te shquara atdhetare te arsimuara ne Bukuresht e vende te tjera. Ishte koha kur mbi shpatulla te Shqiperise vertitej "korbi i zi" qe kish si qellim coptimin e saj. Vetvetiu apo nga inspirimet e figuarave te medha shqiptare ndjenjat kombetare rriteshin me shpejtesi te pa imagjinueshme. Keto ndjenja doemosdo pushtuan dhe u rriten dhe ne shpirtin e Reizit, i cili ne vitin 1909 bie ne kontakt me Fan Nolin. I gjate , brun , me nje shikim zhbirues, me pamje shume terheqese dhe i shkathet, me arsim, sic duhet terhoqi vemendjen e Nolit dhe te bashkepuntoreve te tij dhe mbeti ne "shtabin" e tyre. Reizi ishte i antarsuar ne shoqerine" Besa-Besen". Jemi ne fundin e Perandorise Osmane ne Shqiperi. Mirpo po pergatiten pushtime te reja per te. Ne keto kushte , shoqerite shqipetare ne Amerike( te cilat ishin te shumta) filluan te viheshin ne levizje per tu bashkuar ne nje te vetme ne menyre qe aktiviteti dhe ndima e tyre te ishte sa me e madhe. Takimi baze zyrtar per kete pune, eshte mbajtur me 24 dhjetor 1911 dhe do te shoqerohej nga disa te tjere deri me 12 prill 1912, kur shoqeria "Besa-Besen", "Flamuri i Krujes", dhe "Dallandyshja", te cilat udhehiqeshin nga Noli, Konica, Floqi, Paskal Aleksi do te finalizonin krijimin e nje shoqerie te vetme e cila e mbajti emrin "Shoqeria Vatra", sipas propozimit te Nolit. Reizi duke qene se edhe ne " Besa-Besen" kishte detyren sekretar-arketar edhe ketu te "Vatra" u caktua po keshtu.Kuptohet qe keto detyra beheshin pa shperblim. Sipas udheheqesve te vatres kesaj shoqerie i dilnin detyra shume te medha per atdheun e tyre, sepse po pergatitej Lufta Ballkanike( qe filloi ne tetor 1912) nderkohe qe do te shpallej pavaresia ne 28 nentor 1912. Nje nga veprimtaret e shquar qe  sqaronte emigrantet per domosdoshmerine e ndihmave ekonomike per atdheun, ishte Reizi. Ai sqaronte ne grup njerezish apo ne njerez te vecante se shteti i ri Shqiptar duhet te kishte fonde dhe keto fonde do te grumbulloheshin nga emigrantet e Amerikes, deri sa shteti te fillonti te funksiononte. Per te ngritur ne nivel sa me te larte dashurine per vendlindjen viheshin  ne skene pjese te shkurtra teatrale Shqipetare. Reizi jo vetem merrte rolet kryesore, por mobilizonte te tjeret te merrnin role ne keto pjese. Nje pune te konsiderueshme ka bere ne grumbullimin, ruajtjen e administrimin e ndimave ekonomike, por dhe ne lindjen dhe zgjerimin tek bashkeatdhetaret e bindjes qe duhej dhe nje bande  muzikore e cila do tu sherbente shqiptarve ne te gjitha aktet ceremoniale. Keshtu ne 1917 nga trupa vullnetaresh u themelua "Banda Vatra" e udhehequr nga Prof. Thoma Nasi. Aktivitetet nuk do te beheshin ashtu, te pa dukura, por shume te degjuara dhe te para, ne saje te ekzekutimit muzikor qe bente "Banda" nen drejtimin e Prof. Nasit. Sakaq , te kthehemi te idete copetuese mbi shqiperine te percaktuara nga fuqite e medha ne Londer ne 1915. Midis te tjerash kerkoj qe Vlora dhe rrethinat (behet fjale per gjithe Laberine) do ti aneksohej Italise. Ky oreks Italian filloi te zbatoj qe me 16 maj 1916, ku me urdher te komandes se pushtimit Italian nuk lejohej ngritja e flamurit Shqiptar mbi objekte ose shtepi banimi dhe me 20 gusht 1916, ngritja e flamurit u nxorr jashte ligji. Zbatimi ngjalli shume revolte te banoret e kesaj krahine, duke filluar