Njerez ju dua...
Kudo qe te jeni ju dua, Qe nga veriu ne juge, kudo ku jeni te arratisur e syrgjinosur neper bote, shqipetare te nderuar. Kemi afro nje shekull qe aderojme ti bashkohemi Europes, ne te cilen, na vendosi Zoti qe me krijimin e planetit dhe sikur te jemi te mallkuar mbetem vetem duke e enderruar,...Qe ne Nentorin qe mbaroi lufta e dyte, kur neve kujtuam se mbaroi me te vertete, neve pesuam zhgenjimin me te madh- apokalipètik, nje tjeter lufte filloi, nje lufte qe nuk do te sosej per nje gjysem shekulli dhe mbetem e mbetem ne lindje...mbetem ne lindje dhe nuk e arritem me Europen dhe mbetem gjithmone ne anen e lindjes. Tamam nje mallkim, qe nga koha e Skenderbeut na uzurpoi lindja Osmane, na myslimanizoi e edhe kur u disgregua sikur na la mallkimin ”Me ndjekshi nga pas, kurre mos u ndafshi nga lindja”...Dhe po e ndjekim, besnikerisht po e ndjekim, sa here na troket ne dere shansi i shkeputjes per inercie i kthejme shpinen Europes dhe i largohemi. Fajin e kemi neve, zgjedhja jone...
Njerez jui dua!
Per dhjete dite jane zgjedhjet.
Shqiperia ne rezik! Tirana eshte perçudenuar , Rruga e Arberit akoma nuk ka te mbaruar, akoma duhen para., uji i premtuar nuk ka te ardhur. Kudo neper Europe ka uje te pijshem e ketu ne kete vend te bekuar ku ka gjitheçka, uji duhet te blihet. Edhe per detin na genjne, u tha qe nuk kemi te bejme fare, fare, fare me Greqine, le te shkojne ne gjykaten nderkombetare kurse vete Greket po e thone qe Shqiperia eshte dakort me neve, kur ata nuk leshojne pe per çamerine tone. Po vidhen territore, male dhe fusha dhe hapesira detare kur kemi bertitur dhe denuar me te madhe se Zogu paska falur (qe nuk eshte e vertete) ShenNaumin. Po merren miliarda euro e dollare hua nderkombetare qe do te duhen dhjetra vite per tu paguar nga dishendentet tone qe nuk kane idene se çfare paskan bere ashendentet. Lideri i çmendur ne miqesi me Vuçiçin dhe me Erdoganin po na ndan, edhe kesaje here, nga perendimi i enderruar, nga perendimi qe na caktoi Big Bangu, nga Eueopa e enderruar...
Njerez ju dua. Ju lutem shekoni boshatisjen e vendit.- Krahet e arte te punes po shkojne te lulezojne vende te huaja. Mbeten andeje dhe ketu vdesin te afermit e tyre, nenat dhe baballaret, ne vetmi tronditese.
U bene mbi 30 vjet qe kujtuam se... me ne fund po bashkohemi me Europen por po jetojme ne nje rrumpallehane qeverrisjeje, te cilen e zgjedhim neve vete, me voten tone...Kemi gjitheçka ne kete vend te bekuar, dhe mbetemi vendi me i varfer...
Me tradhetine qe ndodhi ne krahun e djathte, i tere pushteti vendor i mbeti ne dore krahut te majte, perveç Shkodres, bastion i vetem- krenar qe nuk shitet.
Maxhoranca ne qeveri eshte persekutore. Kete e pame me Voltana Ademin è po e shohim edhe me Kryebashkiakun e ri B.Spahiun. Kete po e shohim edhe gjate kesaje fushate zgjedhjesh domethene vjedhjesh-ne kete menyre qe po shojne punet.
Shqiperia ka dale ne ankant.
Vendi i shenjte po shitet. Neve qe jemi kombi me i vjeter ne Europe po e leme vendin ne dore te huaj. Shqiperia po shpopullohet. A do te kemi fatin e zi qe neve si brezi i fundit, te humbasim si kripa ne uje?... Neve qe kaluam diktaturen me te eger te lindjes ta lame fatin tone ne kthetrat e çakenjve?..
Po e shikoni çfare propogande behet. Njera pale te drejte, te sinqerte, konkret, me vepra te prekeshme, vepra te realizueshme. Tjetra e ezauruar tejet merret me lojra fjalesh me tallava, me kercenime qe nuk bejne pjese ne zgjedhje me palaçolleqe qe kane te bejne vetem me vjedhje.
