top of page

Ngjyrat në errësirën poshtë krevatit


Ngjyrat në errësirën poshtë krevatit

Tregim nga Fatmir Terziu


Bebushi i parë në atë familje të lashtë, tipike dhe të trashëguar shekujsh si një derë e madhe, lindi si një fëmijë i vobekët. Ishte bebush disi qaraman, dhe e qara e tij ishte ulëritëse. Erdhi në jetë dy muaj më herët se sa pritej. Mjeku dhe mamia bënë gjithçka që mundën për të mbajtur gjymtyrët e tij të vogla në lëvizje, dhe për të mbajtur zemrën e tij të vogël të rrahë, duke u tundur si krahët e fluturës.

„A është një djalë?“ - nëna e tij pëshpëriti vetvetiu, pandjeshëm vetëm duke nxjerrë nëpër buzët e saj të zbehta fjalët e saj të ndezura brenda, ndërsa bluzat e spitalit të lindjes lanin trupin lakuriq të bebes në ujë të nxehtë.

„Jo, zonjë, është një vajzë“. Mamia u përpoq të shtonte diçka që do ta bënte krijesën që qante të dukej më e dëshirueshme. „Me këmbë në formë të shkëlqyer, sy si det, buzë si luleshtrydhka të vogla, duar të vogla, hundë si gogël, kaq në miniaturë“.

Nëna e bebes, po aq e trazuar në ëndërrat e netëve të gjata, lëshoi një zhurmë emocionesh kontradiktore: gëzimin dhe krenarinë e një dashurie të një nëne të sapoemëruar nga kartela që plotësoi, frikën për të paraqitur një vajzë si të parëlindur shtatënike, lehtësimin që orët e agonisë në lindje kishin mbaruar dhe tmerri për t'u përballur me të shoqin kryeneç, që sapo kishte mësuar për gjininë e bebit.

Nëna e saj nuk ishte fort mirë me shëndet pas lindjes. U ndje e lodhur për një kohë të gjatë. Kur bebi u bë një muaj e dy javë, ajo u sëmurë rëndë dhe shtëpia pëshpëriste nga dihamat e dhimbjeve të saj, ndjente hapa që vraponin në dhomën e saj natën vonë dhe zërat e mbytur të mjekëve të ndryshëm që luftonin me paratë shuk që paguante i shoqi që ajo të mbahej në jetë. Me shumë përkujdesje mjekësore, falë zotit ajo mbijetoi, por mbeti me një lotë të ngrirë në sytë e saj, kur i thanë se tashmë nuk do të lindte dot më fëmijë.

Nuk mund ta imagjinoj tërbimin e burrit të saj. Ai kishte krijuar një mit në vetvete dhe me atë mit besonte se do të kishte djem për të mbajtur mbiemrin e tij të vjetër, që kishte mjaft emër në atë zonë, si në tregëtira, po aq në pasurira dhe në luftëra kundër dushmanit, e që njihej si i tillë prej tridhjetë e një brezash. E kështu kishte ëndërruar me ritin dhe mitin, se do të ishte feja e tij po të ishte djalë ai beb. Shkurt do të ishte i adhuruar si zot. Mund ta imagjinoj se si nëna e asaj foshnje engjëllore u lut dhe falënderoi paraardhësit e saj që prika e saj ishte e madhe.

Dhe kështu vitet pasuan njëra pas tjetrës formën e trupit të vajzës së vetme, dhe arithmetika shënonte numra dysh në kalendar. Por babai i vajzës, ende ishte tek miti dhe riti, mezi toleronte të qenit në të njëjtën dhomë me vajzën gjatë viteve të hedhjes së shtatit të saj. Sa herë që ai hynte në një dhomë ku ajo luante ende fëmijë, vajza duhej t'i përgjigjur pyetjeve të shumta që kishin nga pas mjaft këshilla si këto: „Bëhu një vajzë e bindur, mos e mërzit babanë tënd dhe mos bëj pyetje“.