qe nga Tepelena e deri te prefektuara apo bashkia e Vlores. Ata u organizuan ne demostrata te fuqishme(sipas Sali Hallkokondit ne botimin e vitit 1923), mirpo u pasua nga arrestime dhe internime nga ana e pushtuesit. Reizi merr lajmin se vellai itij tregetar ne Tepelene dhe nje aktivist tjeter i shquar i ceshtjes kombetare, Ajdini, ishte arrestuar dhe internuar sepse kishte organizuar grumbullimin dhe djegjen e flamurve Italiane te vendosura nga komanda pushtuese , mbi dyqane dhe ndertesa, ne vend te flamurit Shqiptar, ne Tepelene. Ishte hera e dyte qe arrestohej dhe interrnohej Ajdini per te njejtin problem, ne fillim ne 1913 per flamurin Grek (me 6 muaj) dhe tani per flamurin e pushtuesit italian internohet ne Sazan. U vinin ndoshta ne mendje vargjet e kenges per gjyshin e tyre, Teno Beges: "Teno Beg' cepe zi,/ Plumbi e mori mbi sy”- dhe  gjaku u vershonte vrullshem neper deje ashtu si mbare djalerise Shqiptare per te ushqyer memen e tyre Shqiperi. Vatranet mblodhen te tjera ndima dhe bene shume sakrifica per te perballuar levizjet diplomatike te krereve te tyre neper Evrope dhe ne Amerike. Vargjet "embelme" janë ne gojën e tyre;

" Mbahu neno, mos ki frike,/se ke djemte ne Amerike". Pikërisht këta mërgimtarë ju gjenden Shqiperise ne 1920 ne Vlorë, erdhën nga larg! Bashke me ta edhe nje nga propoganduesit e luftetaret e palodhur per ceshtjen Shqiptare, Reiz Nure Bega. Politikanet dhe diplomatet Shqiptare kishin bere te qarte popullates, se fuqite e medha kishin firmosur copetimin e shqiperise. Me e zellshme per te zbatuar kete traktat u tregua Italia fqinje, e cila menjehere sic e permendem filloi aneksimin e Vlores dhe tere krahines se Laberise nen qeverine e saj. Keshtu qe mllefi per te (Italine) ishte bere mal dhe nga te gjitha territoret Labe dhe nga diaspora u grumbulluan mijra e mijra luftetare , nen komanden e burrave me te stervitur betejash, filluan luften me 5 qershor dhe me 5 shtator 1920 e detyruan Italine qe bashke me hartat e akademikeve te saj, te largoheshin ndoshta per tu dukur me vone. Ne keto perpjekje dhe luftime te pazakonta moren pjese edhe Ajdini e Reizi. Pas lufte gjerat filluan te  rridhnin me mqete per popullaten, e cila me mund e djerse filloi riciklimin ekonomik familjar me idene per te kapur nivelin e viti 1913-1914 kur u zhurit teresisht nga ushtria Greke. me 1925 Reizit i vdes i vellai, Ajdini, qe jo vetem kishte marre pjese dhe ishte shquar ne luftra pe vatanin, por ashtu si Vatranet ngaqe ishte tregetar dhe kishte mundesi ekonomike, kishte financiuar keto luftra me arme dhe municione. Gjendja e Reizit u rendua nga ana ekonomike sepse i mbeten edhe tre femijet e vellait. Ashtu pa hequr veshin dhe syrin nga flamuri ndertoi perseri kapital te mire per familjen e tij. Per vec tregetise, ai ndertoi pemetore dhe vreshte dhe nje tufe te madhe me blegtori. Aty nga vitet' '40 te shekullit te kaluar ai ra ne kontakt me idete komuniste te cilat si shume te tjere i konsideroi si me te mirat dhe me shpresdhenese per Shqiperin, duke u aktivizuar familjarisht ne zbatimin e tyre. Perpjekjet per te dhene sa me shume kontribut, bene qe shume shpejt Reizi te vleresohej si njeri me vlera te vecanta dhe te drejtonte fshatin Lekdush e te merrte pjese ne te gjitha organet e zgjedhura qe drejtonin Kurveleshin. Me