top of page

Ninullë për insekt


Ninullë për insekt

Nga Fatmir Terziu


Më pyeti një mik (kompozitor, poet, muzikant, intelektual, historian) për këtë kohë elektorale në Atdhé. Më pyeti disi jo drejtë (për) drejt.

Si e mendoni 14 majin?

Unë ia ktheva përgjigjen si moti.

Ai ngriti supet dhe heshti…

Unë vazhdova. Si moti? Më pyeti sërrish ai. Po, ia preva shkurt, si moti. Si moti kur do të thotë diçka. Errësirë si një brendësi. Miza hyjnore e bllokuar në një qyp qelqor. Bubullima, duart e tjera janë mpirë.

Nuk të kuptoj më tha.

Sigurisht, - i thashë…(kruajta mjekrën) … fragmente nga e kaluara, kur themi se koha ndryshoi. Dhe ishin një meteor.

Më fal por kjo është…, ndërhyri ai.

Unë në të timen. Vazhdova: Kjo është çështja e poezisë. Ju mendoni se po flas për një zemër të thyer, kur vërtet, Unë po flas për një të thyer, për një të thyer botë.

Ah, më duket se ti flet vetëm për … - ndërhyri ai.

Vetëm për çfarë, i ndërhyra, duke e prerë pikërisht aty në atë fjalë, që ai më duket se e kishte të bardhë

(mërmëriste me vete për një flutur që kishte lënë vezët në atë pjesë dhe kishin dalë dy larva). (Gjithë rrugës rrëkëdheja… – Jack kristal i bardhë).

Nuk bie kurrë borë në maj(!) – më tha ai.

E kështu dhe unë po të them se nuk do të ketë dëborë në 14 maj! Do të ketë më shumë insekte, si këto që the…

Ku, më pyeti ai.

Sigurisht, i thashë, në ëndrrat e mia.

Po në ëndrra?


Po ku i thashë, ne jemi këtu në këtë park.

Ja për … pemët? – pyeti ai.

E ke me hak i thashë, më shpëtoi për pak, për mua të gjithë …, të gjitha pemët pinë gjak. Më shumë në errësirë, e në padritësi, gjatë natës, bëhen një lojë përputhëse për demonët. Në këtë padritësi askush nuk shpëton askënd.

Si ta kuptoj këtë?!

Ok po të ndihmoj: kuptoni urinë. Më qartë përshkruani urinë e urisë.

Tashmë më lërë për më shumë, - ia ktheva unë.

Ai nisi të kruajë kokën duke u përhumbur mes pemëve të parkut.

E di, je duke fërkuar kafkën, duke kërkuar për kockën që të dhemb në fund të natës. Trupi dhe shpirti yt bëhen bashkë, të frustruar.

Eh dhimbjet, - më tha ai, u shtuakan nga frustrimet.

Më thonë se kanë shumë sekrete, - ia ktheva unë.

Kush të thotë? – pyeti ai.

Unë e shpërfilla dhe vazhdova. Më thonë… se nuk mund të jenë në krye. Më thonë se asgjë nuk funksionon. Hapësira midis asaj që pyesni ju dhe asaj që përgjigjem unë, më duket se u reduktua. E gjitha ka një të shkuar dhe më del para syve si në mish të bluar. Së shpejti 14 maji do të largohet. Ti do të vazhdosh të kesh dhimbje në kocka. Unë do të qaj largimin e 14 majit pa lot. Ai do të jetë një 14 maj … thjesht një 14 maj i vitit 2023. Nuk mendoj se do të ketë të tjera sekrete. Dhe atëherë ndoshta do të më kuptosh: 14 maji ishte pikërisht aty, ku do të rivendosim insektet në gjumë. A do të kompozojmë një ninullë. Nuk është një kërkesë sekret, por një ftesë për një ninullë për insekt.

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page