Trupi i vajzës u duk më së miri në vitet që hidhte shtat se kishte lindur i brishtë, por shpirti i saj natyral ishte aq i shëndetshëm sa mund të mos ishte parë një lindje e atillë njerëzore më parë, plot me ndjenja shpirtmirësie, engjëllore, mrekulli e botës rreth saj dhe çdo ditë mësonte diçka të re vetëm duke u endur nëpër hapësirën e lejueshme dhe duke vëzhguar gjërat, me përkujdesësen e saj të paguar e duke u ndjekur me një shqetësim të ndikuar dhe nga frika e babait të saj, që blinte botën me pasurinë që kishte. Syri i tij ishte gjithnjë pas vajzës dhe i dukej se gjithnjë ishte duke i mërmëritur: „Vajzat nuk duhet të ekspozohen ndaj kësaj bote të ndyrë“ dhe një ditë iu duk se dëgjoi dhe fjalët që e bënë akoma më shumë të thartuar, „ tashmë duhet të ulesh në shtëpi dhe të bësh shoqëri vetëm me nënën tënde“.

Çdo ditë në darkë, dy femrat e shtëpisë, ajo dhe nëna e saj, heshtnin, kur babai i saj qëndronte aty, thuajse gjithnjë si një bust i ngulur në qoshe të shtëpisë. Dukej se ajo shtëpi në paraninë e tij ishte thjesht një ngrehinë që ishte bërë vetëm për të thithur oksigjen e për të nxjerrë dioksid karboni. Oreksi i vajzës duke qenë shumë delikat, diktohej menjëherë se mezi qëndronte ashtu e lodhur sa të mundej që të dëgjonte babanë e saj duke folur për politikën, punët, paratë. Gjërat që ai i quante 'biznes burrash'. Dëshironte t'i bënte pyetje rreth këtyre gjërave dhe fjalëve që ai diktonte, sidomos ato që ai i quante të 'biznesit të burrave', veçanërisht 'universitetit' sepse kishte një natyrë kureshtare, por përmbahesh, sepse gjithnjë ndeshte në një vështrim të mprehtë dhe të shigjetuar në atë pafundësi të qelqtë të syve të saj qiell dhe det bashkë, që vinte nga nëna e saj, sa herë që hapte gojën e saj dhe ndonjëherë, ajo e shtrëngonte, ose e pickonte fort nga poshtë tavolinës, duke i lënë në duar e në kofshë njolla të purpurta që shkëlqenin, që vajza e dinte se çfarë do të thoshte „Mos e pyet babanë tënd!“

Ndonjëherë, babai i saj fliste për të ardhmen që kishte vendosur për vajzën e tij të vetme: „Ti do të martohesh jo më vonë se 16 vjeç, me një të pasur dhe të dobishëm për familjen tonë. Do të bësh siç të them unë derisa të të martojmë ne ty, dhe pastaj do të bësh siç të thotë burri yt“.

„Po baba, sepse unë duhet të paguaj gjithçka që ke bërë për mua“, i përgjigjej vajza, sa më ëmbël që mundej.

„Po, ti je një vajzë e mirë. Do të lindësh shumë djem për këtë oxhakun tonë me nam e me nishan, me nder e katandi dhe shtëpia e trashëguar do të jetë e lumtur“.

Ishte krenare më në fund që i bëri, sidoqoftë një kompliment. „Po baba, sepse do të të gëzojë ashtu siç dëshiroj gjithmonë të të bëj të tillë“.

Zemra e saj fëminore nuk e kuptonte pse nëna e saj uli kokën poshtë pas atyre fjalëve, që asaj iu dukën si kompliementi i vetëm, ndërsa vetulla e saj e majtë dridhej dhe pse atë natë, ndërsa ajo e vuri në gjumë, kishte vetëm lotë që i rridhnin në faqe. Dhe ndërsa e puthi atë natë, ajo pëshpëriti: „Mos më duaj mua kaq shumë, unë jam nëna jote, të lutem duaje më shumë babain tënd. Burrat në jetën tonë janë perënditë tona.”

Shëndeti i vajzës, gjendja e saj fizike do të kufizonte vazhdimisht dëshirat e shpirtit të saj të lirë. Nuk mund të bënte atë që mund të bënin të tjerët që ishin aq të lirë nga shpirti sa ajo, dhe nuk mund të shoqërohej me ta dhe me fëmijët e tjerë që shoqëroheshin me vëllezërit e motrat e tyre, duke bërë që ajo të ndjehej si e dëbuara e asaj jete, e privuara nga ai ambient i ndjeshëm, por që bëhej për të vetëm i dhimbshëm.

Pa fëmijë rreth moshës së saj, rreth njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë, duke u ngjitur nëpër pemë dhe donte të ngjitej si ta, por këmbët e saj të hodha nuk kishin shtrëngim të mjaftueshëm dhe duar i dukej se nuk kishin fuqi për t'u mbajtur tek degët e trasha të pemëve.