Rama pasi e ezauroi kazane e tepsi, teneqe, llamarina e kaneçe e sopllake, jebrike e gjyma tani se fundi me zorren e trashe e me zorren qorre ne fillim te fushates , tash dekorajon forcat e djathta se nuk do te kene investime buxhetore e subvencione kudo ku do te fitojne bashkite e djathta. Luçiano Boçin e krahason me Koçin tek Zonja nga qyteti e veten e tije çfare e quan me ato tallavara e kercime te shemtuara d t’hongsha synin e t’brefsha zemren, neper sheshe?....
Ai eshte ne mos i çmendur, i terbuar. Ai ka dale jasht kufijvde te rraces sone...Mire ky kajrafil ka aqe kulture sa ia gjen çdo njerit nga nje epitet po a nuk ka ndonje te afert qe ti thote se sa i peshtire behet jo vetem nga te djathtet por edhe nga te majtet???
Njerez ju dua! Votoni per djemt qe kane ç’ ti japin Shqiperise. Ne kemi nevoje, bujqesia ka nevoje, Votoni per fitime qe do te kemi nga autobuzat falas ne Tirane dhe neper zonat rurale, per programin e Belind Kelliçit qe eshte shume larg, largpames, jo driteshkurter, qe flet pak dhe bukur, jo llafazan i bezdisashem. Mos u genjeni me programin e shkaterrimtarit te Tiranes qe dashka edhe nje mandat qe ti çoje deri ne fund ato vepra qe ka filluar. Ndofta do te sjelle uje per 24 ore?...Ndofta do te ndertoje ne fundzgjatjen e Bulevardit Zog i I.re, Harkun e Triumfit apo do te ngreje perpara sahatit nje Tour Ejfel?...
Njerez ju dua shume. Mos e hidhni ne pleh voten tuaj, me te shtrenjten, dinjitetin tuaj, prestigjin, per nje traste miser, apo per tre kilograme fasule se po humbisni shume me shume se ç’eshte fitorja e madhe jona, imja, jotja, e atije, e te gjitheve, e gjithe shqiperise. Mos na lini ne balte se do t’ju shohe nga larte ZOTI I MADH.
Njerez ju dua. Une nuk jam i asnje krahu, jam i paanshem por nuk mund te pranoj arrogance ne fushate zgjedhore demokratike, nuk mund te pranoj vjedhje e blerje votash ne driten e diellit dhe pa pasur ndroje nga opinionistet e vendit dhe nderkombetar....Pranoj nje propogande te besueshme me objektiva te realizueshme dhe jo nje propogande genjeshtare. Pranoj nje gjuhe politike te qyteteruar dhe jo nje gjuhe turmash alla Xhengis Khane qe te sjell flligeshti. Nuk jam fare per deklarata separatiste ”Neve jemi me te mire se ata”, Ne shkojme perpara ata shkojne mbrapa”Po votuat per ata., qeverija ju ndalon fondet e te tjera e te tjera e te tjera te tilla....Nuk ka ata e neve. Keto jane antikushtetuese Ne jemi Shqiptare dhe jemi te njejte, asnjeri me i mire se tjetri, te nje qeverie. Me keto deklarata rraciste dhe antikushtetuese le te merret PRESIDENTI.
Zoti PRESIDENT, a i shikoni, a e degjoni se ç’behet?...ç’faredo qe bie ndesh me kushtetuten ju takon juve ti prisni koken.
Njerez ju dua. Demaskojeni shitjen e votave. Mos u pajtoni me antidemokratizmin. Mos u pajtoni me vjedhjen. Mos u pajtoni me shitesat e votave, te nderit, te dinjitetit njerezor, te pafete, te paatdhete. Ato leke, ato fasule apo ajo qese me miell jo vetem nuk i nxjerr nga fukaralleku por i damkos si tradhetare dhe na ve zgjedhen ne qafe te gjitheve se bashku, dhe e vuajme te gjithe se bashku maskarellekun e tyre...Bleresit e votave jane maskarenjte e kombit, te pafytyret, te pazotet per te fituar ne konkurim qe kerkojne te na hypin ne qafe, qe kerkojne te na mbajne nen vete.
Tahsin Xh. Demiraj
Comments