Tekst i kenges me te njejtin titull, ne festivalin e kenges qytetare shkodrane 'Lulebore' zhvilluar më 10 Tetor, 2020
Poezi Ledri Kurti - Kraja © Nji ninulle, me zá prej nâne!
Di'lli amël, mbylli syt', e díta, ndrroi, or't e lúme, Perkdhéljet e tij, t'láme n'ár, fóshnjen, n 'krah' t'náns, e zúne!
Vjen nji díte, e vjen nji tjéter, miklójnë zémren, dúert drejt náns, tuj gugát, tuj qesh me éjllin n'aróm' t'sáj, dójnë me përqáf...!
E kur búzt, e préndimit, púthin, léhtë', mbi bállë t'njómë, ndíhen, búzt e dashnísë - nánë, n'tínguj zánash, t' kndojnë...
E ninúlla, vjen prej s'lérgu, n' zémer t'sáj, pushon'.... çil n'dáshni, mbi fmin', që flén, me shprésë e ándrra, e mblòn...!
E butsísht, zémra e lmòn, me tínguj t'ámel, n'zâ prej nâne, aq hyjnúeshem, dálë prej shpírti, në përkúndjen, e çdo mbrámje!
ความคิดเห็น