Babai e pa një herë duke u përpjekur të zvarritej lart në një pemë dhe shprehja e tij ishte si një zemërim dhe trishtim i madh, para se ta kthente atë në fytyrën e tij kur u kthye në shtëpi pa fjalë.

Atë natë, nëna i tha prerë të mos ngjitet më në pemë. Fill pas kësaj vajza vuri re një mavijosje të lehtë në kockën e faqes së majtë të nënës e që ishte mbuluar me krem e me pluhur të bardhë.

Pra, kur vazja ishte njëmbëdhjetë, ose dymbëdhjetë vjeç, kur vetëm një herë u lejua me përkujdesësen e saj të endej në mëhallë, pa djemtë duke peshkuar në pellgun aty pranë dhe donte të bënte gjithashtu si ata. Duke filluar nga ajo ditë, çdo javë fuste në xhep tre monedhat që i jepte nëna e saj, derisa mendoi se me ato para mund të blinte shkopin më të mirë të peshkimit në dyqanin e vogël dhe vrapoi aq shpejt sa këmbët e saj të dobëta dhe të holla mund ta çonin direkt në pellgun me peshq. Ajo atje menjëherë imitoi mënyrën se si djemtë hidhnin shkopin e peshkimit mbi ujë, por pjesa metalike ishte shumë e rëndë për krahët e saj të vobekët, që i dridheshin. U përpoq pa pushim, ndërsa përkujdesësja e saj e shikonte, duke kafshuar buzën nga ankthi. E mbajti shkopin e peshkimit me krahë të dhimbshëm që i dridheshin derisa ndjeu një dhimbje. Shtyu krahët e saj të vegjël për ta përballuar, por krahët e saj ishin shumë të lodhur dhe ajo u duk e pamundur, duke humbur peshqit që kishte kaluar gjysmën e ditës për t'i kapur. „Ah, vetëm fati i keq, mos u shqetësoni! Ishte një peshk i zgjuar, po ju them!“ Foli përkujdesësja, megjithëse sytë i shkëlqenin me një përzierje të një vështrimi keqardhjeje dhe e dinte, që ajo e dinte se nuk ishte thjesht një fat i keq apo një peshk i zgjuar, por gjendja e trupit të vajzës.

E zemëruar, ia shiti bastunin njërit prej djemve për dy të tretat e çmimit që e kishte blerë. Ai ishte i kënaqur me pazarin dhe vajza vështroi me një gungë në fyt teksa ai kapi tre peshq me tërheqjen e krahut të tij të shëndetshëm dhe muskuloz brenda pesëmbëdhjetë minutave. Shkopi i peshkimit e shkundi më shumë…

Duke dashur t'i shpenzonte paratë nga shitja e shkopit të peshkimit, se nuk dëshironte që ti kishte më në memorje, se për të ishin vetëm një kujtim i një kujtimi të dhimbshëm, u nis drejt dyqaneve të vogla afër shtëpisë së saj, ku i lejohej të shkonte. Përkujdesësja e saj, e djersitur duke u ankuar nga vapa, e ndoqi nga pas.

Një burrë i moshuar me një tufë flokësh të fryrë që pikturonte në një copë letre të trashë dhe të ashpër me ngjyra të mrekullueshme brenda një dyqani i tërhoqi vëmendjen teksa hodhi vështrimn e saj brenda dritares. Ai e ktheu foton me kokë poshtë dhe vazhdoi përzierjen me ngjyrat e errëta të formës për të krijuar një hije përgjatë kurbës së saj. Hyri në dyqan. „Çfarë është ajo?“ E pyeti vajza burrin që pikturonte.

„Një fytyrë“, u përgjigj ai me shpërfillje.

„Nuk më duket si një…“, ia ktheu menjëherë vajza.

Ai ngriti sytë dhe hodhi vështrimin nga vajza, „Jo, nuk mund të kuptohet menjëherë, dhe ndoshta, as në fund. Mua më duket si një kënd i një fytyre të zbehur. Por ngadalë, me kalimin e kohës, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë, por vetëm për mua, dhe ashtu siç ndodh, do të jem në gjendje të zgjedh më shumë ngjyra për ta bërë atë akoma më të bukur. Rezultati i kësaj pikture varet tërësisht nga unë dhe jo nga sytë e të tjerëve.“