njehere pas clirimit, kur te gjithe menduan se lufta mbaroi, bashke me ta edhe Reizi, per Reizin ishte fillimi i nje lufte te gjate pambarim, e tmerrshme, e frikshmeper kedo, e pa imagjinueshme dhe e pa besueshmenese do te deftohen te gjitha betejeat e asaj lufte nga te cilat nuk fitoi asnje deri sa mbylli syteme 1972. Po pse ndodhi lufta e madhe, pse ndodhi lufta e gjate, pse ndodhi lufta e humbur? Reizi kishte tre femije, dy djem dhe nje vajze. Djali madh i tij, Bega, mori pjese ne formacionin luftarake partizane, ndersa vete Reizi ne formacionet teritoriale. Nga qe bega ishte i arsimuar, pas clirimit, qe faktikisht s'duhet thene keshtu, caktohet me detyra te rendesishme ne divisionin 5 te ushtrise shqiptare. Qe ketu i organizohet arratisja nga sigurimi i shtetit, ne janar 1946, dhe perfundon ne SHBA si punonjes i ketij formacioni. Familja asnje njoftim. Pyetje, e pyetje e asnje pergjigje, nga askush!C'u be djali , ishte pyetja qe s'mori pergjigje, por qe shkaterronte dalengadale nga brenda, ate qe se vuri syrin ne gjume, e se vuri mendjen ne pune, pa menduar per 40 vjet rresht, per flamurin, per Shqiperine, Reiz Begen. Ne vitin 1948 thirret Reizi dhe i komunikohet: " Djali juaj Bega ka tradhetuar! Ju tani do te quheni familja e tradhetarit!" Ketu filloi lufta e madhe, lufta e gjate, lufta e humbur! Reizi ecte tani cdo dite duke thithur sa me shume tymin e duhanit, e pa kuptuar asgje. Thoshte me vete: ky eshte prodhimi i luftes tone, tre breza ne lufte?! Njerzit filluan te mos i flisnin. Nuk thirrej me ne mbledhje e ne kuvende! Cdo njera nga keto ishte nje e shtire me pushke mbi shpirtin e tij. Duhej t'ja pushkatonin shpirtin dhe ashtu bene! Dorezoi ne kooperative: Pemetoren, vreshten, tufene madhe te bagetive, qete e punes, pra kapital me shume se te tjeret, por "babe tradhetari"! Asnje lajm akoma se ku ishte " tradhetari", po afronin vitet 60-te. Reizi thithte llullen dhe shprehej ne muhabete te ngushta: Gjyshi ne lufte, baba ne lufte, une e vellai ne lufte, djali ne lufte dhe tradhetare?! Mirëpo keshtu ishte, tradhetare. Nuk e flisnin me ne dasma, nuk u vinte mire qe e shkikonin, ate burre muhabeti, neper oda, kur kishte vakira, prandaj u kufizua vete. E larguan nga dasma sepse ishte me "perberje te keqe" kur nje njeri i tij martoi djalin! Djali tjeter trajtohej si vella armiku. Edhe me luftra dhe perpjekje te  kishem bere e kete lufte te mos kishim hequr, ne kete lufte jam i vetem dhe duart i kam te lidhura-thoshte Reizi, tani reth te 80-ve! Ai mbylli syte pa e ditur c'ju be djali, pse tradhetoi, ai mbylli syte ne mjerim dhe vetmi te thelle. Ata pak njerez qe e vizitonin ne shtratin e vdekjes u dukej se shikonin te shtrire nje luan qe kish marre shume plage, por ate me te madhen dukej sikur e kish aty, ne gjoks, se kur gulconte, atje e vinte doren. Na vajti jeta dem, me vajti djali dem: shprehej ne shtratin e vdekjes. Ashtu vertet! Familjen e Teno, Nure, Ajdin e Reiz Beges per 45 vjet e mbuloi hija e tradhetarit, hija e armikut dhe jo vetem qe s'u permenden ndonjehere si luftetare te ceshtjes kombetare, por u percmuan dhe syrgjynosen deri ne kufijte e te pabesueshmes. Ashtu si shume familje te tjera atdhetare, mbartën verë, por s'pinë as ujë. 

 

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page