top of page

NGA SYZAT


Pozaet Qose

Tani s’ të shoh më dot me sy rebelë, Por veç nga xhama syzash, i magjepsur. Në ta ke mbetur divë, si atëherë, Kur frymë e udhë m’i bëje det të qeshur.


E bukur prapë, por tjetër soj e bukur, Porsi motiv, që shpirti mbyt e ngjall, Mes mijëra pyetjesh ti braktis një kukull Dhe hap një portë, si një çudi të rrallë.


Dhe bëhesh Harry Poter, pa shpjegime, Ma merr e ma jep veten përsëri. Në xhama syzash zhdukesh porsi hije, Nga hiç i tyre kthehesh në hyjni.


Unë nga ky skaj kam prekur tjetër botë, Pa klithur si Kolombi histerisht, Veç pakëz verë kam shtuar në një gotë, Të ngjallem befas vdekjes së rubintë,

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page