Ndjeva veten të sfiduar. „Po sikur të imagjinonit një ngjyrë të caktuar në kokën tuaj, dhe që ju nuk mund ta gjenit, do të ju duhet ta përzieni atë me një mori bojërash derisa ta krijoni, para se të mendoni në përsosmërinë e asaj që është brenda mendjes tuaj?“

„Pastaj do të krijoja ngjyrën time të bojës së menduar?“

„E dini si?“

„Jo, por nëse nuk mund ta gjeja ngjyrën e bojës të bërë tashmë, do ta bëja vetë, dhe pa marrë parasysh se çfarë do të mësoja. Deri më tani kam qenë gjithmonë në gjendje të bëj kompromis dhe të përziej ngjyra të ndryshme për të më kënaqur.“

„Ju bëni shumë hije…, hije ngjyrash të lehta me ngjyra të errëta“

„Përse mendon se bëj kështu?“ e pyeti këtë herë burri që pikturonte me sy të ndezur.

Mendoi për një çast për t'i dhënë një përgjigje aq të mirë sa ai ia kishte dhënë asaj dhe më pas i tha përgjigjen e saj.

Ai tundi kokën, „Po, po, absolutisht e drejtë. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta dëgjoja këtë nga një fëmijë“ dhe e pa me kokën të hutuar nga kureshtja.

„Çfarë do të doje të blije nga këtu, vogëlushe?“

Ende thellësisht e shpërqëndruar për bisedën, nxori monedhat që kishte në xhep. „Sa gjëra mund të blej me gjithë këto para? Do të doja ato shkumësa, i kam provuar një herë më parë dhe janë shumë kremoze dhe të lëmuara.“

„Pastelat me vaj?“ pyeti ai pak i hutuar.

Duke u turpëruar nga injoranca e saj, vajza pohoi me kokë. Por ajo ndihej edhe mes asaj që i shfaqej dukshëm, e prirur ndaj rregullave strikte të babait, se çfarë duhet të mësohet dhe çfarë nuk do të mësohet. Babai i saj nuk do ta miratonte pikturën e grave dhe do ta kishte pushuar nga puna përkujdesësen e saj, nëse do ta dinte që në vend që ta nxirrte për një shëtitje të vogël për të shijuar lëndinat e lulëzuara, ajo në fakt e lejoi të eksploronte mjedisin rreth saj në maksimum të mundshëm, edhe në pakënaqësi.

Burri që pikturonte i hodhi një vështrim simpatik faqeve të saj të skuqura dhe kornizës së tejdukshme të pambaruar, dhe kur foli atë çast zëri i tij ishte i butë. „vogëlushe, unë kam një shportë të tërë me bojëra vaji që i kam përdorur, por rrallë dhe kështu janë ende në gjendje të përsosur. A do të dëshironit ta mbani të gjithë shportën në shtëpi për të gjitha paratë që keni në xhepa?“

Ia dha të gjitha monedhat e saj, dhe i foli „Por së pari duhet të shoh nëse më pëlqejnë“.

„Nuk do të zhgënjeheni“, qeshi ai dhe eci me një çekuilibër të çekuilibruar në pjesën e pasme të dyqanit. Pas kësaj ecjeje vajza vuri re se njëra nga këmbët e tij ishte artificiale. Zemra i rrahu me dhimbje. Ai ishte me një këmbë. Pastaj iu drejtua pikturës së tij dhe buzëqeshi lehtë, një buzëqeshje që rrallë e bënte.

Ai u kthye duke tërhequr një shportë të madhe kafe të mbushur deri në buzë me shkopinj pastelësh vaji, disa më të gjatë,dhe disa më të trashë se të tjerët. Ai ngriti një pastel portokalli lart dhe i tregoi majën e tij, e cila ishte njollosur me një shenjë të zezë. „Ndonjëherë kur ju përzieni ngjyrat, kjo do të ndodhë, por është e lehtë për t'u hequr. Thjesht butësisht dhe me durim fërkojeni në një leckë derisa të zhduket.“ Ai e demonstroi mbi pantallonat e tij të zeza.

„Faleminderit. Ju jeni shumë i sjellshëm. Por... unë nuk mund ta mbaj këtë vetë në shtëpi. Është e rëndë.”

Ajo iu drejtova përkujdesëses dhe buzëqeshi me buzëqeshjen e saj më të mirë lutëse.

