Një bisedë që sapo ka nisur me biznesmenin e suksesshëm Aqif Neli

Updated: Jul 1, 2021


Një bisedë që sapo ka nisur me biznesmenin e suksesshëm Aqif Neli

Prof. Dr. Fatmir Terziu


Është "e vështirë" ta gjesh në zyrën e “AN Construction Solution Limited”, kompaninë e tij, drejtuesin e saj Aqif Neli, pasi ai është gjithnjë në mesin e të punësuarve të shumtë të tij, në mesin e fronteve të reja të punës. Por në një orar të tillë të gjithë thonë, se e gjen vetëm aty. E gjen, por në krye të një paneli, ku ai ka pikënisjen parësore të punës me tre elementët kryesorë e të domosdoshhëm të një suksesi: Shëndeti dhe siguria, Produkti dhe Cilësia.

Ndërsa sheh pamjen estetike të zyrave, qasjen profesionale e dikton me tërë dokumentacionin që mbetet në sytë e tu një model më vete. Pastaj me respektin e stafit dhe të drejtuesit vetë, natyrisht. E gjitha është një vizitë dhe një bisedë që shkon në shtratin e saj, pas disa vitesh njohjeje të largët, larg nga kjo zyrë…

1.

Jo më kot thuhet se një rastësi mund të udhëtojë gjysmën e botës, ndërsa një sukses është duke veshur çizmet e veta. Sa e vërtetë që është sot kjo në epokën e mediave sociale, në epokën kur fjalët e trashëguara dhe ata gjëra që na kanë rritur e edukuar tashmë janë në një hapësirë të gjerë e të bollshme digjitale.

Shëndeti dhe siguria, Produkti dhe Cilësia.

Konsideroni stuhinë e vrullshme të njerëzve të përqafuar mes suksesit dhe talentit, mes një disipline nga fëmijëria dhe disiplinës në rritje të përditshme. Dhe fare thjesht, mjaft lehtë, ajo që shkon në një bisedë është pikërisht lidhja me të cilën njeriu kupton se suksesi është tek ai që krijon dhe forcon personalitetin e tij. Kështu ndodh në jo pak raste. Ndodh kështu pasi në mjaft raste gjëja e parë që njerëzit vërejnë për njerëzit e suksesshëm është, veshja e shtrenjtë, makina luksoze, jetë të ndryshuar, familje me teprica shpenzimesh etj. Kur njerëzit nuk ulin sytë të shohin se njeriu i suksesshëm është vetë ai që ka lindur dhe ardhur në këtë pikë nga puna, disiplina dhe angazhimi i përditshëm me bindjen për të bërë më të mirën për veten, familjen dhe tërë shoqërinë. Dhe kur ndodh ndryshe vërtet edhe shkrimi shkon më gjerë në shtratin e duhur…

2.

Dhe këtë e mëson mjaft mirë, qoftë edhe në pak minuta. Pra, në disa minuta me biznesmenin e suksesshëm shqiptar, Aqif Neli, intelektualin që në jo pak raste ka merituar fjalët dhe respektin më të lartë komunitar dhe britanik në fushën ku ai tashmë operon me kompaninë e tij prej vitesh. Në një ambient pune ku diskursi i gjërave rrek estetiken e të gjithë panoramës dhe me një modesti të shtjellët respekti kupton se njeriu i suksesshëm mësohet nga udhëtimi i tij, jo nga destinacioni. Mësojmë se si arriti atje, pikërisht në majën e suksesit, duke kuptuar gjatë bisedës se sa vështirësi i është dashur të kalojë e kapërcejë me durim e përkushtim për të arritur ku është sot me një stendë që flet vetëm për certifikata, vlerësime, dedikime dhe mbi të gjitha për rezultate e cilësi. Në atë bisedë mëson mes qetësisë se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm si intelektuali i plotësuar Aqif Neli. Në atë bisedë të sinqertë mëson pse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët. Dhe në atë bisedë dalin në pah disa nga karakteristikat me të cilat fare lehtë kuptohen historitë e njerëzve të suksesshëm.

3.

Tek një bisedë e tillë shkon fjala tek vizioni. Dhe në këtë pikë vizionari nuk është aspak ndryshe nga biznesmeni shqiptar, Aqif Neli, pasi thjesht dhe qartë kupton

Krenari e ligjshme për “AN Construction Solution Limited”

se njerëzit e suksesshëm gjithmonë mund të parashikojnë se çfarë do të jetë udha e tyre, si do të shkohet në atë udhë dhe cili do të jetë rezultati i asaj udhe. Kupton fare qartë se të tillët mund të vizatojnë një pamje të qartë të asaj që do të jetë jeta e tyre dhe çfarë duan të arrijnë. Në këtë rast mes bisedës të shoqëron pyetja: “Kur mbyllni sytë, cila është jeta që fotografoni për veten tuaj?”

Dhe për Aqif Nelin është jeta që nis larg në Atdhe me bukuritë e memorjet mes gjashtë fëmijëve vëllezër e motra të një familjeje me gene patriotike dhe disiplinore atdhedashëse, ku u rrit vetë protagonisti, që babai i tij Nel dhe nëna i rritën të mbeten modele për të gjithë. Aty, atij i kujtohen mjaft gjëra që ushqyen vizionin e tij që në fëmijëri, kur babai i thoshte të shihte më së miri udhën e vet. I kujtohen të gjitha dhe në disa raste edhe përlotet. E ndjen se ende ka për të shkuar më tej mes këshillave të vlefshme familjare. E ndjen se ai tashmë duhet të shkojë në atë që ka mbajtur në zemër e në mendje.