Shporta më në fund gjeti miratimin në duart e përkujdesëses, që pas një lodhjeje të saj u gjend poshtë krevatit të vajzës atë natë. Atë natë, vajza u muar me shportën e saj të çmuar nën krevatin e saj,. Ajo pastroi të gjitha pastelat e vajit shumëngjyrësh me një këmishë të vjetër, dhe sapo shtëpia u pushtua nga heshtja, mbylli derën e saj dhe ndezi dritën e llambës. Ajo nisi duke shtypur ngjyrat e lëmuara në një letër, gati duke i përzier dhe duke bërë një pikturë, sipas saj. Nga majat e gishtave dhe përgjatë krahut i rridhte një drithërimë, dhe kjo e bënte që pëllëmbët ti dridheshin ndërsa mbajnte shkopinjtë shumëngjyrësh në dorën e saj të djathtë, që të bënin atë që ajo kishte menduar se do të bënte në atë letër. Punoi vonë deri në mëngjes, dhe pastaj e fshehu poshtë krevatit të saj, kur po lindte një diell rozë.

Kur ajo u bë gjashtëmbëdhjetë vjeç e mendonin mjaft të bukur. Në atë moshë, konsiderohej të ishte gjithçka 'femërore'.

Kaluan tre javë pasi kishte mbushur gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe për darkë, babai i saj kishte sjellë mysafir një djalosh të bëshëm me bel të fryrë dhe kokë gjysëmtullac me shkëlqim, i cili vazhdimisht bënte shaka me fjalë të ndyra në tryezën e darkës, ndërsa besonte se unë nuk i kuptoja ato. Ai ishte ,jaft i njohur për pasurinë e tij të madhe. Ai më vështroi në mënyrë të neveritshme, në një përpjekje për të buzëqeshur.

Babai e kapi atë duke më parë, „Ajo është jashtëzakonisht e heshtur, nuk thotë kurrë asnjë fjalë sfiduese dhe do të jetë një grua shumë e përgjegjshme.“

„Po, ajo është e bukur“.

Zemra e vajzës ngriu dhe truri i saj u stimulua të punonte dy herë më shpejt. Ai?! Ai?! Burri që …, burri…?!’

Vajza i zbriti qerpikët e saj poshtë për t'u dukur një vajzë e re e qetë, modeste, ndërsa zemra e saj ishte e mbushur me tërbim, neveri dhe me një panik histerik në rritje. I hodhi një vështrim nënës së saj që qëndronte në të majtë dhe e pa se po dridhej, teksa ajo nguli sytë te pjata e saj e darkës dhe e ndjeu se edhe ajo kishte të njëjtat mendime sikurse dhe vajza në atë moment.

„Do të isha i lumtur të të kisha dhëndër. Nuk do të kishe asnjë problem me të dhe do të përqafoheshe me krahë hapur në familjen tonë.“

Ata vazhduan këtë rrugë të bisedës gjatë darkës, ndërsa ai e vështroi vajzën në një mënyrë që i sillte vetëm të dridhura. Ndjeu këmbën e tij të shtynte këmbën e saj poshtë tavolinës dhe me nxitim e struku nën karrige me një gulçim të vogël. Sytë e tij shkëlqenin nga gulçimi i vajzës dhe ajo u zemërua shumë me veten që e la të ndjente një triumf të kalbur. Ndjeu një ngërç, dhe e dinte se ishte një urrejtje e pastër.

Kur nëna e saj e futi brenda, ajo po tregohej e çuditshme. Me mbylljen e derës, ajo pëshpëriti: „Të dua ... kështu që ta dish mirë ... kurrë mos i kundërshto burrat“

Teksa po vizatonte fshehurazi atë pikturë si çdo natë deri në agim, dëgjoi zërin e babait të saj të gjëmonte deri në kupë të qiellit. Papritur, e futi pikturën e saj poshtë krevatit dhe i hodhi të gjitha pastelet me vaj në kosh, e fshehu dhe e fiku dritën. Dëgjoi sërish zërin e tij të alarmuar, të shoqëruar me një goditje. Dhe menjëherë i shkoi mendja tek nëna e saj. Ishte e tromaksur nga frika ndërsa u zvarrit te dera dhe e afroi veshin të dëgjonte më shumë, ishte instinkti i detyrimit të saj të brendshëm për të ditur se çfarë po ndodhte me nënën e saj.

„Si guxon të thuash se e kam gabim!“ pati një goditje tjetër dhe këtë herë dëgjoi një pëshpërimë të butë. „Ajo është e pavlerë për mua, nuk është një djalë. Dhe unë do ta martoj atë me një burrë të pasur, dhe ajo në fakt mund të përfitojë nga ajo familje.“ Ai gjëmonte.

Kishte një pëshpëritje të cilën e dëgjova: „Ai do ta **** atë dhe ajo do të…“.

„Që nga momenti që lindi, ajo nuk u krijua për të jetuar!“ ai bërtiti.

Një fërshëllimë iu grumbullua si një shpërthim i jashtëzakonshëm në kokë dhe ajo u mbështoll si një gjarpër, duke u dridhur teksa u dëgjua sërish një zhurmë dhe një klithmë dhimbjeje që del vetëm nga nënat.

Një zjarr u zgjua brenda vajzës, duke e djegur sikurse digjen tempujt dhe duke ia përvëluar të gjithë trupin. Sytë iu thumbuan nga lotët e nxehtë. Lotët ia dogjën fytyrën ndërsa spërkateshin poshtë. I gjithë trupi i dridhej dhe sytë të shtrënguar fort po kalonin nëpër spazma. Nuk ishte e tillë më nga frika, por nga inati.

Ndezi përsëri dritën dhe nxori shportën me pastelë vaji. E hoqi portretin e saj nga një grumbull i madh fotografish të ndryshme që kishte vizatuar.

Ndjente rrahje të shpejta të zemrës dhe frymërrja i ishte ashpërsuar ndërsa mbaroi portretin e vetë në perfeksionin më të madh, duke përdorur çdo pastel vaji në kosh. Sa herë që dëgjonte një zhurmë, ngjyroste me më shumë zjarr… duke e hijezuar vijën e nofullës së saj në portret me pastelin e zi të yndyrshëm, në kthesën e veshit, në cep të gojës… ku drita shkëlqente mbi kokën e saj nga e përparmja, si reflektohej në ngjyra bebja e syrit dhe shkëlqente në faqet e e saj.

Kur mbaroi, shtëpia ishte përsëri në një qetësi vdekjeprurëse dhe agimi po zbardhte. E pa me përbuzje dhe kuptoi se ishte diçka që i ndryshoi jetën.

E tërbuar nxorri jashtë të gjitha gjërat që kishte vizatuar ndonjëherë dhe i nguli sytë në një zgjim njerëzor.

Ngjyrat mbi të ishin ngjarjet e jetës së saj, gjërat që e karakterizonin atë, vendimet. Ato ishin të bukura sepse ishin zgjedhur dhe kontrolluar nga vetë ajo … Ajo kishte zgjedhur ngjyrat që donte dhe që kishte menduar si më të mirat për pikturat e saj, dhe kishte paramenduar e menduar gjatë se si të përziej ngjyra të ndryshme për të krijuar ngjyrën që donte.

Dhe çdo ditë, ndërsa punonte me pikturat me kalimin e kohës, ato bëheshin gjithnjë e më të qarta se çfarë ishte gjëja e duhur për të bërë dhe si mund të dukej në fazën tjetër.

U përkul dhe puthi buzët e holla të portretit të saj, që nuk i ngjanin ndoshta tamam, sepse as artistët më të aftë nuk kanë kontroll të plotë mbi atë që vizatojnë.

Pastaj iu kujtua ajo që i kishte thënë burrit që pikturonte dhe që ishte me një këmbë në atë dyqanin e tij disa vite më parë: „Dritat jo vetëm që ndriçojnë, ato hedhin edhe hije. Kontrasti ju bën të aftë të vlerësoni fuqinë e të dyjave.“

Tani ishte koha që vërtet ta linte dritën të ndriçonte jetën e saj dhe hijet të lejonin të vlerësonte dritën që shkëlqen mbi të. Ajo foli me zë të lehtë dhe nuk ndjeu se nëna e nxirrë në fytyrë ishte fare pranë saj: „Unë e ngjyros jetën time dhe i zgjedh vetë ngjyrat e mia.“

Tani jam në gjendje të plotë për të nxjerrë ngjyrat që qëndrojnë nga frika nën errësirën e shtratit tim…Dhe tani jam në gjendje ti derdh ato në botën e jashtme, që jeton me frikën e ngjyrave të jetës. Nëna e saj ia afroi dorën tek goja e saj e butë, por ajo e përqafoi fort dhe të dyja udhëzuan këmbët nga dera që dukej si një portë e madhe dhe pambarim…, në anët e së cilës dritat e pikturave të saj bënin transfertën e dritës dhe hijeve që kërkonin lirinë e interpretimit të tyre nga sytë e tjerë të përlotur.

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page